Foto: Pajtimi i gjaqeve , themelet e shtetit të Kosovës!/
Nga Fahri XHARRA/
Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bubullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhtive nga më të ndryshmet. Tradhtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjve tanë. “O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).Të njëjtën gjë e them me dro të madhe edhe sot. Gjatë leximit të historisë sonë më të re , të gjithë e pamë që vullnetin e madh të popullit tonë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësi e përkrahur nga shtetet dashamirëse të kohës , donin ta pengonin haxhiqamilët tanë në fillimin e shek. XX. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja që edhe 101 vjet pas , kur po e festojmë këtë datë të madhe historike në tokat tona ende gjallërojnë haxhiqamilët e rinj, qyqet në folenë e madhe të shqiponjës dhe jazegjitë
Veprimtaria e pajtimit të gjaqeve, tash e përgjithmonë mbetet vepër e rrallë, monument i pavdekshëm që përkujton Verrat e Llukës dhe vlerat e Kosovës e të kombit në përgjithësi. Plaku i urtë, Anton Çetta, në momentet më delikate dëshmoi virtytet madhështore si figurë markante e kombit. Ai pasqyron përjetësisht, çiltërsinë, mençurinë dhe atdhedashurinë që shëroi zemrat e dhjetërave mijërave njerëzve, por mbi të gjitha shëroi një plagë të madhe të kombit. “Një popull qe urren nuk meriton të jetojë”, ishin fjalët e binomit të kombit Anton Çetta, i cili në momentet më të vështira bëri qe shqiptarët të bashkohen rreth flamurit, pavarësisë dhe lirisë kombëtare
Madhështinë e këtij viti (1990) ia shtoi edhe unifikimi i faktorit politik kombëtar. Burrneshat e burrat shqiptar falnin gjakun në emrin e atdheut, flamurit dhe Anton Çetës.Kur shtriheshin duart e pajtimit, milona zemra bëheshin mal, mbi qiellin e Arbërit shkrepnin retë, lëkundeshin bjeshkët, lëkundej edhe vrrija, ndersa rapsodi ua këndonte këngën duke tregua se edhe „Në barkun e nënës gëzohej fëmija“. Vetëdijsimi i mbar një populli ndodhi shpejt dhe se tek të gjithë ishte ngulit ideja kombëtare se gjakmarrja duhet çrrënjosë, ishte e dëmshme dhe trashëgimi të cilën të huajt na e lanë në pragjet tona, dhe se heroniat dhe heronjët e momentit ishin bërë ata që falnin gjaqet, plagët e ngatrresat.Sa gjak që falej për hir të flamurit e atdheut, për liri e ardhmëri, në zemrat shqiptare binin lulet e vllëzrimit, dielli rrezet i shumonte dhe kudo bimonte fara e mbarë e kombit(A.Gashi)
Janë bërë një grup mercenarësh islamikë të cilët imponohen në gazeta, forume e televizione, duke luftuar kundër përpjekjeve tona për integrim në Bashkimin Evropian. (G.Mehmetaj)
Kush është “profesor” Milazim Krasniqi ? “Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, një lokalitet afër Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Studimet për letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku magjistroi në vitin 1988, me temën “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po në Universitetin e Prishtinës, ka fituar gradën e doktorit të shkencave filologjike me tezën e disertacionit “Soneti në poezinë shqipe” me 15 shtator 2004.” Është autor i shumë veprave letrare dhe angazhimi i tij si vijon: Angazhimi profesional dhe publik: teknik medicinal ne Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë; përkthyes po në këtë klinikë; redaktor i revistës kulturore “Fjala”; sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës; kryeredaktor i revistës “Fjala”; redaktor përgjegjës për Kosovë i gazetës ditore “Bota Sot”; kryeredaktor i revistës “Interesi Nacional”; anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe analist të Radio Europa e Lire; bashkëpunëtor për lëndën Sociologjia e letërsisë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. (www.gazetashqiptare.eu) ”Njeri i madh, apo jo ?Njeri në të cilin është dashtë që Kosova të llogaritë në te .
E thërras Milazim Krasniqin që të shikon foton e mësipërme . A jemi ne ata që rrinim së bashku pa dallim fetar , kur ishte në pyetje rrezili i kombit.?
Kush jeni ju more i ashtuquajturi zotëri Milazimi , i ashtuquajturi profesor , që nuk i ndaheni deshirës dhe ndjelljes , dhe propagimit te vëllavrasjeve?
Në një shtet normal , për ty ishte hapur procedura juridike.
09.12.13, Gjakovë