5 persona kanë gjetur vdekjen gjatë një shkëmbimi zjarri , në qytetin amerikan të Las Vegasit.
Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë qëlluar për vdekje dy oficerë policie. Më pas ata kanë vrarë një tjetër person, ndërsa më pas kanë qëlluar veten.
Vrasja ka ndodhur në në një kafeteri, rreth orës 11 e 30 të ditës së dielë, kur një burrë dhe një grua qëlluan drejt oficerëve të policicsë, gjatë kohës që po hanin dreke.
Më pas ata janë regjistruar në një dyqan në Walmart duke qëlluar një tjetër person, para se të vrisnin veten.
Sipas raportimeve të policisë gruaja ka qëlluar burrin dhe më pas veten.
Zëdhënësi i Policisë Brian Sandoval, e ka quajtur ditë tragjike vrasjen e kolegëve, Alyn Beck, 42 vjeç dhe Igor Soldo, 32 vjeç.
Policia tha se ende nuk ka të dyshuar për vrasjen tragjike dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e saj.