Analizë nga Rafael Floqi/
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten e kaluar se vendi i tij “është nën presion gjithnjë e më të madh” për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se situata në Serbi “ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ky i fundit, më 26 prill, e pat krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas. Rusia, ashtu si edhe Serbia, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Duke iu drejtuar kombit, pasditen e së premtes, Vuçiç tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë, që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.
Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”. Vuçiç tha se Serbia “po paguan me çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Precedenti Kosovës dhe Donbasi
Presidenti rus Vladimir Putin përmendi një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën për të justifikuar Moskën, për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste ukrainase Donetsk dhe Luhansk që do të thotë se ai në fakt e njeh Kosovën si një shtet të pavarur,
“Republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut kanë të njëjtën të drejtë për të shpallur pavarësinë si Kosova, bazuar në precedentin e vendosur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare”, tha Putin në një deklaratë në takimin e së martës (26 prill) me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres. kujton diplomati, serb Srecko Djukic, ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, i cili është gjithashtu anëtar i Forumit të OJQ-ve të Beogradit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Në bisedime, Putin i tha Guterres se “vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së për Kosovën, se në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, territori i një shteti nuk është i detyruar të aplikojë për leje për të deklaruar sovranitetin e tij ndaj vendit, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
“Putin në fakt tha indirekt se ai njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka që bëri Kosova me sponsorët e saj”, tha Gjukiq për agjencinë e lajmeve Beta. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare ka krijuar një precedent, “ duhet shtuar se pala ruse i referohej precedentit të Kosovës, qysh në vitin 2008 kur Osetia Jugore dhe Abkhazia shpallën pavarësinë dhe u njohën nga Moska”.
Serbia verbërisht në dy ose tre karrige
Serbia ka zgjedhur sërish një rrugë të pavëmendshme ndaj interesave të fuqive të mëdha, duke u ulur verbërisht në dy ose tre karrige dhe ndjekja e kësaj politike ka rezultuar thjesht të jetë një politikë e ‘futjes së kokës në rërë, shtoi diplomati në pension. Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
Marrëdhëniet miqësore mes Serbisë dhe Rusisë -ose thënë më mirë: Nevoja e Serbisë për mbështetje tek Rusia – ekzistojnë për shekujsh. Vetëm kaq nuk do të ishte problem, nëse qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk do të kishte ndjekur prej dekadash kultin e presidentit rus Vladimir Putin, gjë që tani bën që edhe qytetarët e Serbisë të vazhdojnë të jenë tifozë të burrit të fortë të Moskës dhe ta konsiderojnë të drejtë sulmin ndaj Ukrainës, edhe pse një vend sa sllav aq dhe ortodoks.
Plot 19 herë e ka takuar Vuçiq Putinin gjatë viteve të shkuara. Por paratë e shumë dëshiruara per Serbinë vijnë në fakt nga Perëndimi, kryesisht nga Bashkimi Europian. Deri tani Vuçiq ia ka dalë që të luajë me sukses lojën „si me ashtu edhe me” pra mes Brukselit dhe Moskës. Por tani Serbia duhet të riorientohet ‘pas kësaj tradhtie të Putinit” – dhe madje ka nisur ta bëjë këtë.
Mediat e lidhura ndaj Vuçiqit kanë filluar, të përgatisin kthesën në politikën e jashtme të presidentit. Kjo do të ishte zgjidhja me mundshme e Serbisë. Dhe mendoj, që Serbia do të bashkohet me sanksionet ndaj Rusisë. Por kjo pas viteve të propagandës pro-ruse do t’i shitej popullsisë serbe se kjo po ndodh prej kthesës në politikën e jashtme ruse dhe nën presion dhe me dhimbje të madhe – sepse Putini e ka tradhëtuar Serbinë. Në rast se Serbia do të bashkohet me sanksionet kundër Rusisë, ruset dhe rusët nuk do ta ndiejnë aspak, por bujqve serbë do t’u mbeten të korrat në dorë, pasi zakonisht ata e shesin drithin në Rusi.
Interesat e ndryshme ruso- serbe ndaj çështjes së Kosovës
Përveç varësisë nga energjia dhe soft power, e Rusisë shtylla kurrizore e partneritetit serbo-rus në fakt është çështja e Kosovës, pasi asgjë nuk e ka lidhur Beogradin më shumë më Moskën se sa mbështetja e Serbisë tek Rusia për veton ruse në KS të OKB-së.
