Bobby Arifi Glenview Il Cikago USA/
Kënga dhe jeta e Hafize Leskovikut, këngëtares së madhe që nderoi jo vetëm vendlindjen e saj por edhe mbarë kombin, i kapërcen hapësirat e një shekulli. Ajo ende vijon të trazojë ujrat e muzikës, të inkurajojë këngëtarë e formacione muzikore, që të kenë në repertorin e tyre, ato këngë që kanë mbetur monumente të muzikës me saze, ku Hafizeja bashkë me të jatin dhe dy vëllezërit e saj Ajdinin dhe Selimin ,ua lanë trashëgim brezave. Në vendlindjen time, që ndodhet dicka më larg se Korca, në Manastir ( Bitola ) ky emer, nuk ishte emër i panjohur. Prindërit e etërit tanë tregojnë për prezencën e saj në ato vite të herëshmë edhe në dasmat e këtij qyteti qendër vilajeti të banuar kryesisht nga shqiptarë.Në shtëpitë tona, kënga e saj kishte ardhur edhe nëpërmjet pllakave të gramafonit dhe ishte emër që dëshirohej e pëlqehej për zërin e këngën e saj, për atë muzikë kaq të vecantë e të dashur.
Shumica e këngëve të saj vërtet u rregjistruan në Shqipëri nga kompani amerikane e të tjera ,por ato u prodhuan këtu, ku sot jetojmë edhe ne, në Cikago,Boston etj dhe prej këtej në forma të ndryshme u shpërndanë në qytetet e fshatrat e varfër të Shqipërisë, u kujtonin emigrantëve atdheun e tyre dhe i çlodhte dëgjuesit nga hallet e jetës.Ato me teknikat më përparimtare të kohës kaluan brigjet e Oqeanit dhe vijojnë të jenë edhe sot vlerë dhe burim orgjinal i trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore.
Libri në fjalë “ Kënga e Hafize Leskovikut dhe Adriana” , që ka për autor z N Mihali, mua më imprsionon dhe ndjehem mirë kur mësoi e njihem me jetën e Hafizesë e familjes së saj, sa në qytetin e Leskovikut, ne qytetet e tjera që e rrethojnë këtë qytezë si Korca, Konica, Janina, Përmeti etj Në këtë hapësirë gjeografike sazet e Asllan e Selim Leskovikut me këngën e Hafizesë ishin ndër të parat dhe më të mirat . Hafizeja vjen nga një familje muzikantësh të cilët ranë shpejt në kontakt me veglat e temperuara të ardhura nga Europa, i morën ato dhe u bënë zotrër të tyre, duke e kthyer këtë qytezë, Leskovikun rrëzë Melesinit, në një vendlindje të kësaj muzike që shumëkush e nquan me krenari “kryeqyteti i muzikës me saze“. Asllani, babai i tyre, ishte ndër të parët që i afroi dhe i bëri muzikantë duke marrë e mësuar sejcili nga një instrument të veçantë, ndërsa Hafizeja ishte këngëtarja, por jo vetëm, se i binte edhe qemanes. Kënga më hymn e tyre pa dyshim është ajo që i këndohet qytetit të tyre Leskovikut të vogël, një qyteti të këndshëm për verim, ku kishte resurset e veta. Kishte vreshta, pyje, ajër të pastër, ujëra termale, gryka malesh, pemë frutore, por kishte edhe bejlerë ,e tregtarë, e karvane,që krahas punëve të ditës, ishin edhe qejfllinj të këngës. Me këngën e Leskovikut ata prezantojnë vehten e tyre dhe u kërkon bashkëvendasve të dalin e t’i presin.Të hapin penxheretë se