Bashkia Malësi e Madhe/
Festivali më unik në Shqipëri, ku kënget e bukura të traditës, vallet e trashëguara ndër breza, folklori i pasur, etnografia madhështore dhe ritualet e lashta na lidhin thellësisht me rrënjet tona, ku gjithmonë do të ndihemi krenar dhe përgjegjës për t’i ruajtur dhe kultivuar nga brezi në brez
Në vendin magjik të Qafës së Predelecit zgjodhëm më të bukurën: “Mis Bjeshka” vajzën Liljana Lashaj nga Selca. Ndërsa çmimet e tjera shkuan për vajzat: Anxhelika Sterkaj – Zana e Maleve, Mary Camaj – Xhubleta më e bukur, Monika Ulaj – Shtojzovallja e Bjeshkëve, Mikejla Nonaj – Kërcimtarja e Logut ndërsa vajza Nexhmije Dedushaj është zgjedhur për të konkuruar në “Miss Universe Albania”.
Logu i Bjeshkëve 2024, rikthim tek rrënjët!