Në rrjetin e tij social të familjes Mbretërore Shqiptare “Albanian Royal Family – Prince Leka” janë postuar fotografitë, që tregojnë se në këtë premier ceremoninë e shfaqjes së filmit kanë marrë pjesë edhe L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka./
Nga BEQIR SINA, New York/
TIRANE : Filmi me metrazh të gjatë( 85 minuta) Mikey Boy, i zhanrit – Komedi dhe Aventur me regji dhe skenar të Mikel Dusit, me aktorë: Mike Dusi, Chris Wylde, Kristen Mallette, Robin Charters, Kresh Novakovic, Scott Reed, Maxine Hupy, i promovuar kohë më parë në qytetin e Manhaten New York, të Shteteve të Bashkuara të Amemrikës, është shafqur më 21 nëntor edhe në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë, në Kinemanë Imperial, të paktën kështu njofton sot media shqiptare.
“Mike Boy”, është filmi më i mirë i aktorit me orgjinë shqiptare nga Gjakova, që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Hillivud – Kaliforni – SHBA. Mikel Dushi – alias Mike Dusi, me këtë film mori pjesë edhe në festivalin e Kanës, njëri prej festivaleve më të famshëm në botë. Aktori Dusi, ka pranuar se ai është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është i motivuar nga një histori shqiptare.
Në rrjetin e tij social të familjes Mbretërore Shqiptare “Albanian Royal Family – Prince Leka” facebook, janë postuar fotografitë, që tregojnë se në këtë premier ceremoninë e shfaqjes së filmit i zhanrit komedi “Mike Boy”, i aktorit shqiptaro-amerikan, Mikel Dusi shfaqur më datën 21 nëntorë edhe për publikun e Tiranës në ekranin e kinemasë “Kinema Imperial”, kanë marrë pjesë edhe L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka.
Kështu që, mbas Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës filmi mbrriti në Kinemanë Imperial të Tiranës, dhe pritet që në këtë fillim muaji dhjetor, ta ketë premierën e vet edhe në Prishtinë.
Aktori Dusi është shpreh për median në Tiranë, shkruajnë disa të përditëshme atje se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, ndaj dhe tregimi në film është shqiptar. Ai thotë se “Mike Boy” është fëmijëria ime, është një tregim shqiptar. Mund të mos jetë tregim për të gjithë, por është i imi. Jam rritur me traditën dhe kulturën shqiptare. Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se duhet të martohesh, të bësh jetën tënde. Pra, kështu rrjedh jeta, duhet ta bësh atë më “funny”, t’i bësh të gjitha këto”, pohon aktori Dusi për gazetat shqiptare.
Por ndërsa publiku i Tiranës ndoqi këtë herë një komedi që në SHBA ka marrë vlerësime, aktori Dusi tregon se ëndrra e tij është ta realizojë dhe një film për heroin tonë kombëtar Skënderbeun. “Kam disa ëndrra. Një prej tyre është filmi për Skënderbeun. E kam lexuar një libër për Skënderbeun dhe nuk doja që të përfundojë libri. Aty shihja shumë tregime që mund të trajtoheshin. Mjafton të shkosh në studio, tek ndonjë producent dhe të fillosh punën”, citohet të ketë thënë aktori Mikel Dusi, në Tiranë.
Edhe, e përditshmja amerikane ”Daily News” ka shkruar rreth aktorit hollivudian me origjinë shqiptare, Mikel Dusi, ylli i filmit ”Mikey Boy”, premiera e të cilit u shfaq në Nju Jork muajin e kaluar
Ajo shkruante se filmi gjysmë autobiografik, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.
Sipas gazetës njujorkeze ”Daily News” filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët e pritën me padurim shikimin e premierës së tij. Mikel Dusi është shprehur për ”Daily News” se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.
“Ajo çfarë e karakterizon më së shumti këtë film, sipas ”Daily News” është se dalin në pah elementë pozitivë të shqiptarëve, pasi në përgjithësi filmat e realizuar nga të huajt për Shqipërinë, si për shembull ”Taken”, kanë errësuar imazhin e Shqipërisë duke i përshkruar shqiptarët si rrëmbyes dhe kriminelë.Mikel Dusi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe nuk habitet aspak nga mbështetja e shqiptarëve, pasi kështu është natyra e vërtetë e tyre” ka shkuar gazeta e New Yorkut ”Daily News” .
Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi atë në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.
Mikel Dushi – alias Mike Dusi, me orgjinë shqiptare nga Gjakova, është një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York. Jeta e tij ka patur shumë të përpjeta dhe të tatëpjeta që kur ai mësoi se i duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të rregulluar një martesë. MikeyBoy vendosi për të bërë një kërkim nëpër botë bashkë me shokun e tij të ngushtë Robin për të fituar sërish të dashurën e tij amerikane dhe të shmangte vajtjen në shqipëri për tu martuar. Filmi Komedi / Aventur MikeyBoy është shfaqur edhe në Festivalin e filmit Sundance, Festivalin e filmit Cannes, në Hollywood, edhe në New York, në France, Monako dhe Itali. Filmi është shkruar dhe është aktruar nga Mike Dusi, është në formën e një autobiografie. Më së shumti është në stilin klasik të John Belushi,në mënyrën shqiptare por me më shumë bukuri.