Ata po vijnë, një me llahutë e tjetri me gërnetë, ndërsa ajo qemanes i bije vetë. Zëri i saj pushton qytezën e vogël e ngjitet skërkave të Melesinit , gjer tek ajo kisha me një kamare ku luftonte Zylyftar Poda kundër jeniçerëve të Perandorisë. Në kujtimet e banorëve të hershëm të këtij qyteti thuhet se ata si familje, kishin një lokal- kafene të vogël aty ndanë rrugës kryesore , ku ndodhet edhe sot ai rrapi i madh me degë shumë. Muzikën e luanin në këtë lokal, aty bënin provat e para, kishin dëgjuesit e parë e mandej niste e udhëtonte rrugën e karvaneve nga Leskoviku në Korcë e Manastir ,apo nga Konica, në Janinë e gjer në Stamboll. Pikërisht ky qytet Stambolli , do të ishte stacioni i fundit i jetës së tyre. Pasi rregjistruan me dhjetra këngë e kaba në pllaka gramafoni, mblidheshin darkave në lokalet shqiptare dhe bënin muzikë për ata qindra e mijëra shqiptarë që ndodheshin e punonin apo jetonin në këtë qytet. “ Për mua muzika e Familjes Asllani është e pastër, nuk ka asnjë huazim apo influencë , nuk kanë sjellë asgjë të huaj dhe duket si dicka e veçantë”- do të shprehej studiuesi amerikan nga Virginia , Christopher Hill , kur ra në kontakt dhe studjoj në laboratorin e tij këtu në Amerikë, atë muzikë që ofronin mbi 75 pllakat e gjetura në një dyqan vjetërsirash në një lagje të Stambollit . Dhe pastaj kjo muzikë e ardhur nga Epiri dhe Jugu i Shqipërisë,, u bë shtysë për botimin e shumë artikujve studimorë si dhe të librit “Vajtimi epiriot “ botuar në Amerikë.Ky informacion e detyroi këtë studjues të vijë e ta njohë nga afër Leskovikun e rrethinat e tij dhe të marrë më shumë informacion për Hafizenë e Familjen Leskoviku , detaje të cilat i ka shprehur shumë bukur në një emision në Televizionin Top-Chanel të Tiranës në vitin 2018. Ajdini , vëllai i Selimit e Hafizesë, u largua dhe erdhi në Amerikë dhe vijoi zanatin e tij në klëtë fushë ndërsa Ajo bashkë me Selimin , u larguan pak si shpejt nga kjo jetë, aty nga fillimi i viteve 20-30 të shekullit të kaluar. Të vjen keq se për vitet që erdhën më pas, nuk dihen dhe nuk ka mbetur asnjë frelike apo kujtim, përjashtuar violinës së saj që qënka kthyer në Shqipëri tek familja e këngëtarit Ylli Zeqiri në Përmet . Ajo mbetet një ndër reliket e vecanta që do zgjojë interes edhe në ditët që vijnë . Të vjen keq që në vendlindjen e saj nuk ka ende një vend që të dihet se ku ka qënë shtëpia apo klubi i tyre , të vendoset një pllakë përkujtimore në shenjë nderimi dhe vlerësimi nga brezat që vijnë .
Në vitet që pasuan erdhën instrumentistë shumë cilësorë në instrumentin e gërnetës, u krijuan formacione sazesh me emër të lakmueshëm si ato të usta Laverit në Përmet, Të Lulushit në Korcë, të Cobanit në Tiranë etj etj,por këngëtarë që të ishin në nivelin e Hafizesë, ka qënë e vështirë. Kjo ndodhte pasi ajo ishte unikale në tonalitetin e këngës dhe mënyrën e të kënduarit.
Autori i këtij albumi z Niko Mihali, mundohet të na prezantojë e të na japë sa më realiste portretin e këngëtares Adriana Thanasi, e cila hyn në jetën kulturore e artistike aty nga fillimi i viteve 1980 si pjesëtare e sazeve të usta Laver Bariut, që ishin formacioni kryesor i Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” Përmet. Adriana kish lindur e kish kaluar fëmijërinë në një fshat të Shqerise afër Përmetit sa dhe afër Leskovikut , ku kënga e Hafizesë kishte hyrë herët në vitet 20 -30 të shekullit të kaluar dhe ata që vinin nga kurbeti në shtëpitë e reja që ndërtonin, sajonin bukur edhe një vend për shahirët e sazeve. Mendonin se aty do të vinte edhe Hafizeja e në mos ajo ,do vendoseshin gramafonat e do këndonin këngët e saj . Ishte babai i saj, Ilia, ai që mbolli së pari në jetën e saj dashurinë për këngën popullore dhe duke qënë me probleme shëndetësore, priste sa vinte Adriana nga shkolla fillore e tetëvjecare, hapte fletoren ku kishte shkruar tekstet e këngëve popullore dhe pastaj i këndonte me vajzën . Ato ishi këngë të bukura, me një fabul të bukur, i këndonin dashurisë, mërgimit, jetës, një lirikë e pastër që Adriana ende e parritur mirë ,i këndonte pa e ditur se i kujt ishte ai zë. Fjalët e vargjet e atyre këngëve ishin shumë të prekëshme dhe ajo mendonte se teatri i atyre këngëve ishte aty rrotull shtëpisë apo vendlindjes së saj. Këto këngë i jati i saj i kishte dëgjuar në dasmat e fshatit, i kish dëgjuar nga pllakat e gramafonit që kishin patur dikur në familjen e tyre, por edhe nga ish-mësuesi i Lipivanit Dhosi Liperi, që i kishte grumbulluar dhe ato ishin botuar në vëllimin “Visaret e Kombit “ që ai e mbante tek koka e shtratit të tij. Këngën e fillonte Adriana dhe ai bënte prerësin, por herë- herë afrohej edhe vëllai apo ndonjë i afërt i tyre dhe bëhej dhe iso dhe shkonte bukur .Asaj sot i kujtohen si nëpër ëndër disa nga ato këngë që këndonin në ato vite si “Ballët me sedefe , moj sedefe/ me sërma stolisurë”, “Leskovik o fryn një errë”,”Vitori t’u bëftë nëna “ etj etj
Më vonë ajo do zbresë në qytet me familjen e saj dhe ndodh që njerën nga këto këngë e këndon në një dasmë të fisit me porosi të babait , ku si për fatin e saj, me sazet e dasmës ishte ustai klarinetës Laveri . Ai , sa e dëgjoi dhe diçka ndjeu, i erdhi ai zë si një kujtim i largët. Ai nuk është se e njihte Hafizenë, por zëri i saj sikur zbriti nga qielli dhe u ul mbi tavolinat e dasmës. Këtë detaj ja tregon edhe të vëllait , Lefterit , dhe nga larg i dërgon një përshëndetje si falenderim e vlerësim, se ajo këngë ua zbukuroi edhe sazet e tyre . Pas asaj darke vijoj të pyes e të mësojë më shumë për Hafizenë , të kërkojë më shumë nëpër pllakat e gramafonit dhe jo vonë , do shkojë të bëjë provën e parë me ato saze në Shtëpinë e Kulturës të qytetit . – Aty këndova këngën “Hyn e del tek porta jashtë, ma tund të shkretën mandile”- kujton Adriana. – Kur mbarova pashë ustain- tregon ajo – që hoqi klarinetën nga goja, palosi mustaqet e këndëshme dhe më thotë :
– Mirë çupë e babait, nuk e këndove keq, do bëjmë edhe disa prova e besoj do dalësh në koncert…-e ndërkohë i thotë Refanit, shefit të muzikës : Fani, duhen afruar dhe inkurajuar këta zëra kaq të bukur, këndon alto kjo vajza, tamam si Hafizeja“
