




Forumi i Ushtarakëve Shqiptar të “Bijve të Shqipes” në FILADELFIA
Ushtarakët Shqiptarë të liruar ose në pension, me banim në Filadelfia të SHBA,(nën drejtimin e kryetarit të forumit ushtarak z.Eqerem Murati,n/kryetarit z.Ali Sopi dhe sekretari i këtij forumi z.Lutfi Brami ky dhe moderatori i këtij aktiviteti), përkujtuan dhe festuan me madhështi 109 vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare 4 dhjetor 1912, në lokalin “AMIÇI resorant në Cerrihill të Neë-Jersit” me pronar birin e Radomirës Kalasë së Dodës të nderuarin z.ASTRIT SHEFIT SELIM DAKU. Në ketë takim entuziast vëllazëror merrnin pjesë antarë të Forumit të ushtarakëve shqiptar të “Bijve të Shqipes”në Filadelfia, bashkë me zonjat e tyre të nderuara,miqë të ftuar nga shoqata e ushtarakëve “Skënderbeg”të Neë-Yorkut të kryesuar nga zv/presidentia e kësaj shoqate kolonele në rezervë zj.Nadire Xhakolli,me ekipin e saj të përbërë nga antarët e kryesisë të kësaj shoqate, ish Pedagogu i Akademisë Forcave Tokësore dhe mik i shoqates dhe i Forumit të ushtarakëve shqiptar të “Bijve të Shqipes”z.Mihal Jano, veteranët ushtarak Agim Piro, Përparim Sahitaj dhe Veri Taushllari), Kryetari i Shoqatës “Bijtë e shqipes” z.Bujar Gjoka, zv/Kryetari i shoqatës z.Dritan Matraku dhe “Kryetari i Nderit” të kësaj shoqate z.Tajar Domi,ideatori,themeluesi i forumit të ushtarakëve ky dhe “Kryetar Nderi”i shoqatës dhe i Forumit të ushtarakëve z.Petrit Zanaj. Në hyrje të resorantit ishte vendosur një panoramë bukur ku valviteshin flamujt shqiptar dhe Amerikan si dhe një parullë e shkruar “Gëzuar 109 vjetorin e ushtrisë kombëtare shqiptare”, ”Forumi i ushtarakve shqiptar te Filadelfias, kënd i ndërtuar me një kompozim të bukur nga “Kryetari i Nderit” të Forumit z.Haki “Haxhi” Daut Çollaku. Të gjthë pjesëmarrësitë zunë vend në tavolina dhe ata dukeshin shumë entuziast e të gëzuar që po takonim e festonim së bashku pas një periudhe gati 2 vjeçare që nuk kemi festuar për vetë kushtet që na krijoi e mallkuara Pandemi Covid-19. Vërtetë dukej se do të ishte një ceremoni e bukur, një festë e mirë organizuar në një mjedis të ngrohtë familjar e shoqëror, mes ushtarakësh që vite me radhë kanë punuar e sakrifikuar së bashku në Atdheun mëmë dhe prapë janë bashkë edhe në Atdheun e 2-të”Amerikën e lirisë e demokracisë”. Ketë mbrëmje festive e hapi sekretari i Forumit të ushtarakëve shqiptar të “Bijve të shqipes”k/komisari i rendit publik shqiptar i respektuari z.Lutfi Brami. Ai pasi na uroj mirseardhjen në ketë takim vëllazëror dhe na ftoj që të ndigjonim e të këndonim bashkarisht Tingujt e Hymnit Kombëtar Shqiptar dhe Hymnit e Kombëtar Amerikan,ku të gjithë pjesëmarrësit u ngritën në këmbë e me dorë në zëmër ,i përcollëm me shumë emocion. Pas hymneve kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës z.Lutfi ja dha fjalën Kryetarit të Forumit të ushtarakëve shqiptar të Filadelfias z.Eqerem Murati për të përshëndetur pjesmarësit,i cili i bëri një përshkrim të rrugës