Dr. Hasan Bello/
Kompleksi më i madh i politikës dhe i kryeministrave shqiptarë që nga Qeveria e Përkohëshme e Vlorës me kryeministër Ismail Qemalin është se, në psikologjinë dhe subkoshiencën e tyre politike janë të ngulitur thellë kufinjtë e vitit 1913.
Që kur u krijua shteti i cunguar shqiptar, të gjith kryeministrat janë përpjekur me kujdes që në kabinetet e tyre të mos ketë ose, të ketë sa më pak shqiptarë të Kosovës, Çamërisë dhe trevave që mbetën jasht kufijve të përcaktuar nga Konferenca e Ambasdorëve në vitin 1913.
Në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, fillimisht si ministër i Luftës u caktua tetovari Mehmet Pashë Derralla, i cili do të dorëhiqet brenda një kohe të shkurtër. Më pas, për pak muaj ministër i kabinetit më kot në qeverinë e Vlorës, do të caktohet Hasan Prishtina (ministër i Bujqësisë ose parmendës).
Ajo që vihet re është fakti, se ndryshe nga kosovarët, të cilët deri në qeveritë e 1939 dhe 1939-1944 do të kenë nga një ministër dhe për pak kohë edhe ndonjë kryeministër (Hasan Prishtina 5 ditë në vitin 1921 dhe Rexhep Mitrovicën nëntor 1943 – maj 1944), shqiptarët nga treva e Çamërisë, me ndonjë përjashtim tepër të rrallë siç ishte Shahin bej Dino në qeverinë e Esat Pashës në vitin 1914-1916 apo ndonjë rast tjetër, pothuajse nuk ka.
Por edhe kur kanë vendosur ministra kosovarë i kanë dhënë rol të parëndësishëm (si Bajram Curri “ministër pa portofol” në 19120 etj). E gjitha kjo, shpjegohet me frikën dhe presionin e vendeve fqinjë. Kjo konfirmohet nga premtimet që Noli i dha ministrit të jashtëm jugosllav, pasi i përdori kosovarët në lëvizjen e qershorit 1924.
Kufinjtë e 1913 janë ngulitur “fort e më fort” në të gjitha qeveritë e viteve 1944-1991. Mos kërkoni asnjë ministër kosovar, me origjinë nga Çamëria jo që jo…