Me 13 Dhjetor, ditën e Djelë, në orën 1.00 pasdreke, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, do të promovojë në sallën e saj librin “Vetvrasja e një Kombi”, me autor Kol Bib Mirakaj, njëri prej protagonistëve kryesorë të ngjarjeve të periudhës kritike për Shqipërinë e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Libri i botuar nga Shtëpia Botuese Fiorentina në Shkoder është një vëllim prej 250-faqesh i dorëshkrimeve të përfunduara nga autori në vitin 1951, por që vetëm tani panë dritën e botimit dhe më në fund i vihen lexuesit në dispozicion.
Libri është botuar nga i biri, ish i burgosur politik i Diktaturës Komuniste, anëtar i Këshillit të Vatrës, Lek Mirakaj. Krahas ligjërusëve do të ekspozohen edhe dokumente të pa botuara. Jeni të mirëseardhur!
NJOFTIM I VATRËS
Njoftohen vatranët dhe komuniteti shqiptar në Nju Jork me rrethina se me 28 nëntor 2015, Ora 11.00 paradite , në Selinë e Vatrës, promovohen librat e shkrimtarit dhe studiuesit Uran Butka”Masakra e Tivarit” dhe ” Lufta Civile”.
Merr pjesë autori i librave, një nga kontribuesit e shquar të korrigjimit dhe rishkrimit të Historisë Kombëtare.
Mos e humbni rastin.
Adresa
VATRA
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458
DEGA E VATRES NË QUEENS: ESHTRAT E IMZOT NOLIT TË RIVARROSEN NË TIRANË
Ati i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Ati i Vatrës, Imzot Noli, nuk i përket vetëm Shqiptarëve të Amerikës, por të gjithë kombit Shqiptar/
Të Martën në mbrëmje, me 10 Nëntor 2015, Dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Queens, New York, u mblodh në takimin e radhës. Të pranishmit i ka përshëndetë kryetari i kësaj dege Dr.Skender Murtezani,i cili propozoi, që takimi t’i kushtohej figurës së Imzot Nolit, Atit të Kishës Ortodkose Atutoqefale Shqiptare, Atit të VATRËS, i cili 50 vite të shkuara u nda nga Jeta toksore, në Florida dhe u varros në Boston, SHBA.
Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” gjithmone e ka luajtur rolin udheheqes ne parandalimin apo shkaterrimin e vlerave kulturore kombetare dhe si pikë referimi ka pasë kolosët e saj Nolin dhe Konicën. Nje nga vlerat e cmuara, qe eshte vertet per t’u admiruar, për të cilën na respekton e gjithe bota, eshte ruajtja shekullore e harmonise fetare. Dhe merita i takon përvec të tjerëve edhe Imzot Nolit që e mbolli herët farën e harmonisë dhe vëllazërisë fetare.
Ne kete vit perkujtimor te 50 vjetorit te vdekjes se Atit tone, vatranet e kujtojne, e vlerësojnë, e cmojnë dhe nuk do te lejojne te anashkalohet rendesia e pa kontestueshme qe ka At Fan Stiljan Noli. Federata Vatra organizoi në Nju Jork, në ditëvdekjen e Atit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare, Imzot Nolit, një akademi përkujtimore më 13 Mars 2015.Dega e Vatrës në Queens, e përfaqësuar në atë veprimtari, sot propozon që rivarrimi i Nolit në Shqiperi, është jo vetëm në të mirë të simbolikës së bashkëjetesës, por dhe i domosdoshëm, si vlerësim për personalitetin e tij. Kthimi pasvdekjes i Nolit në Shqipëri do te gezojë jo vetem vatranët, por te gjithe Ortodoksit shqiptare kudo qe jane si dhe të gjithe shqipfolsit ane e kend botes.
Noli eshte Jezusi i vertet i ruajtjes se balances fetare edhe ne mileniumet e se ardhmes. At Noli, ky korife i Kishës dhe i Kombit, i Kulturës dhe inteligjencies, eshte zemra e sodit dhe kauza e tij kurr nuk do te thyhet nga asnjë shqipfoles apo shërbëtor i cfardo ngjyre.
Ne, vatranët e degës së Queens-it propozojme që : Eshtrat e At Nolit te prehen ne vendin qe ai e deshi dhe për të cilin punoi aq shume. Ai, qe me aq mundim krijoi Kishen Autoqefale Shqiptare, dhe meshen e mbajti ne gjuhen e nenes, per ta kuptuar te gjithe shqiptaret, e meriton që të prehet në tokën e Mëmdheut. Ai ishte jo vetëm krijuesi dhe udhëheqësi i Kishës, por edhe Kryeministër i Shqipërisë, ishte kryediplomati që coi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.
Ne falenderojmë edhe Bibliotekën Fan S. Noli pranë Kryekishës së Shën Gjergjit që e përkujton me 22 Nëntor Hirësinë e Tij me Simpozium Shkencor dhe Vperimtari Kishtare, por do të donim që edhe Kisha e Nolit, të rreshtohet krahas Vatrës në këtë nismë për kthimin e Nolit në Shqipëri. Imzot Noli nuk i përket vetëm Shqiptarëve të Amerikës, por të gjithë kombit Shqiptar. Ne mendojmë se sot, eshte momenti historik i kthimit të Nolit në Atdhe sepse ishte ai që e bëri Kishën Ortodokse Shqiptare të fliste Shqip. Fatkeqsisht sot, Kisha Shqiptare Autoqefale e Nolit flet greqisht dhe jo shqip. Kur kreu i kësaj Kishe, sot e kryen Meshën në gjuhen greke, si mund të flasim për Autoqefali të kësaj Kishe? Nëse Noli do të ishte gjallë ai do të kthehej atje për të rikthyer gjuhën shqipe në Kishë.
