BAJRAM NEZAJ U PËRCOLL SOT NGA FAMILJA DHE KOMUNITETI PËR NË VARREZA/
Sot, e Premte 20 Dhjetor 2019, u përcoll për në varrezat që ndodhen në Kensico, Valhalla, Nju Jork, një nga burart e urtë e të respektuar të komunitetit shqiptar, Bajram Nezaj. Ai ndërroi jetë me 17 dhjetor në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.
Të enjten me 19 Dhjetor komuniteti shqiptar bëri homazhe dhe i shprehu ngushëllimet Familjes Nezaj në Shtëpinë Mortore Farenga Brothers në Allerton, Bronx, NY,që nga ora 2 PM deri në orën 9 të mbrëmjes. Me qindra bashkatdhetarë nderuan këtë burrë të urtë, i cili shkoi në jetën tjetër i përcjellë me respekt.
Bajram Nezaj ishte bir i një familje të njohur patriotike nga Malësia e Gjakovës me kontribut në historinë tonë kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit.
Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella Familjes Nezaj. I qoftë i lehtë dhe’u i Amerikës, pranë të birit, gazetarit Agim Nezaj. Shpirti i pushoftë në Paqë!