Nga Frank Shkreli/
Kjo ndodhë vetëm në Amerikë! Në më pak se 70-orë pas përfundimit të zgjedhjeve tepër të ashpra presidenciale në Amerikë, Presidenti demokrat në detyrë Barak Obama u takua, për herë të parë, me presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump për të biseduar mbi tranzicionin paqësor qeveritar, nga administrata e Obamës në administratën e ardhëshme Trump. Thuaj çka të duash për Amerikën dhe për problemet e saja, ky gjest është një imazh që e bën Amerikën, ajo që është, vendi më i mirë në botë, vendi i tolerancës politike, pa marrë parasyshë se sa të ashpra dhe divergjente janë qëndrimet politike midis partive dhe sa të pa tolerueshme që mund të duken pikpamjet e politikanëve ndaj njëri tjetrit. Kur merr fund fushata dhe argumentet pro dhe kundër, të parët e këtij vendi i shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe konsultohen me njëri tjetrin se cila është mënyra më e mirë për bashkpunuar me njëri për të mirën e vendit. Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë nuk do të thotë se Amerika është këthyer në një parajsë politike ku nuk ka më antagonizma dhe mosmarrveshje politike – jo, por tregon se ekziston vullneti i mirë midis palëve për një tranzicion paqësor të qeverisjes dhe të dëshirës për të punuar në interes të kombit, në fushën e mbrendshme politike dhe në marrëdhnjet ndërkombëtare. Presidenti Obama dhe presidenti i zgjedhur Trump, me takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, përcaktuan tonin për respektin ndaj njëri tjetrit dhe të përkrahsve të tyre politikë dhe për ritheksuan meritat e traditës amerikane për një tolerancë dhe bashkpunim sa më të madh politik, pa marrë parsyshë ndryshimet midis partive politike që ata përfaqsojnë. Z. Obama iu drejtua Z. Trump duke i shprehur gatishmëroinë e tij për ta ndihmuar sepse, sipas presidentit Obama, nëqoftse ti del me sukses, atëherë edhe vendi ynë del me sukses.” Dy personat më të fuqishëm në vend duan t’i tregojnë amerikanëve dhe botës, se megjithë polemikat e fushatës, kur vjen puna më fund, ata më së pari janë patriotë amerikanë dhe jo republikan ose demokrat dhe si të tillë duan të konsultohen dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe në mbështetje të interasave të shënjta të kombit në marrëdhëniet me vendet e tjera, të cilat ndoshta nuk ia duan të mirën Amerikës.
Takimi ishte planifikuar fillimisht të zgjatë 15-20 minuta ose më së shumti gjysëm ore, por zgjati gjithsejt një orë e gjysëm. Kur të merret parasyshë fushata presidenciale që sapo mori fund me zgjedhjen e republikanit Trump për president dhe fjalët dhe komentet e ashpra që këta dy burra kanë përdorur ndaj njëri tjetrit gjatë asaj fushate, takimi i sotëm ishte me të vërtetë një moment historik. Presidenti Obama tha pas takimit se është “shumë i inkurajuar” nga takimi të cilin e karakterizoi si të “shkëlqyeshëm”. Ndërkaq, presidenti i zgjedhur Trump u shpreh se ishte “Nder për tu takuar me presidentin Obama”, duke shtuar se takimi me presidentin Obama zgjati më shumë se ç’ishte paraparë dhe mund të shkonte më gjatë. Ai tha gjithashtu se “biseduam për një numër situatash, disa të mira e disa të vështira”. Presidenti i posa zgjedhur tha gjithashtu se pret të ketë edhe takime të tjera me Presidentin Obama. Ndërkohë që gazetarët po largoheshin nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i ardhëshëm Trump u dëgjua të kishte thënë se Presidenti Obama “Është një burrë shumë i mirë.”
Nga ana e tij, Presidenti Obama u shpreh para gazetarve se ai do të bëjë çdo që të mundur për të ndihmuar presidentin e zgjedhur Trump gjatë këtij tranzicioni, që të dalë me sukses prej ditës së parë kur të fillojë nga detyra më 20 janar dhe njëkohsisht i bëri thirrje popullit amerikan që të bashkohen për zgjidhjen e sfidave, përballë të cilave gjëndet vendi. Ndërkaq, edhe Zëvëndës Presidenti në detyrë Joe Biden u takua sot gjithashtu me Zëvëndës Presidentin e ardhëshëm Mike Pence.
Presidenti Barak Obama ishte shprehur të mërkurën se megjithë ndryshimet politike që ka me Donald Trump, ai do të ndiqte shembullin e para-ardhësit të tij, ish-presidentit George W Bush për të bërë çdo gjë të mundur për të siguruar që tranzicioni të jetë sa më me pak probleme që të jetë e mundur. Presidenti Obama tha se “Tetë vjetë më parë, unë dhe Presidenti Bush kishim shumë ndryshime politike me rëndësi me njëri tjetrin, por stafi i presidentit Bush u tregua aq profesional dhe aq dashamirës ndaj nesh, në bashkpunimin me stafin tonë për një tranzicion të qetë dhe pa asnjë problem. Kështuqë edhe unë kësaj radhe kam urdhëruar stafin tim që të ndjekin shembullin e stafit të presidentit Bush”, që të ndihmojnë si është më mirë stafin e presidentit të ardhëshëm Trump në këtë faqë të tranzicionit, shtoi Z. Obama.
Pasi të bëjë betimin me 20-janar, presidenti i ardhëshëm Trump do të ketë mundësinë të bashkqeverisë me shumicën republikane në të dy dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve duke bërë më të lehtë realizimin dhe zbatimin e shumë programeve të premtuara prej tij, megjithse edhe në radhët e republikanëve ka kundërshtarë dhe nuk ka një qëndrim të vetëm mbi Donald Trump-in as mbi programet dhe politikat e tija, kështuqë ai mund të hasë në kundërshtime edhe në radhët e përfaqsuesve të Partisë Republikane në Kongres. Pas takimit me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgjedhur Trump u nis për në Kongresin amerikan për tu takuar dhe përtë bashkrenduar politikat me udhëheqsit republikanë, me të cilët ka pasur gjithashtu mosmarrveshje gjatë fushatës, por ndihma dhe mbështetja e të cilëve do t’i duhet për të zbatuar politikat, planet dhe programet që ai u ka premtuar zgjedhsve amerikanë në fushatën që posa mori fund se do t’i realizojë gjatë mandatit të tij si President i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara.