Nga Shpendi Sollaku/
Ne Foto:Visar Zhiti/
E mendoj si tani sesi do te jene shkruar, apo te pakten si do te jene menduar keto vargje te Visar Zhitit: «- Gjysh, o gjysh, çohu…!/- Ç’është, bir?/- Kam frikë se mos nuk zgjohesh më.».Gjyshin e tij e kam njohur mire ne femijeri dhe me ka mbetur ne kujtese si nje burre i moshuar fjalepake, shtatlarte, me hapin e ngadalte kur ecte, por mjaft i zellshem si kopshtar. Kishte syte enigmatike dhe nje veshtrim te thelle, qe ndoshta ne te vegjelve ndonjehere na kallte friken. Sidoqe te ishte, mjaftonte qe ai plak i pashem te hapte gojen qe te kuptoje se zeri i tij dilte nga nje shirt qe mbarte miresi te thelle.
Kishte nje bahçe te madhe gjyshi i Visarit, ngjitur me shtepine tone, nje gardh na ndante. Nje dericke formale lejonte qarkullimin e tyre deri ne oborrin tone dhe tonin ne bahcen e tyre. Ne fakt edhe çfare prodhonin kopshtet tona mund ta shijonin te dyja familjet.
E donte shume token gjyshi i Visarit. Peshperitej nder femijet qe kish qene i pasur, qe kish patur toka te mëdha andej nga Devolli, prandaj bente aq shume per kopshtin e tij. Ne te vegjelve nuk na duhej te dinim nese kish qene apo jo kulak, na mjaftonte idea qe, meqe e donte kaq shume kopshtin e tij, patjeter qe duhet te kish humbur kushedi sa toka andej larg Lushnjes.
Kur Visar Zhiti botoi poezine e mesiperme, ne mos gaboj ne nje numer te revistes «Nentori» te vitit 1972, ne adoleshentet e lagjes se tij i lidhem menjehere ato vargje me portretin dhe origjinen e gjyshit te tij. Kishim filluar edhe ne te shkruanim edhe te botonim tek-tuk ndonje varg. Qe Visari perdorte alegori ne ato vargje, per fat te keq nuk na kish rene ne sy vetem neve, fqinjeve te tij. Ato vargje u perdoren me vone edhe ne akuzen qe iu ngrit poetit tone ne gjyqin e montuar qe e dergoi ne qeli.
Mʼu kujtuan keto detaje ndersa lexoja nje shkrim te dikujt rreth ekzistences apo jo te disidences ne Shqiperi ne vitet e diktatures. Autori ngulte kembe se nuk ka pase patur. Une, nderkaq, ngul kembe se ka pase patur dhe te mjaftueshme, te botuar apo te mbetur sirtareve, te drejtperdrejte apo alegorike. Kjo poezi edhe mjaft shembuj te tjere prej vargjeve te Visarit apo te bashkohesve te tij, ishin deshmi e qarte se, edhe pas vargjesh te tilla ne dukje epigramatike, fshiheshin idera te medha: Çʼbeni, u zuri gjumi? Harruat se kush jeni?
A ka disidence me te qarte se kjo, pavaresisht nga mjetet artistike te perdorura?