*Libri me titull ”Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” u që ka për autor konsullin e Kosovës në Frankfurt, diplomatin Astrit Zemaj, u promovua në mjediset e Monroe College në New York/
*Intervenimi i SHBA dhe NATO-s në Kosovë, kan qenë plotësisht të arsyeshme dhe ajo ka qenë një luftë e drejtë në aspektin moral, politik dhe njerëzor/
NGA BEQIR SINA/
BRONX NYC : Në mbrëmjen e 24 marsit, 1999, Aleanca Veriatlantike NATO filloi intervenimin e saj për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për të parën herë në historinë 50 vjeçare të ekzistimit,u krye “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” pra, në vitin 1999 liderët perëndimor vendosën të përdornin NATO-n për të parandaluar spastrimin etnik nga forcat e Millosheviqit në Kosovë.
24 mars 1999, padyshim që është nata që ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të Aleancës Veriatlantike. NATO filloi sulmet ndaj caqeve serbe, në një sulmë ushtarak ajror që do të zgjaste 78 ditë për të ndaluar operacionet e tyre në Kosovë, dhe, për të parandaluar spastrimin etnik. Edhe pse Këshilli i Sigurimit, nuk kishte autorizuar sulmet, NATO përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Havier Solana mbronte arsyeshmërinë e tyre, të intervenimit.
Një intervenim ky që Konuslli i Kosovës në Frankuft – Gjermani, diplomati Astrit Zemaj në librin e tij të parë “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”, e ka argumentuar me detaje duke na treguar se përse ajo ishte një luftë e tillë, dhe para në historin e aleancës më të madhe dhe më të fushqishme në botë NATO-s dhe SHBA.
Në adituriumin e tepullit të dijes Monroe College në Bronx New York , mbrëmë u promovua libri “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj. Në një panel të udhëhequr nga znj Elmira Babamusta, ambasadori Bekim Sejdiu, kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, professor Haxhi Berisha dhe vetë autori Astrit Zemaj.
Ky promovim shembullor, u krye në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në Neë York, dhe Federatën Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në Neë York, të Premten me 6 dhetor, në Monroe College, dhe kujdesin e posaçëm të profesorit të këtij kolegji zotit Haxhi Berisha.
Në këtë promovim morën pjesë rreth dhjetëra vetë, të gjithë veprimtarë të njohur të çështjes tonë kombëtare, lider, shumë nga këta intelektualë, gazetar e studentë të të gjitha lëmive. Si dhe vetë autori Astrit Zemaj i cili me këtë rastë u nderua me pllakatën “Nderi i Monroe College” në Neë York së bashku me asambleistin Mark Gjonaj, i cili gjithashtu u nderua me pllakatën “Nderi i Monroe College” në Neë York.
Në promovim mori pjesë edhe Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome, asamblesiti shqiptar i Neë Yorkut, Mark Gjonaj, avokati Stiv Kaufman, professor Paulo Palombo, veprimtari Harry Bajraktari, zoti Elmi Berisha, z Musa Daka, z. Musli Mulosmani,z Agim Rexhaj,z. Esad Rizai, Marijan Cubi, dhe Uk Gjonbalaj dhe shumë të tjerë.
Promovimin e librit e hapi me një përshëndetje rasti Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj. I cili, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj për bashkëpunimin Konusllatën e R. Kosovës në New York, dhe kolegjin Monroe me professor Haxhi Berishën për kujdesin e treguar, por me theks të veçantë, kreu i Vatranëve, falënderoj autorin e këtij libri diplomatin Astrit Zemaj, për promovimin e këtij libri nën kujdesin e Federatës PaShqiptare VATRA.
“Vatra shoqata më e vjetër në SHBA, tha Dr. Buçaj nëpërmes promovimit të këtyre librave, me autor miqt e Vatrës, ka krijuar një kulturë e përvojë të madhe me organizime të ndryshme, çka është edhe në tarditën e kësaj shoqate famëmadhe dhe më e vjetra shqiptare në Amerikë, siç janë:manifestimet, përkujtimet, dhe promovimet e këtyre librave, natyrisht edhe si ky i zotit Astrit Zemaj të cilin gjejë rastin t’a përgëzojë përzemërsisht për linbrin e tij “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” duke i uruar suksese!’
Promovimin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj, e drejtojë Ermira Babamusta, e cila është eksperte e punëve të jashtme, humanitare dhe atuore. Momentalisht, është kandidate e doktoraturës për Shkenca Politike dhe Diplomaci në Ë. Virginia dhe njekohesisht po ndjek programin në Inteligjence & Sigurim Kombëtar në Harvard.
Drejtuesia Dr. Ermira Babamusta, ka prezantuar personalitetet që folën në këtë promovim nëpërmjet CV së çdo folësi. Më pas ajo u kërkoi të pranishmve që të nderojnë egzekutimin e Hymnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe i Kosovës vetëm muzikë pa tekst. Ndërsa, tha znj. Babamusta me një minut heshtje të nderohen dhe t’i japim respekt të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e pavarësinë e Kosovës
Me nga një përshëndetje rasti për autorin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani erdhën në këtë promovim Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome, Asemblisti i Shtetit të Neë York-ut, z. Mark Gjonaj, dhe Professor Haxhi Berisha.
Fjala kryesore (Keynote speaker) për librin e diplomatit Zemaj u mbajt nga kolegu i tij, Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York. I cili, është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori Sejdiu tha se kam një kënaqësi të veçantë të flasë si koleg në këtë promovim të librit të Konusllit Zemaj. Të flasë si një mik i tij dhe si person që e kam parë nga afër ngjarjet për të cilat flet në libër Zemaj dhe të perjtojë këtë kënaqësi të mbajë këtë kumtesë lidhur me librin “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”. Një libër shumë interesat që mendojë se duhet t’a lexojmë të gjithë për të mësuar më shumë se cili ka qenë roli i NATO-s dhe SHBA në luftën për çlirimin e Kosovës.
“Më duhet të theksojë, shtoi zoti Sejdiu, në vija të përgjithëshme, se intervenimi humanitar ushtarak i Nato-s në rastin e Kosovës shkon shumë përtej dimenzioneve tona nacionale – Kosova nuk është vetëm një rast i rëndësishëm për ne shqiptarët, mbasi intervenimi humanitar si koncept në Kosovë, është njëri prej koncepteve ku shkëmbehet përplasja humanitare ushtarake e një lufte më të fuqishme, si në asnjë rast tjetër në botë.”
Ai sqaroi se në botëkuptime dhe interpretime të ndryshme, kritike dhe politike lidhur me arsyeshmërit për të dalë në një luftë përfundimtare të suksesshme. Dhe, se sa e suksesshme rezultoi një gjë e tillë, autori e përshkruan në të gjitha detajet që jep në libër. Por gjithashtu gërshetohen përplasjet për arsye dhe intersa të ndryshme gjeopolitike që përcjellin ato.
Rasti i Kosovës, për diplomatin kosovar Bekim Sejdiu është një nga rastet më tipike, pavarësisht se për shumë kritere atyre në jetën politike, pluhuri i harresë e të tjera, mund të bjerë mbi “Dosjen e Kosovës 1999” . “Rasti i Kosovës, do të shërbej gjithmon sa herë që në politikën ndërkombëtare do të shfaqet nevoja për ë përdorur forcën ushtarake në emër të jetës së njërëzve dhe dinjitetit njerëzor, kudo në botë. Rasti më i fundit, është ai i Sirisë, por të mos harrojmë edhe Irakun e të tjera raste që kan ndodhur pas intervenimit ushtarak humanitar të Natos – në Kosovë” tha Sejdiu.
“Dhe, për këtë në një farë mënyrë nëpërmjet librit të tij – Konsulli Zemaj në Frankfurt – Gjermani e ka dëshmuar përmes librit dhe ka ofruar argumenta të forta që rikonfirmojnë faktin që Nato dhe Shtetet e Bashkuara me intervenimin e tyre në Kosovë, kan qenë plotësisht të arsyeshme dhe ka qenë një luftë e drjetë në aspektin moral, politik dhe njerëzorë. Andaj ky libër zë një vend të veçantë në të gjitha shkrimet që janë botuar për luftën e Kosovës” ka konkluduar në fjalën e tij Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York..
Me shumë vëmendje të pranishmit ndoqën fjalën e autorit, z. Astrit Zemaj, Konsull i Republikë së Kosovës në Frankfurt, Gjermani i cili përcolli me këtë rast një falemnderim të thellë për këtë promovim
“Kam nderin dhe kanqësinë, tha qysh në fillim të fjalës së tij diplomati Zemaj, që sot të jem në mesin Tuaj, dhe njëkohësisht, është një privilegj i veçantë që së bashku me Ju, të nderuar bashkëatëdhetarë, dhe miq të vendit tonë, që më keni dhënë mundësisnë për të realizuar promovimin e librit tim të ri, Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak në Kosovë, pikërisht në vendin e themeleve të demokarcisë dhe të lirisë, SHBA-ve
Prandaj që në fillim përfitoj nga rasti iu drejtua ai pjesëmarrësve, dëshirojë të ju falenderojë të gjithë ju për pjesmarrjen, dhe veçanërisht për oraginizatorët e këtijë promovimi, Shoqatën kombëtare Vatra dhe Konsullatën e Përgjithëshme të RKS/së në New York, nën drejtimin e Ambasadorit Sejdiu.
“Sot, pothuajse 15 vite prapa , tha autori, z. Astrit Zemaj, Konsull i Republikë së Kosovës në Frankfurt, Gjermani, kur NATO nën drejtimin e SHBA-ve, mori vendim dhe veproi me forcë ushtarake për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin tmerrues në Evropë, i cili, nuk kishte ndodhur në përmasa të tilla që nga përfundimi i LDB-re, për popullin e Kosovës dhe Shqiptarët në përgjithësi nënkuptonte shpëtimin Biblik apo lindjen përsëri në themelet e ekgzistimit të tijë si komb.”
Në fund u kalua në një forum të hapur pyetje përgjigje me autorin Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani si dhe për pjesëmarrësit falas u bë shpërndarja e librit me autografe. U zhvilluan takime dhe biseda të lira me autorin. Televizioni TV21 dhe Albanian Culture, gazeta Dielli, Illyria dhe Bota Sot, biseduan me autorin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani.
Dr. Din Krasniqi says
Ju uroj per Promovimin e Librit te Juaj “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s z. Astri Zemaj, te deshiro pune te mbare pran Ambasades se Kosoves ne Gjermani.p
Dr. Din Krasniqi
Austria