Studim nga Rafael Floqi

Në pamje të parë, fjala angleze “cheese” dhe fjala shqipe “gjizë” duket sikur i përkasin të njëjtës botë: një produkt i thjeshtë, i përditshëm, i përhapur në çdo tryezë.
Por në të vërtetë, pas këtyre dy fjalëve fshihet një histori e thellë gjuhësore dhe kulturore që na çon drejt një pyetjeje më të madhe: si e konceptonin popujt e lashtë ushqimin, natyrën dhe vetë procesin e krijimit? Dhe si lidhen dy fjalë tingullisht kaq të ngjashme në dy gjuhë dhe në dy kultura të ndryshme, qё nuk i përkasin vendeve kufitare kjo është e habitshme.
Sepse fjala nuk është thjesht emër—ajo është filozofi.
Nga mpiksja te “cheese”
Fjala angleze cheese nuk është një krijim i izoluar. Ajo vjen nga një zinxhir i gjatë zhvillimi që fillon në gjuhën proto-indoevropiane, një gjuhë e rindërtuar që flitej mijëra vjet më parë.
Rrënja e saj është *kwat-—që do të thotë “të mpikset, të thartohet”. Pra, në fillim nuk kemi “djathë” si produkt, por një veprim: procesin e transformimit të qumështit.
Nga kjo rrënjë lind fjala latine caseus, e cila u përhap në gjithë Evropën romane. Më pas, përmes gjuhëve gjermanike, ajo u shndërrua në cēse në anglishten e vjetër dhe më në fund në cheese. Kjo rrënjë nuk përshkruante produktin përfundimtar, por procesin bazë: mpiksjen e qumështit. Nga kjo rrënjë u formua në latinisht fjala: caseus = djathë
Kjo fjalë u përhap në shumë gjuhë evropiane dhe krijoi një familje të gjerë fjalësh: italisht: cacio. spanjisht: queso , rumanisht: caș. Nga ku dhe fjala “Kaçkavall” (Cacio a cavallo. it.” , djathë i kulluar në napë ndërsa bariu udhëtonte me kalë.
Ndërkohë, në degën gjermanike: Proto-Gjermanike: *kāsjus , Anglishten e vjetër: cēse ,anglishten moderne: cheese .
Pra nga PIE → Latinisht → Gjermanike → Anglisht
Ky është një qytetërim që e sheh djathin si rezultat të një procesi teknik. Fjala nuk përshkruan sendin, por mënyrën se si ai krijohet.
Origjina baritore e Kaçkavallit

Caciocavallo është një nga djathërat më të vjetër të Italisë, me origjinë në Italinë e Jugut rreth vitit 500 para Krishtit. Ai është një djathë i llojit pasta filata, pra me masë të shtrirë e të tërhequr, dhe prodhohet nga qumështi i lopës. Historikisht, ky djathë përgatitej nga barinjtë në Malet Apenine.
Emri Caciocavallo përkthehet afërsisht si “djathë mbi kalë”. Ky emërtim lidhet me mënyrën tradicionale të tharjes dhe pjekjes së djathit: format e djathit lidheshin dy e nga dy me litar dhe vareshin mbi një tra druri, sikur të ishin “në shalë”.
Rrënjë të lashta: Disa burime e lidhin origjinën e tij me Greqinë e lashtë, ku përmenden teknika të ngjashme të përpunimit të djathit nga Hipokrati. Më vonë, shkrimtari romak Kolumela, rreth vitit 35 para Krishtit, përshkruan metoda të ngjashme të djathëbërjes.
Mënyra e prodhimit: Caciocavallo është djathë pasta filata, ku masa e mpiksur e qumështit ngrohet në ujë të nxehtë, shtrihet, punohet me dorë dhe më pas formohet në trajtën e tij karakteristike si pikë loti ose si dardhë.
Emri: Fjala vjen nga italishtja cacio, që do të thotë “djathë”, dhe cavallo, që do të thotë “kalë”. Mendohet se emri lidhet me zakonin e vjetër të varjes së djathit mbi një shkop horizontal, ku format qëndronin të kapërcyera mbi tra, si mbi shalën e kalit.
Kuptimi i emrit i djathit “Feta”

Emri “Feta” vjen nga gjuha greke φέτα (féta), që do të thotë “fetë” ose “copë e prerë”.Ky emërtim lidhet drejtpërdrejt me mënyrën tradicionale të përgatitjes dhe ruajtjes së djathit: Djathi pritet në copë (feta) të mëdha, më pas vendoset në kripë (shëllirë) për konservim, këto copa ruhen dhe shiten zakonisht si blloqe të prera, jo si forma të plota rrethore.