Në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar ajo u bë pjesë e formacionit të Sazeve të Shtëpisë së Kulturës që kishin për drejtues Laver Bariun dhe punonte me nje pasion e durim për interpretimin e këngës popullore . Në dhjetor 1982 shkon bashkë me Sazet në rregjistrimet e RTVSH për koncetrin e Vitit te Ri 1983. Aty takohet e njihet me emra të njohur të muzikës e këngës si me këngëtaren P. Simaku, E Libohova etj dhe do të këndojë për këtë koncert këngën :
“ …Penxheren e zotrisë sate, ta zuri pema jeshile, Hyr e del tek porta jashtë, ç’ma tund të shkretën mandile… Ishte një zë i vecantë që tërhoqi vëmëndjen e regjisores Vera Grabocka , e cila e inkurajon dhe i rreh krahët për atë interpretim të bukur e plot impresione . Në vitin 1983 do jetë pjesë e FFK Gjirokastrës ku do interrpetojë bashkë më këngëtarin R. Tralo këngën e kënduar herët nga Hafizeja “ Omoj Sykaleshe “,një këngë e bukur lirike që u prit shumë mirë dhe në fund,komisjoni e shpalli atë Laureate e Festivalit . Gjithmonë në krah të sazeve të usta Laverit ajo krahas punës së përditëshme si tezgjahiste në Ndërmarrjen e Trikotazhit të qytetit, do të jetë një amatore e rregullt e Shtëpisë së Kulturës, merr pjesë në prova dhe do jetë pjesë e shumë koncerteve që organizoheshin në Përmet, sikundër ishte edhe ai në maj të vitit 1984,për 35-vjetorin e Kongresit të Përmetit, ku morën pjesë edhe autoritetet më të larta shtetërore apo koncerteve që rregjistroheshin në Radio e Televizionin shqiptar me Ansamblin e këngës popullorer të këtij institucioni.. Në gusht të vitit 1985 ajo do të jetë pjesë e një grupi të vogël artistik ku bënin pjesë veç saj dhe L Bariut edhe Cobani ( Remzi Lela ) me klarinetë, Familja Mastora nga Dropulli i Gjirokastrës, Ethem Qerimi me violinë etj dhe do të shkojnë në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Delvinaqit në Greqi, një qytezë e vogël afër Janinës . Aty me zërin e saj të bukur do fitojë shumë duartrokitje dhe do shkrijë shumë akuj mes dy vendeve që edhe pse fqinj, nuk kishin hyrje e dalje prej shumë vjetësh dhe kufirin e kishin të rrethuar me tela me gjëmba.. Në fillim të viteve 90 përsëri me usta Laverin dhe me një grup muzikantësh e këngëtarësh nga Përmeti , nën drejtimin e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës N Mihali, autorit të këtij libri , do udhëtojë në Francë dhe do marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Bonifacios Corsikë . Veç këngëve përmetare do këndojë së bashku me usta Laverin edhe një këngë himarrjote “ Vajza e valëve “ që u prit shumë – shumë mirë . Në këto vite ajo gati në cdo koncert do të kishte këngë nga ato të repertorit të Hafizesë dhe gradualisht ajo po i bëntë sfidë kësaj këngëtare të madhe që ish larguar nga kjo jetë ,gati gjysëm shekulli më parë .
Ndryshimet që erdhën në Shqipëri në dekadën e fundit të shekullit XX me shëmbjen e diktaturës komuniste sollën shumë probleme edhe për Adrianën e cila shumë shpejt, me dy vajza të mitura, do të shkojë si emigrante në Greqi . Tani do të jetë Athina qyteti ku ajo krahas punëve të përditëshme, fëmijëve etj do të gjente prapë mundësi e kohë të mos largohej nga muzika e këngët e saj të preferuara.Inkuadrohet e organizohet në veprimtari të ndryshme muzikore, promovon këngën e saj, pasuron rrethin e bashkëpuntorëve, por gjithësesi dicka i mungonte .
