I BURGOSURI POLITIK ELEZ HOXHA NDËRROI JETË NË NEW YORK/
Bashkatdhetari ynë Elez Hoxha që jetonte në Bronx, New York, ndërroi jetë në spital dtën e djeshme, ku ai ishte shtruar prej më shumë se një jave.Njoftimin për gazetën Dielli, ia përcolli editorit bashkvuajëtsi i Elezit në burgun e Spaçit, Eqerem Mujo, i cili jeton në Brooklyn.Para 8 ditësh Eqremi telefonoi duke përcjellë lajmin e shtrimit në spital të bashkvuajtësit të vet, për shkak të problemeve në frymarrje, ndërsa ditën e sotme, në mëngjes ai përcolli lajmin e dhimbshëm se me 3 prill, Elezi nuk e kishte përballuar betejën me coronavirusin dhe kishte ndërruar jetë në spital.
Elez Hoxha vinte nga një familje nacionaliste atdhetare, të cilën diktatura komuniste e kishte vënë në shënjestër, që me marrjen e pushtetit.
Vetë Elezi, fëmijë 4 vjeëar, më 1945, u dërgua në kamp përqendrimi së bashku me familjen e tij.
Atij ia pushkatuan babanë dhe xhaxhanë, kur ishte vetëm 2 vjeç. Për atë dhe tre motrat u përkujdes gjyshja në fshatin e vogël Pac në rrethin e Tropojës në Shqipëri.
Jeta e familjes Elezi kaloi nëpër kampe internimi e burgjet e diktaturës. Elezi u arrestua me akuza fallso kundër pushtetit komunist dhe u myll në kampin famkeq të Spaçit, kur kaloi më shumë se 17 vite, një jetë e vështirë, ku të burgosurit politik trajtoheshin si skllevër. Fillimishte ai u dënua për agjitacion e propagandë me 10 vite heqje lirie, por pjesmarrja në revoltë gati ia dyfishoi kohën e burgut. Spaçi,ishte nga më famëkeqtë e burgjeve politike të Shqipërisë. Elezi ishte ndër më aktivët e të burgosurve pjesmarrës në atë që ka hyrë në historinë antikomuniste si Revolta e Spaçit, e organizuar si reagim i fortë antidiktaturë me 21-23 Maj 1973, gat e vetmaa ne Evuropen Lindore komuniste.Pas kësaj revolte Elezi u ridënua.
Elez Hoxha e la Shqipërinë dhe jetoi pak kohë në ish Jugosllavi, rreth 4 muaj.
Pasi iu dha azili politik, ai u transferua në New York. Pas arratisjes, ai krijoi familje duke u martuar me zonjën Nexhmije.Edhe pse erdhi në moshë të madhe ai tregoi vullnet dhe studioi dhe mësoi gjuhën angleze në mënyrë perfekte ne nje nga Kolegjet e New York-ut.
Elezi i gëzohej jetës së lirë në tokën e lirë, i gëzohej familejs së tij dhe vajzës Mailinda, e cila arriti rezultate të larta si studente e shkëlqyer.
Pandemia e COVID-19 e ndërpreu jetën e tij në moshën 79 vjeçare, duke e lënë në pikëllim familjen dhe miqtë.
Pushoftë në Paqe shpirti i Elezit!
Federata Pan shqiptare e Amerikës “VATRA”me kryetarin e saj Elmi Berisha i përcjell ngushëllimet më të thella familjes.(Përgatiti:Dalip Greca)