Shkruan:Hazir Mehmeti,Vjenë/
I njohur për kontributin e tij për çështjen shqiptare, veçan rreth Kosovës.
Mik i madh i së vërtetës, njëri që flet rrjedhshëm shqip dhe dhjetëra gjuhë tjera. Ligjërues në shumë Universitet botërore. Një pjesëmarrje shumë e ulët e studentëve shqiptarë, një befasi jo e këndshme.
Organizuar nga Institutit të Historisë së Evropës Lindore UN-Vjenës (IOG) dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, historiani i njohur anglez, Sir Noel Malcolm mbajti ligjëratë me temë nga libri i tij i fundit “Western Converts to Islam in the Ottoman Empire (c 1500 – c. 1700)”
Prof.Dr.Oliver Schmit, mbajti fjalën e hapjes në emër të nikoqirit mes tjerash tha: “ Prof.Malcolm, Falenderoj z.Sami Ukelli për organizimin me sukses të kësaj ligjëratë me Prof. Malcolm, me rastin e botimit të librit të tij të fundit. Është ky një libër i punuar shumë vjet me radhë, ku janë mbledhur fakte nga shumë arkiva, sistemuar me mjeshtri dhe do thosha një shembull për të gjithë ata që do shkruajnë libra studimor”
Ndërsa në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës përshëndeti Sami Ukelli, ambasador. “Prof.Noel Malcolm është i njohur për të gjithë ne dhe e falënderoj për ardhjen e tij sonte këtu. Përshëndes përfaqësuesit e Institutit për bashkëpunim”
Sir Noel Malcolm rreth librit të tij mes tjerash shtoi: “Tema e librit është shumë e gjerë, se çka ndodhi brenda perandorisë osmane, andaj ne nuk do flasim për këtë në mbrëmjen e sotme. Ishte një numër i konsiderueshëm i skllaveve krishterë në perandorinë osmane. Dua te filloj qe të jap disa informata rreth kontekstit. Kush ishin ata skllave? Në cilat rrethana jetuan? Sidomos duke e pas parasysh dimensionin religjioz të kësaj skllavërie. Është e pamundur të thuash se sa skllav të perëndimit ishin nën perandorinë osmane. Ndoshta ju intereson që ne do mund të kalkulojmë përafërsisht numrin e skllave mysliman në Evropën perëndimore në atë kohë, rreth 70.000 deri ne 100.000. Unë mendoj që numri i skllave perëndimor në perandorinë osmane ishte shumë me i madh. Sulmuesit Tartar që vinin nga gadishulli Krim gjatë luftimeve në Ukrainë, Rusi e Poloni morën shumë njerëz si skllav, diku 4000 deri 5000 skllav çdo vit. Mirëpo, kishte edhe vite kur numri ishte deri në 20.000 vetë në vetëm një vit. Ishte një numër i madh i skllave rus. Mirëpo ata nuk mblodhën nën terminologjinë evropiane perëndimore dhe të krishtere. Shumica e skllave evropian u morën gjatë luftërave të ndryshme, si për shembull lufta kundër Venedikut ose Habsburgëve, gjithashtu edhe një numër i vogël i skllave që u sollën në mënyrë private, mirëpo kishte edhe një numër të konsiderueshëm të skllave që u sollën brenda perandorisë osmane dhe jo nga Evropa perëndimore. Skllavet u përdoren edhe si plaçkitës të anijeve, sidomos në portet e Afrikës Veriore, siç ishin ato në Algjeri, Tunizi dhe Tripoli , të cilat ishin gjatë shumicën e asaj kohe pjesë e perandorisë osmane, por gati gjithmonë me autonomi të veçanta territoriale.” Nga Ambasada e Kosovës ishin dhe Blerim Canaj,këshilltar,.Faruk Ajeti, sekretar dhe Blerim Halili, atashe policor.
Në bisedë me Prof.Dr.Oliver Schmidt, në një shqipe të rrjedhshme rreth Sir.Noel Malcolm mes tjerash tha“ Malcolm ka bërë një punë kolosale për shqiptarë, veçan për Kosovën. Ai ka hulumtuar për 20 vjet arkivave në shumë vende për nxjerrjen e fakteve të cilat i boton në librin e tij. Ai e meriton respektin e të gjithëve. Është një punë shumë me vlerë sjellja e tij sonte këtu për të ligjëruar e biseduar rreth veprës së tije“. Biseda me Sir Malcolm ishte e ngrohtë dhe miqësore, fliste pa ngurrim shqip dhe gjuhë tjera. Në fund u dha një koktej rasti me ushqime e pije kosovare.
Vjenë, 13 janar 2016. Ligjëratë nga Sir Noel Malcolm – “Western Converts to Islam in the Ottoman Empire (c 1500 – c. 1700)”. Nga libri “Agents of Empire”. Organizuar nga Institutit të Historisë së Evropës Lindore (IOG) UN-Vjenës dhe Ambasadës së Kosovës në Austri. Personalisht nga Sami Ukelli, ambasador.
Në libër jepet një histori interesante e një familje shqiptare nga Ulqin në shekullin e 16- të.