Nga Dhimitër Dishnica/
Kohet e fundit në shtypin e shkruar dhe atë onelain të New Jorkut,, në gazetat “Dielli” dhe “Illyria” po bëhet gjithmonë dhe më i pranishëm një emër nga qyteti i Worcesterit, Artur Vrekaj, djalë i ri, me ambicje dhe karierist i thekur, i cili bën kujdes dhe me temat që rreket të trajtojë, kërkon të marrë pozat e mendimtarit, njeriut te ditur, që rezaton kulturë dhe mirësi. Kjo është platforma që kërkon të promovojë. Nga një anë, duke e parë në planin personal, mirë bën që shkruan. Mban veten gjallë. Kërkon të jetë në vëmëndjen e të tjerëve, të bëhet person publik dhe pse jo reflekton një dëshirë, sikundër e thotë edhe vetë “do bëhem një Noli i ri në diasporë(kështu thonë bashëpatriotët e tij përmetarë). Nejse. Kjo është ana më e parëndësishme.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është denigrimi i figurës së tij, as ti bëjmë hije e as ti shohim me xhelozi arritjet e tij. Shkruesi i këtyre rrjeshtave është ndër ata që e ka shtyrë për tu bërë person i lidhur me shtypin, që të guxonte të botonte vjershat e tij dhe nuk kam as më të voglën arsye për të cënuar figurën e tij. Nga pozitat e ish mikut më lind e drejta për ti thënë miqësisht. Kur mbaron së shkruari natën, në mëngjes apo ditën tjetër lexo ato çka ke shkruar. Përqëndrohu, fillo redaktimin dhe rregullo strukturën e fjalive sepse tekstet e botuara nuk të paraqitin dinjitos ne sytë e lexuësve. Mos e harro këshillën time. Sintaksa ka ligjet e veta
Ajo që unë kontestoj janë idetë, kërkesat e përsëritura nga njëri shkrim tek tjetri për organizimin e nje kuvëndi për hartimin e platformës kombëtare dhe këmbënguljen për krijimin e Ministrisë së Diasporës Nuk e di sa i vërtetë është ky mendimtar. Kush ka thënë që diaspora nuk është solide. Pse kerkohen “qiqrat në hell” si thotë populli Mos kërkohen gjë thela dhe përfitime vetiake?,
Që në krye të herës gjykoj se ky nocion i artikuluar prej tij është mashtrimi më i madh, tepër spekulativ dhe i pa argumentuar. Brënda kësaj ideje nuk ka si të mos shquash egon e tij personale, dëshirën për të qënë në vëmëndjen e diasporës, pjesmarës në forume të mëdha si edhe në foto bashkë me “baballarët” e diasporës dhe mbi të gjitha për tu krenuar para fisit të të tij se djali i tyre po bëhet njeri i dëgjuar në Amerikë.
Të kostatosh është gjëja me e lehtë, por të materializosh apo të vesh në jetë një ide të mirfilltë kombëtare duhet vision, njohuri historike apo të traditës, duhen njerzit e munguar të inteligjencës për të interpretuar rolet kryesore në këtë ndërrmarje të madhe.. Siç duket autori i shkrimeve të njëpasnjëshme vuan nga komleksi i inferioritetit pranda shpërndan ide “shashka”të artikuluara qysh herët në rrethet e emigracionit shqiptar.. Kjo ide nuk është e re dhe as e panjohur. Shumë përpjekje janë bërë brënda shekullit mërgimtar të diasporës për bashkim, unifikim, hartimin e një platforme kombëtare e fjalë të tjera të mëdha. Faktet na servirin një pamje tjetër, të hidhur, të mbushur me dështime, denigruëse e me zënka pa fund aq sa faqet e gazetave shqiptare në Amerikë ishin kthyer në arena ku elita intelektuale është rrahur gazetarisht mes vedit.