Te gjithe anëtaret e degës së Vatrës të Queens-it, të pranishëm në takim, e miratuan propozimin duke shtuar se rivarrimi te behet ne oborrin e Kishes Ortodokse ne qender te Tiranes, për të mbrojtë me praninë e tij, të pasvdekjes, Autoqefalinë e rrezikuar.
I kerkojme Kryesise se Vatres në NY si edhe Kishes Ortodokse Shqiptare ne SHBA, i kërkojmë At Liolinit, që te bashkohen me propozimin tone dhe të nisim procedurat me Shtetin Amerikan dhe atë shqiptar par ta riatdhesuar Nolin.
Me shprese te aprovimit te kerkeses tone per rivarrimin e eshtrave te At Nolit nga Bostoni ne Tirane i drejtohemi :
Kryesise se Federates Panshqiptare te Amerikes” Vatra’ me seli në Nju Jork, Kishes Ortodokse Shqiptare ne Boston dhe Qeverisë shqiptare.
Shenim: Kryesia e Federatës Vatra e mori në shqyrtim kërkesën e degës së Vatrës Queens mbrëmjen e datës 12 Nëntor. Me propozimin e editorit u vendos që të publikohet, ndërkohë që Kryesia është duke studiuar rrethanat , do të bisedojë me palët e interesuara, dhe do të konsultohet për procedurat ligjore.
Vatra Dega Queens
Kryetar
Dr Skender Murtezani
Ne Foto: Pamje nga takimi i deges se Vatres Queens me 10 Nëntor 2015
LIBRA TË MUSTAFA KRUJËS NË BIBLIOTEKËN E VATRËS
Librat e dërguar nga Eugjen Mërlika i dorëzuan në Vatër vëllezerit Fatmir dhe Eqerem Mujo/
Sot, e Djelë 25 Tetor 2015, vellezërit Fatmir dhe Eqerem Mujo, bijtë e luftëtarit të Lirisë, Sefer Mujo, bënë një vizitë në Vatër. Ata i priti Editori i Diellit. Të dy vëllezërit, ashtu si e gjithë familja e tyre kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të sistemit komunist. Shkak për t’i përndjekë ishte babai i tyre Sefer Mujo(Luarasi) që së bashku me vëllanë Aldon, ishin kundërshtarë të regjimit dhe qenë arratisë në Perëndim. Seferi, ishte ndër ata luftëtarë që hyri shumë herë në Shqipëri, por asnjëherë nuk ra në kurthin e Sigurimit. Ai është një personazh i gdhendur bukur nga britanikët në librat e shkruara për këtë temë, që punuan së bashku me amerikanët për rrëzimin e sistemit komunist të Enver Hoxhës, por që në fakt dështuan.
Ndërkohë që Seferi dhe Aldo jetoninin në SHBA, familjet në Shqipëri përndiqeshin hap pas hapi. Fillimisht u arrestua Eqeremi, që u akuzua për Agjitacion dhe Propogandë, më pas Fatmiri, ndërkohë që familja degdisej kmapeve të internimit nëpër Myzeqe.
Dy vëllezërit Mujo vizituan Ekspozitën”100 vitete e Vatrës” dhe plotësuan një amanet nga bashkëvuajtësi i tyre, Eugjen Merlika,bashkëpunëtor i Gazetës Dielli, i cili jeton në Itali. Fatmiri dhe Eqeremi sollën në Bibliotekën e Vatrës disa nga Botimet e Librave të Mustafa Merlikës(Kruja) si dhe libri e Eugjenit”Përsiatje”, dhurata për Vatrën.
Tani në Bibliotekën e Vatrës u shtuan edhe këto Libra:
1-Mustafa Merlika Kruja- Kuvend Letrash me miqtë- Vëll II: Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Resuli, Atë Zef Valentini dhe Stavro Skëndi.
2- Mustafa Merlika- Kruja: Kuvend Letrash me miqtë-Vëll III(Familja Mbretërore, Eqerem Bej Vlora, Dhimitër Berati, Baba Rexhepi, Abaz Kupi, Tahir Kolgjini, Tahir Zajmi, Fan S. Noli, Kolë Bibë Mirakaj, Ago Agaj, Ismail Gorani).
3- Mustafa Merlika- Kruja : Kuvend Letrash me miqtë- Vëll IV
4- Mustafa Merlika- Kruja: Shkrime Historike
5- Mustafa Merlika-Kruja: Gjysëm Shekulli me Pendë në Dorë
6- Vladan Gjorgjevic” Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”-Përkthim nga Mustafa Kruja
7- Mustafa Kruja”Problema Gjuhe”-Studime
8- Eugjen Merlika- Përsiatje
Faleminderit Eugjen!
Faleminderit vëllezërve Mujo, që i sollën librat nga tirana në Nju Jork!(Dielli
VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE KREMTOJNE FESTEN E FLAMURIT ME 27 NENTOR 2015
-FESTA ORGANIZOHET ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6 .00 TE MBREMJES, NE MAESTROS RESTORANT/ BASHKESIA SHQIPTARE NE NJU JORK DHE FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES VATRA DO TA KREMTOJNE FESTEN E PAVARESISE, DITEN E FLAMURIT KOMBETAR ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6.00 NE MASTROS RESTORANT. TRADITA 103 VJECARE E VATRES MBLEDH BASHKE NE KETE DITE TE SHENUAR BASHKESINE SHQIPTARE DHE KOMUNITETET FETARE. FTOHEN ORGANIZATAT DHE FONDACIONET QE T’I BASHKOHEN VATRES NE 103 VJETORIN E PAVARESISE.PER DETAJE KLIKONI MBI NJOFTIM.
- « Previous Page
- 1
- …
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- …
- 134
- Next Page »