Vetë Vuçiqi pat shprehur shqetësimin se pas luftës në Ukrainë Perëndimi mund ta përjashtonte Rusinë nga Këshilli i Sigurimit
Megjithatë, interesat që e udhëheqin Beogradin dhe Moskën për çështjen e Kosovës janë shumë, por duhet të angazhohet në një politikë e zjarrtë kundër-secesioniste që duhet të arrijë një marrëveshje më të mirë për mosmarrëveshjet me Kosovën. Për arritjen e këtij qëllimi, Serbia është mbështetur Rusia. Sipas fjalëve të vetë Milovan Drecun i cili kryeson Komisionin e Kuvendit të Serbisë për Kosovën dhe Metohi (emri serb i territorit): “Ne duhet Rusia që të na forcojë pozicionin tonë me amerikanët, sepse kur Rusia e ka peshën e saj pas nesh, Amerikanët e dinë se asnjë zgjidhje nuk mund të kalojë pa pëlqimin e saj.” Rusia, nga ana tjetër, e sheh mosmarrëveshjen për Kosovën si një mundësi për të injektuar veten në Ballkan dhe gjeopolitikën e rajonit. Duke mbështetur Serbinë, Rusia mund ta përdorë çështjen Kosovës qoftë si mjet pazaresh me Perëndimin ose për të minuar atë që ajo e percepton si të njëanshmëri e projektit të SHBA.
Në këtë pazar hipotetik, Rusia është munduar ta shiste bashkëpunimin e saj me Kosovën me pranimin e statusit të Krimesë ose me heqjen e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Por pas luftës në Ukrainë këto predispozita kanë ndryshuar dhe fuqia e presionit të Rusisë në këtë drejtim ka rënë. Po ka një risk të ri për Kosovën se çfarëdo marrëveshje paqeje që do të mund të arrihet në të ardhshmen për Ukrainën do të ketë impakt në mënyrën, sesi do të zgjidhet edhe mbi një zgjidhje të pranueshme nga Serbia për Kosovën.
Marrëveshja për shkëmbin teritoresh involvimi i Rusisë dhe Grenelli
Dallimet mes Serbisë dhe Rusisë mbi Kosovën filloi të shfaqej në vitin 2018 kur presidenti Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi propozuan një shkëmbim toke midis dy palëve. Megjithatë, interesat që e drejtojnë Beogradin dhe Moskën në çështjen e Kosovës janë shumë të ndryshme.
Ish- Presidenti amerikan Donald Trump i dha mbështetjen e tij të plotë për propozimin, duke dërguar një letër drejtuar si Vuçiqit dhe Thaçit që i inkurajonte të arrinin një marrëveshje përfundimtare dhe i ftonte ata ta festonin atë në Shtëpinë e Bardhë. Rusisë nuk i pëlqente ideja që mosmarrëveshja e Kosovës të zgjidhej pa pjesëmarrjen ruse dhe pa mundësinë që Rusia të përfshihej në një shkëmbim të fuqive të mëdha. Ndryshe nga SHBA, Rusia nuk shihte asnjë dobi në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kosovës, nëse Rusia nuk konsultohej edhe ajo dhe nëse Rusisë nuk i ofrohej diçka në këmbim.
Në tetor 2019 Donald Trump emëroi Richard Grenellin, ambasadorin e SHBA në Gjermani dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare (DNI), si i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, duke treguar interesimin e Trumpit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ky interes ishte ndezur nga paaftësia e BE-së për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Kosovës dhe dëshira e Trumpit për të shënuar një fitore të politikës së jashtme përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kur u pyet nëse Rusia mund t’i bashkohej Serbisë, në Dialogun për Kosovën, zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin u deklarua pozitivisht, “Të gjithë ata që mund të kontribuojnë me ide për të ndihmuar stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës janë të e mirëseardhur”. Për Rusinë, cështja e Kosovës ishte një dhuratë që ende duhet të vazhdojë të milet. Me Çështjen e Kosovës, Rusia mundi ta fitonte me çmim të ulët një pikëmbështetje politike në Serbi dhe në Ballkan.” Në fund të fundit, pavarësisht përshtypjeve që dikush mund të kuptuar nga komunikimet zyrtare, në Moskë nuk kishte kaq shumë besim tek më i fuqishmi burrë shteti në Serbi, Aleksandar Vuçiqi, shkruante në artikullin ” Nga Rusia me dashuri? Pritja e vakët e Serbisë për ndihmën ruse dhe implikimet e saj gjeopolitike, analisti Vuk Vuksanoviq.
