Nga Ervin SHKULAKU*/
Njerës të heshtur, njerës të mërzitur, studentë me energji por pa të ardhme, punonjës të pakënaqur nga rroga e tyre, prokurorë të frikësuar që shohin kriminelë të fuqishëm, besimtarë të zhgenjyer, politikanë që premtojnë dhe drejtojnë sytë nga perëndimi. Ënderra jonë pas shembjes së komunizmit duket shumë e paqartë .
Shembja e komunizmit ishte një sukses për shqiptarët. Si shumë shtete Evropiane edhe ne e mundëm atë të keqe por sot pas 23 vitesh jemi shume prapa me ato shtete Evropiane që dolën njekohesisht nga komunizmi. Ateherë çfare kishin më shumë keto shtete që na kaluan? Nga përbërja biologjike keto popuj nuk kanë asgjë te ndryshme nga populli shqiptar. Por ne e humbëm garën me to!! Sipas historisë njerëzit që ne fillimet e tyre janë ndarë ne grupe. Secili grup ishte në konkurencë me grupin tjeter. Cili grup ka patur frymen e bashkëpunimit më të zhvilluar ka qënë më para se grupet e tjera. Edhe në kalimin ne fise, mbretëri, nacionalitet ato grupe ose popuj që kanë bashkëpunuar me njeri tjetrin kanë qënë gjithmone udhëheqësë. Fatkeqësisht për shqiptarët kjo dukuri qendron e largët. Pasi u shemb komunizmi shumë prej nesh emigruam drejt një jete më të mirë . Shumë prej emigrantëve u zhgenjyen prej asaj jete më të mirë por për ta zhgenjimi më I madh do të jetë braktisja e shtetit. Keta emigrante hyne si shtresa me e ulet ne keto shtete të zhvilluara. Shumë prej tyre u keqtrajtuan në shtetet si Greqia. Atëherë kjo solli që nga mërzitja e tepërt të këtheheshin në kriminelë. Sot shumë prej brezave pasardhës të këtyre emigrantë e janë bërë njerës te suksesshëm por shumë pak prej tyre po rikëthehen në shtetin shqiptar.
Ata shqiptarë që për arsye të ndryshme nuk u larguan nga shteti shqiptar, filluan të rindërtonin një sistem të ri. Fatkeqesisht ndertuesit e sistemit te ri ishin pikerisht figura te sistemit te vjeter. Por këtë herë çfarë bënë? Këtë herë nga totalitarizmi kaluan në liberalizëm, por në Shqiperi liberalizmi u këthye në korrupsion. Këtë herë të gjithë filluan të vidhnin pak e nga pak. Në këtë mënyrë gur gur u be kalaja. Kjo kala vazhdon edhe sot të qëndrojë e palëkundur. Por pjesa dërrmuese e shqiptarëve ngeli e trishtuar. Varfëria kaploi çdo cep te Shqipërisë.
Por kjo nuk do të thotë që brezat e rinj duhet të mos jenë optimistë. Përkundrazi brezat e rinj mund të realizojnë ëndërrën 113 vjeçare të rilindsave tanë. Sot jetojmë ne një botë globale. Përfundimisht mund te marrim informacion shumë lehtë dhe shumë shpejt për zhvillimet ndërkombëtare. Përfundimisht mund të mësojmë më lehtë gjuhë te huaja, mund të mesojmë lehtë historinë dhe eksperiencën e shteteve të tjera dhe në këtë mënyrë të gjejme zgjidhje se si ta çojme Shqipërinë në shtetet më te zhvilluara te botës. Siç e nderoi Majlinda Kelmendi shqiptarët ashtu mund ta nderojmë në të gjitha fushat Shqipërinë. Siç e këthyen Izrealitët brenda pak viteve shtetin e tyre në një ndër shtetet më të fuqishme të botës, edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gje. Prandaj le ta fitojme luftën me korrupsionin dhe le ta realizojmë ëndërrën Evropiane
- Ervin Shkulaku, bashkepunetor i Diellit eshte Korespodent te gazeta ZAMAN