Të njëjtat histori shfaqen edhe tani në fillimin e shekullit të ri. Edhe pse rrethanat, sfondi historik ka ndryshuar përsëri bëjmë thirje, derdhim lumë fjalësh për të ngacmuar, prekur nervin patriotik të bashkëatdhetarëve tanë të diasporës. Janë shumë të ëmbla, nanuritëse këto për veshin e të gjithëve, por kjo retorike, ky patetizëm i stimuluar zvenitet kur ndeshet me shterpësinë që le pas mungesa e viziomit, tematikës dhe detyrave që shtrohen për rolin e diasporës.Pretendohet sot për thirjen e “Kuvëndit të shqiptarëve të Amerikës, për të përcaktuar prioritetet e këtij shekulli. Dëshira, në thonjëza, është e mirë, por askush deri më sot nuk i ka dhënë frymë kësaj ideje. Nuk ka të regjistruar asnjë prioritet, asnjë platform kombëtare,nuk ka as nismëtarë dhe nuk ka të evidentuar asnjë elitë njerzish të ditur që do ta drejtojnë këtë diasporë. Praktika e deritanishme nuk ka qënë e suksesëshme, mbresëlënëse prandaj është humbje kohe të meresh me organizime të tilla shterpë dhe pa bukë. Të pretendosh për organizime të tilla është tepër e vështirë, aspak praktike dhe që ka një kosto të lartë financiare. Ajo që i duhet diasporës, për momenin, është krijimi i një shërbimi onelain me tre apo katër vetash që të mbajnë kontaktë me të gjitha shoqatat apo grupimet e ndryshme në krejt diasporën. Kjo qëndër informative do të japë udhëzime, do marrë dhe seleksionojë tematikën dhe shqetsimet e tyre, do ti nxitë ato për tu bërë objekt dhe subjekt njëkohësisht në realizimin e programit kombëtar për diasporën. Kjo zyrë kordinuëse, me mundesitë që të afrojnë mjetet e komunikimit intensive do te jetë baza për krijimin e inventarit potencial të shqiptarëve që kanë arritur nivele të larta përfaqsimi në institucionet e larta shkencore, akademike, universitare, ushtarake por edhe më gjërë. Kjo gjeneratë në pararojë është jo vetëm pasuri kombëtare, por që shërben edhe si krenari për çdo shqiptar në vetvete dhe shëmbull pozitiv për tu ndjekur. Sa më mirë dhe sa më shumë ta pasurojmë këtë inventar intelektual aq më dobi i sjellim komunitetit, sepse asnjë nga dejtuësit e mbarë shoqatave nuk kanë informacione të sakta, sa është numëri i tyre, në c’fusha veprojnë etj
Është fakt i pamohushëm që komuniteti shqiptar në diasporë, brënda një kohe të shkurtër ka manifestuar reflekset më të mira emancipuëse, progresiste, tolerancën, ndershmërinë e tij të thellë për tu ingranuar në shoqërinë multietnike amerikane, por njëkohësisht është bërë interpreti i identitetit tonë kombëtar, i traditave më të mira shqiptare dhe cilësisë progresiste të shoqërisë dhe vendit të origjinës sonë. Diaspora jonë, krahas përpjekjeve, punës së ndershme e me përkushtim për tu ballafaquar si i barabartë me komunitetet e tjera, ka hedhur hapa të qënësishme në rrugën e progresit, në arsimimin e lartë univeritar të të gjitha niveleve.Sot kemi qindra e qindra të tillë të cilët janë të liçensuar në degë dhe profesione të nderuara dhe respektuara. Kjo kategori tashmë nuk është anonime, por që duhet vënë në efiçensë dhe afruar si një detashment i specializuar për të marë mbi vete përgjegjësira në dobi të komunitetit dhe për të qënë hallka lidhëse me tematikën dhe programet e zhvillimit ekonomik të vëndit të origjinës sonë.
