Zef Preçi/
Duke ndjekur aktivitetin publik te dites se sotme ne te ashtuquajturin “konsultim publik” te KM Rama dhe disa nga ministrat me te rendesishem te tij, nuk mund te mos te lindin disa pyetje dhe pikepyetje. Kjo jo per diskutimin nese duhet ose jo ky hap, sepse per kete personalisht nuk kam asnje dyshim se eshte nje hap i gabuar ne qeverisjen e vendit, por per disa elemente te tjere qe nuk mund te injorohen.
Se pari, duket qarte se motivet kryesore permblidhen ne te pakten dy me kryesoret: nevojat e ngutshme te buxhetit per para per te paguar kontratat e PPP dhe programin e investimeve publike te qeverise me sa duket tejet agresiv dhe jashte kapaciteteve fiskale te vendit. Kjo u duk edhe nga prezantimi sforcuar i argumenteve mbeshtese, kryesisht morale dhe “duke qare hallin”, psh te emigrateve, nga vete z. Rama.
Se dyti, duke marre parasysh prononcimet zyrtare kunder kesaj amnistie te nje numri organizatash te biznesit dhe heshtjen e disa te tjerave, te krijohet bindja se vetem ajo pjese e biznesit qe perceptohet rendom si lobiste apo oligarket vete jane thelbesisht te interesuaar per te. Thene ndryshe, ata qe jane pasuruar me pasurite natyrore te vendit, me fondet publike apo permes shfrytezimit te avantazheve fnanciare qe burojne nga lejet dhe licensat shteterore. Ndonese mbeshtetja ndaj amnistise ne kembim te favoreve qe ajo mendohet se do te krijoje per ta eshte nje e drejte e tyre, nuk besoj se kjo eshte pikerisht ajo gje per te cilen ka nevoje ekonomia jone kombetare.
Se treti, mendoj se nevoja per konsensus me qytetaret qe kane paguar regullisht tatime-taksat gjate tre dekadave te fundit, qe perllogaritet hee 50-70% vte qytetareve dhe biznesve te vendit; nevoja per konsensus politik per aministine ligjore qe shoqeron aministine fiksale dhe te aseteve sipas draftit zyrtar te prezantuar deri me tani, si dhe nevoja per konsesusin e institucioneve financiare nderkombetare mbeten parakushte te saj. “Keshillimi” i sotem nuk ofron asnjeren nga keto parakushte, pavaresisht sulmeve te z. Rama ndaj dhomes Amerikane te tregitse apo asaj Gjermane.
Se katerti, nuk besoj se kerkon qe te jesh politikan i larte apo biznesmen i njohur per te ditur se nuk ka asnje kriminel dhe hajdut te fondeve publike (alias nepunes i korruptuar i qeverie) aq budalla sa te vendose fondet e vjedhura apo parate qe vijne nga aktivitete te paligjshme ne emrin e vet. Shumica e tyre nuk kane as makine, perjashto ketu qe personat me te anatemuar si te korruptuar nga elita politike, te cilet “mbrohen” duke marre poste shume te larta ne parlament apo ne qeveri… Historia ne zhvillim e siper e njohur me publik si “afera e inceneratoreve” deshmon se problemi kryesor tek ne eshte vjedhja e fondeve buxhetore dhe pasurive kombetare duke perdorur pushtetin dhe se rrjetet kriminale te perfshira ne evazion dhe krime fiskale jane shume te medha nga cfare njihet deri me tani. Te jemi me te drejtperdrejte: sot kemi tre lloj ekonomie ne perberje te ekonomise sone kombetare: ekonomine formale ose 50-70% te ekonomise, ekonomine informale ose 20-30% dhe nje nivel ende te panjohur me parate qe vijne nga aktivitetet e paligjshme (kryesisht prodhimi, tregtimi dhe trafikimi i drogave te buta dhe te forta dhe perfitimet nga korrupsioni qeveritar). Cvendosja e parave nga njeri lloj ekonomie ne tjetrin eshte lirisht e mundshme dhe disa zhvillime ne dekaden e fundit qe koincidon me periudhen e qeverisjes se z. Rama tregojne se lloji i trete (ekonomia kriminale) po “fiton” terren ndaj dy te tjerave. Keshtu parate kriminale tashme kane depertuar apo “jane rruges” ne koncesionet e energjitikes, minierat, kontratat koncesionare te llojit PPP, indertimin e kullave, deri edhe ne sektorin bankar, etj. Viktima e kesaj situate eshte konkurrenca ne tregje, disa vendim-marrje te qeverise dhe parlamentit si “ligjet e porositura”, etj.
Se pesti, duke gjykuar edhe nga shifrat qe kane dale ne raportimet e kesaj jave te institucioneve te drejtesise nuk mund te mos vihet re se veprat penale te lidhura me pastrimin e parave jane rritur dukshem, ndonese ndeshkueshmeria e tyre eshte nje shqetesim ne rritje i qytetareve dhe biznesve. Ne kete kendveshtrim, mendoj se qeveria po ndjek rrugen me te shkurter dhe me te gabuar njekohesisht, per te sjelle ne standardet e ligjit ate segment te ekonomise kombetare qe per ironi te fatit, lidhet me vete rolin dhe funksionimin e qeverise, qendron ende jashte sistemit.
Se fundi, nje eksperiment i deshtuar me shume ne ekonomine tone nuk duket ndonje gje e madhe, por kostot qe lidhen me performancen e administrates fiskale dhe institucioneve te drejtesise, per moralin e shoqerise dhe te bizneseve (vullnetin e tyre per te paguar tatime-taksat), per procesin e integrimit Europian te vendit si dhe per legjitimitetin e vete qeverise jane te pariparueshme. Natyrisht qe per shume njerez, duke perfshire edhe autorin e ketyre radheve, qeverisja e zt. Rama gjate gjithe dekades ka qene shume here ne kufinjte e te paligjshmes, por kesaj radhe mendoj se anon plotesisht ne kete ane, duke shtuar rreziqet per paqen sociale e politike ne vend, duke i dhene keshtu hov keq-qeverisjes dhe populizmit qe pjell prej saj. Keshtuqe per r’ju pergjigjur pyetjes ne titullin e ketij shkrimi: te dyja – qeveria dhe Mafia – kane nevoje per amnistine fiskale dhe ligjore qe qeveria po mbron sot.