PhD Klajdi Bregu
Korrupsioni është kanceri i ekonomisë sonë, por asgjë nuk mund të ndryshojë pa ndryshuar ne mendësi si popull. Një popull që pret të ndalohet korrupsioni nga të tjerët, ka dështuar pa filluar luftën kundër korrupsionit.Një popull që voton për atë që është më pak i korruptuar, ka dështuar pa filluar në luftën kundër korrupsionit.Një popull që reagon kundër korrupsionit vetëm kur behet nga “pala tjetër” ka dështuar pa filluar në luftën kundër korrupsionit.Për më tepër, kemi mediat si Top Channel që e shohin korrupsionin si diçka të jashtme që na qënka qepur ne si dhelpra pas koqeve të dashit, dhe nuk na shkoqitet.Pra klasa jonë politike, dhe veçanërisht qeveria, skanë aspak dorë në këtë mes. Ata po bëjnë ç’është e mundur ta ndalojnë korrupsionin por është ai është shumë i fortë për tu mundur.