lavdishme të Ushtrisë Shqiptare në këto 109 vite, duke u ndalur në momentet më të ndritshme të kësaj rruge, si në luftratë që ka bërë populli ynë në luftë për liri pavarësi e demokraci, në organizimin strukturor të ushtrisë në vitet e Mbretërisë, organizimin ushtrisë gjatë luftës antifashiste N-Çl dhe fitoren mbi nazifashizmin si pjesë krenare e Aleancës Anglo-Sovjeto-Amerikane, modernizimin në vitet e Luftës së Ftohtë dhe ristrukturimin e saj si pjesë e Aleancës së NATO s. Ai përshëndeti djemtë e vajzatë shqiptare sot nën uniformë, pjestarë të denjë në misionet luftarake e paqeruajtëse në botë, dhe po aq të paepur në detyra në raste emergjencash e fatkeqsishë natyrore brenda vendit dhe mbi sukseset e sotme të ushtrisë shqiptare në përbërje të aleancës atlantike si krenari e ushtrisë shqiptare në NATO. Fjala e tij u dëgjua me kënaqësi dhe u duartrokitë nga pjesmarrësit. Dhe pastaj muzikë, valle e vallzim, përplasje gotash e biseda shokësh e kolegësh, kujtime që shtrihen edhe përtej 50 vjetësh, kur ishin djemë e vajza të reja, skënderbegas e studente e studentë ushtarakë, oficere e oficerë të rinj kudo në Shqipëri. Në emër të shoqatës atdhetare kulturore të “Bijve të shqipes”përshëndeti pjesëmarrësit n/kryetari z.Dritan Matraku,i cili midis tjerash vlerësoi punën dhe kontributin që japin antarët e forumit ushtarak ,duke qenë shëmbull në gjitha aktivitet që organizohen e sidomos në ndërtimin e riparimin e ndërtesës së re të shoqatës. Në emër të shoqatës ushtarake “Skëndërbeg” përshëndeti ketë takim festiv kolonele në pension zv/presidentia zj.Nadire Xhakolli,e cila falenderoi kryesinë e Forumit për ftesën dhe prezencën e saj e të ekipit që ajo kryeson ,në ketë takim festiv vëllazëror organizuar për “109 vjetorin e krijimit ushtrisë shqiptare” si dhe na solli përshëndetjen e Presidentit të kësaj shoqate kolonelit në (R) z.Bujar Hasani me urimin :’Gëzuar festën e ushtrisë shqiptare”dhe kështu festofshim bashkarisht në festat tjera në të ardhmen si dhe përjetofshim vetëm shëndet cilësor,jetgjatësi, mirësi,gëzime e lumturi familjare”. Mes këtij gëzimi familjar e vëllazëror vazhduan të kërcejnë e hedhin valle ish ushtarakët me zonjat e tyre, të cilët me shumë emocion i përjetuan këto 4-5 orë gazmore me këngë e valle,vallzim nga gjitha trevatë shqiptare. Drejtuesit e forumit dhe të Shoqatës kalonin nga një tavolinë në tjetrën, duke u takuar e çmallur me këta vëllezër e kolegë,ku pati disa përshëndetje e takime e përgëzime me të ftuarit e nderit zotrijtë e shoqatës “Skënderbeg”,ku me rradhë çdo pjesëmarrës erdhi dhe i takoi dhe trokiti gotën e verës ,rakisë apo birrës me këta motra e vëllazër, që na e hijeshuan e shtuan gëzimin e festës sonë. Nga artopolanti buçet kënga labe “Çobanët mbi Gjeneralë” dhe ajo për trimat e Drenicës,Tropojës, Dibrës dhe krahinava të tjera, ngrihen shëndete për shokë e miq.Mendoj se këtu një meritë të veçantë pati moderatori i këtij aktiviteti k/komisari veteran Lutfi Brami, i cili