Ndërsa kalon në zonën e Pollinit në Kalabri syri do të kapi shkëmbinjë, rrënjë, dhe qyteza, midis tyre shtirhet Kastrovillari. Në këto zona çdo fshat është plot histori, legjenda, tragjedi dhe lavdi. Kastrovillari është qytezë ku gjenden edhe një numër i konsiderueshëm arbëreshë. Shumë Familje nga diaspora janë vendosur në eksodin e parë rreth viteve 1991, shumë të tjerë kanë ardhur më pas. Ata punojnë dhe janë integruar në këtë qytezë.
Disa muaj më parë këtu u përurua edhe busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeu heroi ynë legjendar, subjekt i admirimit të trimërisë, mençurisë, simboli dhe përfaqësues i përhershëm i imazhit dhe identitetit evropian.
Pikërisht tek ky bust vendosur tek “Sheshi i kuq”ku pranë tij është “Sheshi i zi”, simbolet e dy ngjyrat e flamurit shqiptar, u festua për herë të parë tek ky shesh dita e Pavarësisë.
Familjet e tyre veshur me kostumet kombëtare me flamuj në duar, nën tingujt e muzikës i dhanë jetë, shpirt e dinjitet kësaj feste edhe pse në dhe të huaj
Në këtë ditë feste merrnin pjesë shumë familje shqiptare, arbëreshe, si edhe italiane. I ftuar ishte edhe arbëreshi At Bellusci, Av Tommaso Bellusci, Tommaso Ferrari etje.
Një falenderim i veçantë i shkon organizatorit Fatmir Filja shqiptar i Shqipërisë, emigruar rreth 30 vjet i cili me inisiativën e tij, me përpjekjet e tij, me lodhje, preokupime, mbështet cdo aktivitet dhe nisma patriotike. Shumë shqiptar të tjetër të cilët me familjet e tyre i dhanë shpirt festës, dhe na bënë të ndihemi krenar se Shqipërisë nuk i mungon vëllazëria, patriotizmi dashuria për atdheun. Fëmijët me bukurinë e tyre, kostumet kombëtare me flamujtë në duar ishin bukuria e kësaj feste. Festa u mbyll me himnin Rreth flamurit të për bashkuar si dhe me brohoritjet rroftë Pavarësia!
Urime mëma Shqipëri!
Gëzuar 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë.
Përgatiti Ornela Radovicka Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980