Termi “feta” filloi të përdoret gjerësisht në Greqi rreth shekullit XVII. Megjithatë, vetë djathi ka origjinë shumë më të lashtë, që nga koha e Greqisë së lashtë (madje përmendet në mënyrë të tërthortë edhe në Odiseui Homerit.
Pra, “Feta” nuk është thjesht një emër djathi, por: Përshkruan formën dhe mënyrën e ruajtjes Lidhet me traditën baritore greke. Por në shqip njihet si djathë i bardhë sipas ngjyrës.
“Djathë”: një mënyrë tjetër të menduari
Në anën tjetër qëndron fjala shqipe djathë—një fjalë që nuk vjen nga latinishtja caseus, si shumë fjalë të tjera evropiane. Kjo është një nga ato raste kur shqipja nuk ndjek rrugën e zakonshme, por ruan një identitet të vetin.
Shumë gjuhëtarë e lidhin djathë me një rrënjë tjetër indoevropiane, *dʰeh₁-—“të vendosësh, të formosh” si italishtja “formaggio”
Pra, në vend që të përshkruajë procesin, shqipja përshkruan rezultatin: pra nuk quhet “ajo që mpikset” por ajo “ajo që është formuar” . Kjo nuk është thjesht një diferencë teknike. Është një diferencë në mënyrën e të menduarit. Njëra botë përshkruan veprimin. Tjetra përshkruan formën.
“Gjizë”: fjala që ruan të kaluarën
Gjiza është një nën produkt i qumështit, një lloj bulmeti në trajtën e dromcave të buta e pak të ujshme, që përgatitet nga qumështi, kosi, dhalli ose hirra, duke i mpiksur e kulluar pasi zihen.
Por shqipja nuk ndalet këtu. Ajo ruan një dallim që shumë gjuhë të tjera e kanë humbur: dallimin mes fazave të përpunimit të qumështit. Fjala gjizë nuk është thjesht sinonim i djathit. Ajo është diçka më e vjetër, më primitive: qumësht i mpiksur, një produkt i freskët, i papjekur.
Në një farë mënyre, gjizë është më afër kuptimit të vjetër indoevropian të *kwat-—vetë momentit të mpiksjes, madje me zgjerim kuptimi ajo ka kaluar edhe tek folja “ngjiz” krijon njё produkt një formë veshtullie duke hedhur farën madje me zgjerim kuptimi “ lë me barrë.” Me origjinë nga kuptimi “E bëj kos a djathë qumështin, duke i hedhur farën; bëj të trashet një gjë të lëngët; mpiks. Ngjiz djathin (kosin).
Sipas fjalorit shqip fjala “NGJIZ” si folje kalimtare, do të thotë:
- 1. E bëj kos a djathë qumështin, duke i hedhur farën; bëj të trashet një gjë të lëngët; mpiks. Ngjiz djathin (kosin).
- 2. Mbruj, gatuaj e i jap trajta të ndryshme një lënde të butë e të trashë. Ngjiz enë me deltinë (me baltë).
- 3. vet. veta III spec. Bën që të kullojnë e të lidhen bashkë grimcat e një lënde që nuk kristalizohet; mpiks. Ngjiz gjakun.
- 4. fig. Bëj që të zërë fill diçka, krijoj, përftoj.
- 5. fig. Sajoj, trilloj diçka të paqenë. I ka ngjizur vetë. Kanë ngjizur shumë gënjeshtra (shpifje)
Kështu, shqipja ruan një sistem me dy nivele: gjizë → fillimi , djathë → përfundimi. Një pasuri semantike që tregon një lidhje të thellë me jetën baritore.
Por nëse shqipja ka dy fjalë anglishtja ka një fjalë “Cheese “ dhe madje për produktin qw shqip quhet “gjizë” anglishtja përdor togfjalëshin përcaktues “Farmers Cheese” djathi i fshatarit /djathi i fshatit.
Megjithatë tingëllimi i përafërt i këtyre fjalëve lë shteg për të menduar një lidhje direkte ‘cheese” nga gjizë, duke pasur parasysh kontaktet iliro -kelte para ndikimeve romane. Ky këta grupime fisesh kanë shkëmbyer kulturën ndoshta the fjalët.
Krerët ilirë mbanin në qafë unaza bronzi të njohura si torques, një stoli dhe shenjë statusi e përhapur edhe te keltët. Ndikimi kelt mbi ilirët u ndje në shumë fusha të kulturës materiale, përfshirë armët, stolitë, tiparet artistike dhe disa forma të organizimit luftarak. Në disa zona, sidomos në Dalmaci, një pjesë e fiseve ilire u ndikuan aq fort sa mund të flitet për një proces të pjesshëm keltizimi.