Kryetari i shoqatës së qytetit të Usterit, në cilësinë e gazetarit,mos merret me idera të mëdha,butaforike, me organizime që si hynë në punë kërkujt. Nuk vlejnë fotot, as presidiumet me njerës të ngrefosur,tepër të velur, as drekat dhe darkat, me gotat nëpër duar, por të meret me detyrat më të thjeshta, më konkrete , më dobiprurëse.
Diaspora jonë është tepër vitale. Është detyra e shoqatave për të seleksionuar, promovuar më të mirët, për ti rekumanduar dhe përgatitur për sfida të mëdha e të rëndësishme. Usteri ka një potencial intelektual që duhet të meret në kosideratë. Emra të tillë si Petrit Skënde,Kujtim Asllani, Leka Bezhani, Robert Laperi, Rezarta Reso, Dhimitri Skënde mund të jenë kandidatë potencialë në zgjedhjet e ardhëshme në të gjitha nivelet e përfaqsimit, në administratën e lartë të qytetit. Emra të tillë potente gjen me shumicë në Boston, New Jork, Detroit, Çikago dhe qytete të tjera ku ka grumbullime shqiptarësh. Me një organizim më të mirë, me një program të detajuar dhe punë të frutëshme kokë më kokë me njerzit mund të fitohen postet e krytarëve të Bashkive dhe pozicioneve te tjera të larta në administratën lokale. Votat e bashkuara të komuniteteve shqiptare janë të mjaftushme, për të haritur objektivat. Kërkohet vetëm vullnet dhe përkushtim.
Është e pa falëshme, në kushtet e sotme, që diaspora të mos e ndërmarë këtë hap në të gjithë hapësirën ku ajo vepron. Ne nuk duhet të mbetemi vetëm tek restaurantet, piceritë, serviset e riparimit të automjeteve, por vështrimin duhet ta hedhim më thellë. Është pak, shumë pak konkurimi i një apo dy personave për të hyrë si kongresmenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk e di pse hesht Komuniteti shqiptar I New Jorkut. Pëllumb Kulla është një emër potent, me cilësi dhe virtute të admirushme, i formuar si politikan Po ç’presin. Pse nuk punojnë për ta lançuar , për të bërë gjithçka duhet për ta përgatitur si kongresmenin e persektivës. Shoqata veterane “Vatra” duhet të hedhë një hap emancipuës. Lufta ka 70 vjet që ka ulur siparin e saj.Gjakrat janë ftohur, dhimbjet kanë mbetur pas. Eshtë tepër primitive të shkohet akoma me mllefe, mërira, akuza artificiale .Vatra nuk është pronë e asnjë grupimi. Krekosja se jam pinjoll i iks apo ypsilon patrioti si dhe mbajtja e flamurit të antikomunizmit është një kauzë bajate që s’ta pranon kërkush. Shqiptarizmi duhet të jetë emërusi I përbashkët i diasporës sonë
Në kushtet e tanishme të gjitha shoqatat, për të mos dalë jashtë funksionit,kanë nevojë për një reformism total, për një revolucionarizim të mënyrës së konceptimit, zgjedhjes së rrugëve të reja dhe kapjes së tematikës për të cilën ka nevojë komuniteti.Mbi të gjitha ato kanë nevojë për një frymë të re bashkëvepruëse me inteligjencën aktive, sepse punët e mira behen me njerës të spikatur dhe jo me njerës perferikë dhe pa nivel. Dikush edhe mund të pyesë. Ç’duhet bërë? Përgjigjia mendoj se nuk është aspak e vështirë. Boll që të ngrenë shkollat shqipe dhe të kujdesen për mbarëvajtjen e tyre. Shoqatat në përputhje me legjislacionin e Shtetit Amerikan të luajnë rolin e unioneve dhe të mbrojnë interest e antarëve të komunitetit. Të këmbëngulin për të regulluar disa kontradikta që ekzistojnë në aplikimin e