Rusia gjithashtu vazhdonte t’i referohej precedentit të Kosovës në konfliktet territoriale në periudhën post-sovjetike, sidomos në rastin e aneksimit të saj të Krimesë në 2014. Ndërmjetësimi i një marrëveshjeje ku Perëndimi nuk mund të ishte një ndihmë edhe më e madhe fuqisë dhe imazhit të Rusisë në rajon. Ne kushtet e sotme kjo ballancë pas sulmit të Putinit në Ukrainë është çatrafiluar. Ekuilibri është prishur Tani pozita e Rusisë është lëkundur pas sulmit në Ukrainë ka të ngjarë të zvarritet kundërshtojnë dhe refuzojnë të bëjnë lëshime për të. Por nëse Beogradi nuk mundet të fitojë koncesione, siç po duket, nga SHBA dhe Rusia në atë pazar hipotetik, qeveria serbe do të ishte në më së shumti politikisht në pozitë e vështirë për t’u shpjeguar qytetarëve të vet dështimin e saj për të nxjerrë ndonjë përfitim me vlerë pas dymbëdhjetë vjetësh kundërshtime të Pavarësisë së Kosovës.
Por ai beson Moska Aleksandar Vuçiqit?
Koalicioni i udhëhequr nga Vuçiqi që ka drejtuar Serbinë e qeverisur qysh nga viti 2012 përbëhet nga ish bashkëpunëtorët e kriminelit serb Sllobodan Millosheviq, dhe ka cuar në një rënie të ndjeshme në demokracinë serbe. Megjithatë, nëse Vuçiqi do të tregohej më bashkëpunues për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kosovës dhe për të ruajtur njëfarë stabiliteti në rajon, edhe Perëndimi do të vazhdonte t’i mbyllte sytë ndaj prirjeve të tij anti demokratike.
Edhe pse Vuçiq po e luan kartën ruse dhe bën uvertura emocionale drejt Moskës, ai nuk është një rusofil i vërtetë, sic janë ata që e rrethojnë Vuçiqin, dashamirësia dhe preferencat e së cilëve për Rusinë janë të pa diskutueshme si p.sh ish-presidenti, Tomislav Nikolic, dhe ish ministri i Jashtëm Ivica Daçiq. Megjithatë, ndryshe nga këta të dy, Vuçiqi thjesht i përdor mediat dhe tabloidet pro-qeveritare për të kënaqur ndjenjat pro-ruse të zgjedhësve të tij. Në të vërtetë, Vuçiq e di se aftësia e tij për të qëndruar në pushtet është më shumë varur nga kryeqytetet perëndimore, sesa nga Moska. Edhe Moska është e vetëdijshme për shfaqjet politike të Vuçiqit dhe e ka shprehur pakënaqësinë e saj nëpërmjet gjesteve diplomatike provokuese, Mosbesimi ishte i pranishëm edhe gjatë kohës kur Putini bëri një vizitë teatrale në Beograd në janar të 2019-tës, kur Putin po shmangte me kujdes demonstrimin e ndonjë qendrimi pozitiv ndaj Vuçiqit.
I pyetur nga shtypi serb, nëse do t’i drejtohej publikut serb, Putinit u ishte përgjigjur shkurt se plani i vizitës nuk përfshinte të folurit në tubim. Pas shumë zvarritjesh dhe pas lutjeve nga mikpritësin e tij, Putin iu drejtua turmës me një “Faleminderit për miqësinë” serbo – ruse ». Gjë që u pa si një “dhuratë për Vuçiqin”, duke pasur parasysh se vizita ndodhi kur Vuçiq po përballej me demonstrata antiqeveritare masive, e në të vërtetë shërbeu vetëm për të treguar se marrëdhënia mes dy liderëve nuk ishte veçanërisht e ngrohtë apo e sinqertë. Se kjo marrëdhënie nuk është aq e qetë sa besohet zakonisht. Kjo gjithashtu u bë e dukshme edhe në nëntor 2019, kur një video e vitit 2018 tregohej një oficer i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, e vendosur në ambasadën e Rusisë në Beograd, duke i dhënë ryshfet një ish- oficeri ushtarak serb. Më vonë në dhjetor 2019, Vuçiq vizitoi Putinin në Soçi ku të dy i riparuan dëmet e shkaktuara nga skandali i spiunazhit. Vuçiq duhej ta bënte këtë pasi ai ende atëhere e kishte nevojën e Rusisë për çështjen e Kosovës. Pasi cdo marrëveshje që Serbia do të negocionte për Kosovën, do të ishte politike pasi publiku serb do ta perceptonte atë situatë sikur udhëheqja ruse është më e vëmendshme ndaj Serbisë dhe interesave kombëtare të saj sesa vetë liderët serbë. Putin dhe Vuçiq mbetën të lidhur një martesë interesi.