me zgjuarësi e kopetencë drejtoi ketë aktivitet. Sejcili pjesëmarrës kishte dëshirë të bënte foto me shokë e shoqe, sidomos tek këndi mes flamujve kombëtar shqiptar dhe amerikan. Shumë foto u bënë me të ftuarit për t’i patur si kujtim vëllazëror. Në ketë aktivitet u dhanë edhe disa “Çetërfikata Mirnjohje “ dhe “Nderi i Ushtarakut” për antar të forumit të dalluar dhe për kontribut pozitiv në shoqatë dhe në aktivitet e Forumit ushtarak. Moderatori i aktivitetit z.Lutfi Brami fton kryetarin e shoqatës”Bijtë e shqipes”z.Bujar Gjoka që të jap “ ”ushtarakut veteran z.Ahmet Shaban Shahut “ÇETËRFIKATËN E MIRNJOHJES”,me motivacion:”Për kontributin,sakrificën dhe përkushtimin për të kultivuar virtutet dhe traditat më të spikatura shqiptare në komunitet,duke qenë një model e simbol,i cili duhet të ndiqet në jetën e Forumit e më gjërë”të firmosur nga kryetari e sekretari i Forumit ushtarak. -Moderatori fton “Kryetarin e Nderit” të Forumit z.Haki Çollaku për t’i dhënë “Çetërfikatën e Mirnjohjes “NDERI I USHTARAKUT SHQIPTAR” ,veteranit ushtarak z.Haziz Kuliçi me motivacion:”Për respektin dhe mbajtjen lartë të vlerave e virtuteve më të shejta të ushtarakut shqiptar në gjirin e komunitetit shqiptar të Filadelfia USA”,të firmosur nga kryetari e sekretari i Forumit ushtarak. -Moderatori fton Kryetarin e Forumit z.Eqerem Murati për t’i dhënë “ ÇETËRFIKATËN E MIRNJOHJES” ushtarakut në rezervë z.Rifat Sula me motivacion:” :”Për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin për të kultivuar virtutet dhe traditat më të spikatura shqiptare në komunitet, duke qenë një model e simbol,i cili duhet të ndiqet në jetën e Forumit e më gjërë”të firmosur nga kryetari e sekretari i Forumit ushtarak. -Moderatori fton zj.kolonele Nadire Xhakolli që t’i jap Çetërfikatën e mirnjohjes,”NDERI I USHTARAKUT SHQIPTAR”, veteranit z.Kastriot Hysko me motivacion:” :”Për respektin dhe mbajtjen lart të vlerave e vituteve më të shejta të ushtarakut shqiptar në gjirin e komunitetit shqiptar të Filadelfia USA”të firmosur nga kryetari e sekretari i Forumit ushtarak. -Moderatori fton “Kryetarin e Nderit” të forumit të ushtarakut z.Petrit Zanaj të jap “ÇETËRFIKATËN E MIRNJOHJES” zonjushës Hatixhe Haki “Haxhi “ Çollakut me motivacion:”Për përcjelljen e vlerave dhe virtuteve që na jep ne si veteranë të ushtrisë shqiptare dhe mbarë komunitetit shqiptar të Filadelfias,duke qenë një model e simbol,i cili duhet ndiqet nga të rijtë shqiptar dhe antarët e forumit tonë ,për të qenë qytetar të devotshëm mikut më të madh të kombit tonë “Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, të firmosur nga kryetari e sekretari i Forumit. Prindërit zj.Dhurata dhe z.Haki Çollakut në nderim të vajzës së tyre, Hatixhes, e sapo diplomuar për të shërbyer në radhët e USA Army! Jo vetëm sytë e Dhuratës, por edhe të të pranishmëve mbushen me lotë, lotë krenarie e nderimi. Të dy prindërit krenarë i përqafon edhe kolonelia në (R)Nadire Xhakolli, ushtarake në pension