ndihmës sociale etj. Kjo, për mendimin tim, është hallka kryesore e cila do ti reabilitojë dhe nxitë ato për një përfaqësim dinjitos dhe larg rutinës së zakonëshme.Dhe së fundi duhet ti rikujtoj autorit të shkrimeve të botuara në gazetat e New Jorkut se a ndihet i turpëruar si një ndër shkaktarët që iu kundërvu shkollës shqipe që çelëm në këtë qytet duke i bërë karshillëk aritjeve të saj, duke ngritur një shkollë paralele. Lluks i pa nevojshm i ushqyer nga kapriçiot dhe egoja e tij personale. Është për të arrdhur keq, po arritja më mbresëlënëse, krenaria e komunitetit shqiptar të Usterit u shkërmoq pas tre vjet ekzistence. Thuhet se po behen perpjekje për një organizim të ri të saj, me te tjerë njerës dhe jo nga shoqata.Le të presim dhe të shpresojmë për ditë edhe më të mira
SHYQERI BYTYQI says
Per ne qe krijuam nje bashkim te shqiptareve te quajtur; Shoqata shqiptaro-amerikane “KOMBI”, tanime na u qartesua se cfare ishte motivi i vetem i Artur Vrekajt qe “me shtyrje brylash” se pari te eleminoi shoket e vete te ngusht, dhe fare ne fund me ndihmen e kryetarit shkatrrues te shoqates “KOMBI” Ilir Maci te zgjedhe vehten kryetar te kesaj shoqate.
Si qe e elaboron kryetari i pare ishoq. “KOMBI” z-tri Dhimiter Dishnica, ska gje te keqe nga angazhimi i Artur Vrekajt per te vene ne spikame temen e organizimit te Diaspores duke propozuar edhe Ministri Diaspore per shtetin Shqiptar. Shtrohet pyetja ne emen te kujt Arturi merre guximin per gjera te tilla kur dihet qe Arturi bashk me kryetarin e fundit te shoq. “KOMBI” Ilir Maci u bene tanime 4 vite qe mbajne te “UZURPUAR” shoq.”KOMBI”. Ata mbajne te uzurpuara afro 10.000 dollare te shoqates (mbase i kane hargjuar gjer me tani).
Nuk eshte fare cudi guximi i Arturit per te dhene propozime te tilla, sepse guximi per te uzurpuar shoq. “KOMBI” dhe mjetet financiare jane guxim shume i madhe.
Ne me Dhimitrin (autor i ketij shkrimi shume permbajtesor dhe teqelluar) nuk do kishim nje guxim te tille).
SHYQERI BYTYQI says
Do ti beja lutje kolegjaile Arturit qe per te dhene propozime te tilla (edhe te tjera), se pari te ndermerre hapa te riaktivizimit te shoq. “KOMBI”.
Shoqata “KOMBI” me 8 Mars bene 6 vite qe kur u themelua.
Do te ishte mire qe ne kete date te shpallen zgjedhjet per strukturat drejtuese teshoqates.
AUTORI I SHKRIMI says
Me vjen shume keq per nivelin e personit ne fjale.Une e kam theksuar qe ne fillim.Nuk meren fare me kete person, sepse nuk dua te ulem ne nivelin e tij,por me problemin qe preokupon diasporen sot dhe permiresimin dhe gjetjen errugeve te reja te bashkepunimit Persa i perket vrejtjeve dhe etikeimeve te tij une i shumezoj me zero dhe as denjoj ti bej publike rezervat e mija peronale qe kam ndaj tij Por ne respek te lexuesve te gazetes po them vetem kaq. Nuk kam qene as nje dite antar partie ne kohe edhe tani dhe kure nuk jam marre me fletrufe sic pretendon ky genjeshtar pa princip, por me vepra shkencor historike, te vlersuara ne qarqet shkencore te venddit, te vleresuara me cmime kombetare dhe i botuare dhe ne Kosove dhe Zvicer. Cdo gje qe lidhet me Artur Vrekaj eshte e verifikushme. E pres nje ballafaqim te hapur per ti kthyer kusurin per shpifjet
e rradhes dhe per ngercin ku e ka futur shoqaten Kombi