Putin dhe Vuçiq një martesë me interes
Por humbjet katastrofale ruse në Ukrainë edhe qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë dhe kryesisht i BE-së, ku Serbia është kandidate për antarësim, nuk do të ndryshojë në favor të Vuçiqit në këto rrethana. Pyetja mbetet a do të shkojë kjo martesë tani drejt një divorci. A do të shkojë Vuciqi drejt Perëndimit tani që sipas tij Putini e tradhtoi Serbinë? Presioni nga perëndimi për Vuciqin do të rritet eksponecialisht. Ndaj është koha që Kosova të kërkojë të bëjë një diplomaci më inventive duke kërkuar njohjen si parakusht për bisedime. Vizita dhe takimet e Albin Kurtit në SHBA me diplomatët amerikanë synojnë përgatitjen e palës kosovare për bisedime.
Një sinjal presidenti i Serbisë e mori gjatë vizitës në Berlin më 4 maj 2022, ku kryeministri i Kosovës u prit njëkohësisht me të njëjtat nderime, si dhe ai. Një mesazh i qartë ky: në sytë e Republikës Federale të Gjermanisë Kosova dhe Serbia janë shtete të barazvlefshme.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Kurti dhe Vuçiq, që në fakt nuk donin ta takonin njeri-tjetrin u detyruan të marrin pjesë në një darkë jo zyrtare me të ngarkuarin e BE-së për Ballkanin. Ata u ulën në një tryezë të rrumbullakët të shtruar bukur duke vështruar miqësisht përpara kamerave. Por asgjë nuk doli nga ky takim. Të ngarkuarit e Beogradit dhe të Prishtinës do të vazhdojnë bisedimet më 13 maj në Bruksel. Por ky gjest do t’u ngulitet në kujtesë të dy politikanëve.
Fjalimi i Vuçiçit që për mendëm në fillim pason qëndrimin e tij në Berlin më 4 maj. Kurti, pas takimit, ka thënë se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit të negociatave me Serbinë”. Vuçiç, në anën tjetër, ka thënë se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren. Kancelari, Olaf Scholz kërkesat e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë në Berlin i formuloi me fjalë kortezie: Nga njëra anë duhet që të dyja shtetet lidhur me çështjen e Ukrainës t’i dërgojnë të njëjtin mesazh Rusisë.
Gjithashtu kreu i qeverisë gjermane pret nga Serbia që të jetë e prerë kundër separatizmit të serbëve të Bosnjes nën Milorad Dodikun, si dhe të respektojë shtetin ligjor dhe lirinë e shtypit në Serbi. Por para së gjithash Beogradi duhet të njohë zyrtarisht Kosovën si të pavarur dhe të mos pengojë antarësimin e shtetit të ri të Europës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Me këtë Europa do t’i afrohej së paku një hap të vogël bashkimit të saj paqësor – ky do ishte një sinjal i rëndësishëm në një moment historik, në të cilin 77 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, po gjëmon sërish një luftë e re në kontinentin e vjetër edhe pse Putini po mbulohet ta mbulojë me fanfarat e 9 majit te fitores mbi nazizmin, që për ironi është dhe dita e Evropës. Rënia e mbështetjes ruse do të hiqte një karrike në lojën e karrikeve gjeopolitike të Vuçiqit. Ndaj Kosova duhet me vendosmëri ta shfrytëzojë këtë rast.
Nderkohë Serbia po e mëson mirë faktin se nuk mund të ulësh në dy karrike në një kohë kur ato janë shumë larg njera tjetrës.