-Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë votoi me shumicë pakon e tre projektligjeve drejt Ushtrisë së Kosovës/
-Deputetë të maxhorancës e opozitës paralajmëruan votën pro të grupeve të tyre parlamentare edhe në seanca plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa kundër ishte vetëm përfaqësuesi i Listës Serbe/
PRISHTINË, 3 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë votoi sot me shumicë pakon e tre projektligjeve drejt Ushtrisë së Kosovës.
“Komisioni përkrahu projektligjiet dhe i rekomandoi seancës miratimin e tyre në parim”, bën të ditur njoftimi zyrtar.
Deputetë të maxhorancës e opozitës paralajmëruan votën pro të grupeve të tyre parlamentare edhe në seanca plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa kundër ishte vetëm përfaqësuesi i Listës Serbe.
Në 13 Shtator 2018, qeveria e Kosovës, bazuar në të drejtën e saj kushtetuese, ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në atë kuadër është miratuar Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes./b.j/