Do të rikthehet përsëri në Përmet në një festival të organizuar në maj të vitit 2014 nga CIOFF dhe Këshilli i Muzikës Shqiptare për nder të Laver Bariut i cili kishte ndëruar jetë disa muaj më parë . E Ndjente dhe e përjetoi keq humbjen e usta Laverit, i cili e nxori në skenë dhe e përgatiti si këngëtare. Për nder të tij këndoi në këtë festival me një grup me saze të ardhur enkas nga Athina, dy këngë nga ato ta Hafize Leskovikut e shoqëruar nga klarineta e Josif Shukallarit. Juria e Festivalit me kryetar K Qafoku, Eno Koço etj për instrumentistin më të mirë do jeptë cmimin Laver BARIU dhe për këngëtarin më të mirë do të jepte cmimin Hafize LESKOVIKU. Adriana do merrte cmimin H Leskoviku, ndërsa Josifi çmimin Laver Bariu, vlerësime këto që i inkurajuan të bënin vërtet diçka më shumë për këtë këngëtare. Në mars prill 2018 nën kujdesin e muzikologut Prof Dr Vasil Tole do të bashkëpunojë me sazet e Përmetit me klarinetën e J Shukallarit dhe drejtuesit artistik Q Vangjeli dhe do të përgatisin një dokumentar për TV Shqiptar “ Sazet e Permetit dhe ustai i tradites”,që ka në qendër profilin artistik të këtij klarinetisti- nxënës i usta Laverit, ku ajo Adriana , së bashku me këngëtaren Evgjeni Culli e Luljeta Ilia , do të interrpetojë disa këngë nga repertori i Hafizesë.
Një projekt tjetër në të cilën Adriana ka dhënë me dhjetra koncerte është pjesëmarrja e saj në grupin Saz-Iso, përgatitja e hedhja në tregun muzikor ndërkombëtar të një CD me kaba dhe këngët e Përmetit , këngë iso-polifonike kënduar me saze dhe akapela me producent Prodotto da sua eccellenza Joe Boyd, con la collaborazione dell’albanese Edit Pula e della berlinese Andrea Goertler tra l’altro ha da poco sposato proprio il celebre produttore americano-britannico.Kjo CD bashkë me gjithë grupin organizator, orkestrën dhe këngëtarët, është promovuar në dhjetra kryeqendra europiane si në Francë, Hollandë, Warshavë,Belgjikë,Spanjë, Lisbonë,Prishtinë Londër dhe 11 qytete të Anglisë, në BBC Word etj etj ku është duartrokitur dhe promovuar iso-poliphonia shqiptare dhe ku Adriana i ka qëndruar besnik linjës së saj me këngët e Hafize Leskovikut por edhe të tjera …
Tani sfida qe e plotë dhe ajo e kish fituar! Kishte krijuar profilin e saj si këngëtare që rringjalli e risolli në skenë këtë lloj kënge që ishte sa e bukur edhe unikale ,por e harruar. Tre vjetë më vonë, po me këto saze e me këta muzikantë që kishin krijuar një identitet shumë të mirë muzikor, që pasonin sazet e vjetra te Përmetit e sidomos ato të usta Laver Bariut,do sigurojë një mbështetje nga Ministria e Kulturës Tiranë dhe do përgatisin e regjistrojnë një CD, me muzikë qytetare me saze “Këngët e Hafizesë “. Kjo CD që i bashakngjitet këtij botimi. CD është pritur shumë mirë. Ajo i ka kaluar shpejt kufijtë e Shqipërisë dhe këngët e Hafizesë të kënduara nga Adriana Thanasi dhe E Culli, L Ilia, R Tralo të shoqeruara nga Sazet e Përmetit “Mjeshtër i madh“ gëzojnë dhe kanë shumë fansa në Shqipëri por edhe në Diasporë.
Unë kam patur fatin të ndodhem në Përmet kur bëheshin këto rregjistrime të cilat i përcolla me një reportazh nga Bar “Familjari” në Përmet, në prani të gjithë grupit të xhirimit, ku dua të vlerësoj e falenderoj si autorin e librit z N Mihali që ma organizoi këtë takim, grupin e sazeve me Josifin, Qirjakon,Yllin , Adrianën, Evgjeninë, Luljetën etj si dhe muzikantët Klodian Qafoku bashkë me zonjën e tij Arditën, Endri Sinën bashkë me zj Holta Sina , që me praninë e tyre na e bënë edhe më të bukur atë darkë , ku këngët e Përmetit dhe virtuoziteti i sazeve dhe këngëtarëve na lanë shumë mbresa e impresione …
Tiranë-Përmet-Cikago – prill- maj 2024