Një gjuhë që nuk harron
Nëse e shohim më gjerë, ky dallim është më shumë se gjuhësor. Ai është kulturor. Gjuha latine dhe pasardhëset e saj reflektojnë një botë që sistematizon, kategorizon dhe standardizon. Prandaj kemi një fjalë të vetme—cheese—që mbulon gjithçka.
Shqipja, përkundrazi, ruan nuancat. Ajo nuk e sheshton realitetin. Ajo e ndan, e dallon, e mban mend. Dhe pikërisht këtu qëndron forca e saj: në aftësinë për të qenë një arkiv i gjallë i një mënyre jetese që lidhet drejtpërdrejt me natyrën.
Ta krahasojmë me greqishten : Në gjuhën greke, fjala për “djathë” është: Τυρί (lexohet: tirí)
Τυρί (tirí) = djathë (term i përgjithshëm për të gjitha llojet) Është fjala standarde që përdoret në greqishten moderne për çdo lloj djathi.
Shqip: djathë
- Mendohet se lidhet me një rrënjë shumë të vjetër indo-evropiane *gʷedh- / *gʷdh-, që ka kuptimin “të mpikësh, të trashësh” (pra procesi i formimit të djathit).
- Ka zhvillim të pavarur brenda shqipes.
- Lidhet konceptualisht me procesin, jo me produktin si emër i përgjithshëm.
Greqisht: τυρί (tirí)
- Vjen nga greqishtja e vjetër τυρός (tyrós).
- Kjo fjalë është shumë e vjetër dhe përdorej që në antikitet.
- Nuk lidhet drejtpërdrejt me rrënjën indo-evropiane të fjalës angleze cheese. djathë (shqip) → lidhet me procesin (mpiksja e qumështit)
- τυρί (greqisht) → lidhet me produktin si emër i përgjithshëm .
- Historia e fjalëve që lidhen me ushqimin shpesh është një dritare e rrallë drejt jetës së lashtë njerëzore. Një rast i tillë është fjala angleze “cheese”, e cila na çon pas në kohë deri në rrënjët indoevropiane dhe në një kulturë të përbashkët blegtorale. Krahasimi i saj me fjalët shqipe djathë dhe gjizë na jep një pamje më të thellë të mënyrës se si gjuhët kanë konceptuar dhe emërtuar produktet e qumështit.
Pra fjala shqipe “djathë”: një zhvillim i pavarur?
Fjala shqipe djathë nuk rrjedh nga latinishtja caseus, ndryshe nga shumë gjuhë të tjera evropiane. Kjo është shumë domethënëse. Shumica e studiuesve e lidhin djathë me një rrënjë tjetër indoevropiane:
- PIE: *dʰeh₁-
- kuptimi: “të vendosësh, të formosh, të krijosh”
Në këtë kuptim:
- djathë mund të nënkuptojë diçka të formuar, të ngurtësuar nga qumështi
Kjo tregon një konceptim ndryshe:
- Anglishtja (dhe latinishtja): fokusi te procesi i mpiksjes
- Shqipja: fokusi te rezultati – masa e formuar
Ky është një dallim i rëndësishëm kulturor dhe gjuhësor.
Djathi “Feta “ shqip djathi i bardhë dhe kuptimi i emrit

1. Kuptimi bazë (greqisht)
Fjala “feta” (φέτα) në greqisht do të thotë: “fetë” / “copë e prerë” Pra emri nuk lidhet me përbërjen, por me: formën e prerjes mënyrën e ruajtjes në copa .
2. Krahasim me shqipen
Në shqip kemi një logjikë tjetër emërtimi:
- “djathë” → term i përgjithshëm për çdo lloj
- “gjizë” → produkt tjetër (më i freskët, më i butë, i afërt me ricotta)
Pra: Shqipja përshkruan procesin (si bëhet) , greqishtja përshkruan formën (si duket)
3. Krahasim me gjuhë të tjera
- Anglisht: cheese (nga lat. caseus) → lidhet me lëndën / produktin
- Italisht: formaggio → nga “forma” (forma e djathit)
- Shqip: djathë → nga procesi
- Greqisht: feta → nga prerja në feta
Pra çdo kulturë ka theks të ndryshëm: forma, procesi, përdorimi
4. Dimensioni historik
Edhe pse fjala “feta” është më e vonshme (Mesjetë–periudhë osmane), vetë djathi është shumë i vjetër: Përmendet indirekt në Odiseu,ku i atribuohet praktikave baritore të përshkruara nga Homer i Traditë e lidhur me delet dhe dhitë në Ballkan .Pra “Feta” nuk do të thotë “djathë” — do të thotë “copë djathi”.
Dhe kjo na tregon diçka interesante: Emri është praktik dhe vizual, jo teknik , Lidhet me mënyrën si njerëzit e përdornin dhe ruanin ushqimin
“Gjizë”: një shtresë më e lashtë leksikore?