edhe ajo, por edhe djali i saj, Tani dhe bashkëshortja e tij, gjithashtu shërbejnë në FA të SHBA. Ja pra, edhe brezi i ri i emigrantëve shqiptarë, po ecën në shtigjet që hapën brezat e mëparshëm duke u bërë pjesë e FA të SHBA. -Moderatori fton “Sekretarin e Nderit”TË Forumit z.Hys Hasa për t’i dhënë “ÇETËRFIKATËN E MIRNJOHJES”, z.Jakup Domi me motivacion:” :”Për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin për të kultivuar virtutet dhe traditat më të spikatura shqiptare në komunitet, duke qenë një model e simbol,i cili duhet të ndiqet në jetën e Forumit e më gjërë”të firmosur nga kryetari e sekretari i Forumit ushtarak. Zotrive te shoqates “Skenderbeg”ju dha nje “Çeterfikate mirnjohje” dhe nje flamur kombetar shqiptar. Në ketë aktivitet poeti e shkrimtari ushtarak Veri Taushllari i dhuroi shoqatës “Bijtë e shqipes”dhe Forumit të ushtarakëve shqiptar të Filadelfias,nga një libër me autografin e tij përfshi dhe bibliotekën “Anastas Dodi”të shoqatës. Një falenderim të veçant meritoi edhe drejtuesi i muzikës e këngës me digjej që na e kënaqi shpirtin me këngë e valle shqiptarie. Ne kete takim vellazeror antari i Forumit te ushtarakeve z.Bujar Çela(ky dhe antar i keshillit drejtues te shoqates”Bijte e shqipes”bashke me zonjen e tij ,sot pikerisht ne kete date kishin dhe 20 vjetorin e marteses,te cilet jane bashkshort,prinder e atdhetar shembullor, te cileve ju uroj edhe edhe 100 vite qofshin e gezofshin familjarisht duke qene te lumtur e te gezuar me femijte e tyre sot nxenes shembullor si ne shkollen shqipe”Gjuha jone “dhe ne shkollat e Filadelfias. Ja kështu u vazhdua dhe u mbyll kjo ditë e bukur gëzimi, nderimi e feste, ku shokë, miq e mikesha,si Ahmeti,Bujari, Tajari,Dritani, Asllani,Xhemaliu,Kastrioti,Lutfiu,Aliu, Përparimi, Jakupi, Luiza, Hysa, Mihali e të gjithë të tjerët ndanë disa orë të këndshme dhe jetuan me kujtime dhe rininë e tyre.
Në ketë festë pjesëmarrësit mbetën shumë të kënaqur nga gatimet ushqimore dhe shërbimi i kulturuar i këtij lokali shembullor me pronar shqiptar në ketë vend të largët.Të gjithë u larguam me respektin e mirnjohjen maksimale për organizimin, drejtimin e moderimin e këtij aktiviteti vëllazëror festiv të 109 vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare dhe me urimin:”Faleminderit zotrijë drejtues të Forumit të ushtarakëve shqiptar të shoqatës”Bijtë e shqipes”në Filadelfia që na dhatë kënaqësinë të shijojmë e përjetojmë ketë aktivitet emocional vëllazëror.Të gjithë u larguam me përshtypjet më të mira me dëshirën që të gëzohemi e përjetojmë edhe në takimet tona në të ardhmen e përbashkët vëllazërore. Takime e festime të tilla na ulin stersin që përjetojnë gjithë emigrantë kudo në botë largë njerzëve të tyre të dashur të gjakut në vendlindje. Shumë faleminderit për mirkuptimin të dashur z.Eqerem Murati, Ali Sopi dhe Lutfi Brami.Zoti i bekoftë gjithë ushtarakët shqiptar kudo në botë, familjet e njerzit e tyre të dashur.
Akademik Hys Hasa
Filadelfia