-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, po ashtu shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot në Kosovë është pritur në takime të veçanta nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe nga liderë të partive politike.Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, po ashtu shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Presidentja Jahjaga pret kryetarin e PD-së, Lulzim Basha
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare thekson se, Jahjaga dhe Basha biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks në zhvillimet më të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe proceset e tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Presidentja Jahjaga e njoftoi Bashën me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin.
Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj për të ardhmen e Republikës së Kosovës.Mustafa-Basha: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim dhe partneritet me Shqipërinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Sipas njoftimit të dërguar nga Kryeministria kosovare, gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në dy vendet si dhe për bashkëpunimin dhe relacionet shumë të mira, në të gjitha nivelet, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa e njoftoi kryetarin Basha për progresin e gjithanshëm në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.
Kryeministri Mustafa e falënderoi Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë faktorët institucional, politik dhe shoqëror të saj për përkrahjen dhe bashkëpunimin, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur konsideratat e tij maksimale për lidershipin dhe konsistencën e Qeverisë së Kosovës në avancimin e proceseve zhvillimore. Kryetari Basha, po ashtu, shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Basha-Veseli: Gazi nuk është model për Parlamentin
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Lulzim Basha. Gjatë këtij takimi të ngrohtë, u bisedua për marrëdhëniet ndërparlamentare ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në ato fusha, në të cilat Shqipëria ka eksperiencë më të madhe, e që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike.Njoftimi i dërguar nga Kuvendi thekon se, kryetari i PD-së, Basha, me këtë rast i bëri një vështrim edhe gjendjes politike në Kosovë, ndërsa vlerësoi se opozita duhet të jetë më e përgjegjshme kundruall situatës së krijuar.
“Gazi nuk është model për Parlamentin”, tha Basha, dhe shfaqi drojën se veprimet e opozitës do të krijojnë imazh të keq për vendin, duke penguar në rrugën e integrimeve.
Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet të dyja vendeve dhe u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
Basha- Ahmeti: Janë shumë çështje të përbashkëta
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashën.
Në një bisedë të përzemërt Ahmeti e njoftoi Bashën për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, sfidat dhe kauzat e opozitës, qeverisjen dhe të arriturat në Komunën e Prishtinës, si dhe promovimin e demokracisë dhe interesin qytetar në përgjithësi.
Nga ana e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehi kënaqësinë e tij për takimin dhe tha se duhet të vazhdohet me një dialog kuptimplotë dhe thelbësor në mes faktorëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri.
“Janë shumë çështje të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë, si në aspektin e dy partive opozitare që kanë të bëjnë me interesin qytetar e poashtu edhe në aspektin kombëtar, siç janë integrimi i të dy vendeve në strukturat veriatlantike”, tha Basha.
———- Forwarded message ———-
From: ZPRK – Departamenti i Informimit <zprk@president-ksgov.net>
Date: 2016-03-10 13:01 GMT+01:00
Subject: Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha / Predsednica Atifete Jahjaga dočekala je predsednika Demokratske partije Albanije, Lulzim-a Basha
To: ZPRK – Departamenti i Informimit <zprk@president-ksgov.net>
Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun
Datë: 10 mars 2016
Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha.
Presidentja Jahjaga me z. Basha biseduan për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në zhvillimet më të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe proceset e tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Presidentja Jahjaga e njoftoi z. Basha me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit, Presidentja Jahjaga tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin.
Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj për të ardhmen e Republikës së Kosovës.