Fjala gjizë i referohet një produkti më të thjeshtë: gjizë = qumësht i mpiksur, i freskët (si ricotta apo cottage cheese) Origjina e saj është më pak e qartë: mund të jetë një trashëgimi shumë e vjetër ballkanike ose një zhvillim i hershëm indoevropian i lidhur me mpiksjen
Ajo që bie në sy është se: gjizë përfaqëson një fazë më primitive të përpunimit të qumështit ,është më afër kuptimit fillestar të rrënjës *kwat- (“mpikset”)
Krahasim konceptual dhe gjuhësor
| Koncepti | Anglisht “cheese” | Shqip “djathë” | Shqip “gjizë” |
|---|---|---|---|
| Kuptimi | Djathë | Djathë | Gjizë (produkt i freskët) |
| Rrënja PIE | “mpikset, thartohet” | “formohet, vendoset” | “mpikset” (e mundshme) |
| Faza | Produkt final | Produkt final | Fazë fillestare |
| Zhvillimi | Latin + Gjermanik | I pavarur shqiptar | Shumë i vjetër / substrat |
Përtej etimologjisë: një debat identiteti
Në një kohë kur shpesh diskutojmë për identitetin kulturor dhe gjuhësor, raste të tilla janë më shumë se kuriozitete akademike. Ato janë dëshmi. Dëshmi se shqipja nuk është thjesht një gjuhë që ka mbijetuar, por një gjuhë që ka ruajtur struktura mendimi shumë të vjetra. Kur themi djathë, ne nuk përdorim vetëm një fjalë. Ne përdorim një koncept që vjen nga thellësia e kohës.

“Cheese” dhe “djathë” mund të duken të njëjta në tryezë, por në gjuhë ato i përkasin dy botëve të ndryshme. Njëra flet për procesin, tjetra për formën.
Dhe shqipja—ndoshta më e vjetra në këtë rast—ruan të dyja përmes një sistemi më të pasur.
Në këtë kuptim, gjuha jonë nuk është vetëm mjet komunikimi. Ajo është kujtesë. Dhe ndoshta, në një kohë që harron shpejt, kjo është pasuria më e madhe që kemi. Për të bërë dallimin të shohim si prodhohet gjiza.
Gjiza është një produkt i freskët, i butë dhe shumë i shëndetshëm, që përgatitet kryesisht nga hirra (lëngu që mbetet pas prodhimit të djathit). Procesi është i thjeshtë, por kërkon kujdes në temperaturë dhe kohë.
1. Lënda e parë: hirra (ose qumështi)
• Pasi përgatitet djathë, mbetet hirra
• Kjo hirrë përmban proteina të vlefshme (sidomos albumina dhe globulina)
Në mungesë të hirrës, mund të përdoret edhe qumësht i freskët
2. Ngrohja
• Hirra vihet në zjarr dhe ngrohet gradualisht deri në ~80–90°C
• Nuk duhet të vlojë fort, por të arrijë afër pikës së vlimit
Në këtë temperaturë, proteinat fillojnë të mpiksen dhe të ngrihen në sipërfaqe
3. Formimi i gjizës
• Dalëngadalë krijohen grimca të bardha të buta (si re të vogla)
• Kjo është vetë gjiza që formohet
Në këtë fazë mund të shtohet:
• pak kripë
• ose disa pika uthull/lëng limoni për të ndihmuar mpiksjen
4. Mbledhja
• Me një lugë ose garuzhde, masa e bardhë mblidhet nga sipër
• Vendoset në:
o napë (cloth)
o ose kullesë të imët
5. Kullimi
• Lihet të kullojë për 15–60 minuta (sipas dëshirës)
• Sa më gjatë të kullojë → aq më e thatë bëhet gjiza
Dallimi me djathin
• gjizë → produkt i freskët, i butë, pa fermentim të gjatë
• djathë → produkt i pjekur, i kripur dhe i ruajtur
Kjo është mënyra si bëhej gjiza në fshat—pa termometër, pa matje moderne, vetëm me sy, dorë dhe përvojë.

Kur themi gjizë, ne ruajmë një dallim që shumë gjuhë të tjera e kanë harruar.
Përfundim
“Cheese” dhe “djathë” mund të duken të njëjta në tryezë, por në gjuhë ato i përkasin dy botëve të ndryshme.
Njëra flet për procesin. Tjetra për formën.Dhe shqipja—ndoshta më e vjetra në këtë rast—ruan të dyja përmes një sistemi më të pasur. Në këtë kuptim, gjuha jonë nuk është vetëm mjet komunikimi. Ajo është kujtesë.
Dhe ndoshta, në një kohë që harron shpejt, kjo është pasuria më e madhe që kemi.