Flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, si dhe 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëvë që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi dikatorial, për shkak të besimit të tyre fetar, janë vendosur sot përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Fotografitë e klerikëve të kohës, një numër i madh priftërinjsh apo edhe besimtarësh të thjeshtë, shoqëruar edhe nga citatet apo fjalët e tyre të fundit përpara se ata të ndërshkoheshin padrejtësisht nga regjimi komunist, dëshmojnë qartë lidhjen e tyre me besimin e kishën, për të cilën ata dhanë jetën.
“Dom Anton Muzaj”, “Dom Jak Bushati, “Mark Çuni”, “At Luigj Paliq(Palaj), Imzot Frano Gjini, janë disa prej emrave të martirëve të Kishës, që u vendosën në Bulevard nga Ministria e Kulturës.
Meshtarët katolikë, edhe pse të torturuar në format më ç’njerzore , si të varrosur për së gjalli, të zhytur në fuçi me ujë duke ju ngulur thonjtë në fyt, duke ju shqyer gurmazin, apo mjaft formash të tjera makabre, japin qartë mesazhin e qëndresës se si ata nuk u përkulën e as nuk u thyen në asnjë moment nga besimi i tyre në Zot.(Sipas ATSH)
Fritz Radovani says
Ky qe shihni ne balle asht Don Mikel Beltoja. Ne vitin 1974 e denuen me vdekje se foli kunder diktatorit… Ishte 39 vjec kur shkuen me e marre me e pushkatue dhe, krimineli Shyqyri Qoku, qe bredh rrugeve te Shkodres, bashke me shoket e vet E SHKYEN PER GJYMTYRESH…
Bota i sheh…Po kriminelet nuk denohen!
Viktori says
Foto sa te dush por jo vorre.