• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MOMENT HISTORIK NË SHTËPINË E BARDHË

November 10, 2016 by dgreca

1-frank

Nga Frank Shkreli/

1-trump-obama

Kjo ndodhë vetëm në Amerikë! Në më pak se 70-orë pas përfundimit të zgjedhjeve tepër të ashpra presidenciale në Amerikë, Presidenti demokrat në detyrë Barak Obama u takua, për herë të parë, me presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump për të biseduar mbi tranzicionin paqësor qeveritar, nga administrata e Obamës në administratën e ardhëshme Trump.  Thuaj çka të duash për Amerikën dhe për problemet e saja, ky gjest është një imazh që e bën Amerikën, ajo që është, vendi më i mirë në botë, vendi i tolerancës politike, pa marrë parasyshë se sa të ashpra dhe divergjente janë qëndrimet politike midis partive dhe sa të pa tolerueshme që mund të duken pikpamjet e politikanëve ndaj njëri tjetrit.  Kur merr fund fushata dhe argumentet pro dhe kundër, të parët e këtij vendi i shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe konsultohen me njëri tjetrin se cila është mënyra më e mirë për bashkpunuar me njëri për të mirën e vendit.  Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë nuk do të thotë se Amerika është këthyer në një parajsë politike ku nuk ka më antagonizma dhe mosmarrveshje politike – jo, por tregon se ekziston vullneti i mirë midis palëve për një tranzicion paqësor të qeverisjes dhe të dëshirës për të punuar në interes të kombit, në fushën e mbrendshme politike dhe në marrëdhnjet ndërkombëtare.  Presidenti Obama dhe presidenti i zgjedhur Trump, me takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, përcaktuan tonin për respektin ndaj njëri tjetrit dhe të përkrahsve të tyre politikë dhe për ritheksuan meritat e traditës amerikane për një tolerancë dhe bashkpunim  sa më të madh politik, pa marrë parsyshë ndryshimet midis partive politike që ata përfaqsojnë.  Z. Obama iu drejtua Z. Trump duke i shprehur gatishmëroinë e tij për ta ndihmuar sepse, sipas presidentit Obama, nëqoftse ti del me sukses, atëherë edhe vendi ynë del me sukses.”   Dy personat më të fuqishëm në vend duan t’i tregojnë amerikanëve dhe botës, se megjithë polemikat e fushatës, kur vjen puna më fund, ata më së pari janë patriotë amerikanë dhe jo republikan ose demokrat dhe si të tillë duan të konsultohen dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe në mbështetje të interasave të shënjta të kombit në marrëdhëniet me vendet e tjera,  të cilat ndoshta nuk ia duan të mirën Amerikës.     

Takimi ishte planifikuar fillimisht të zgjatë 15-20 minuta ose më së shumti gjysëm ore, por zgjati gjithsejt një orë e gjysëm.  Kur të merret parasyshë fushata presidenciale që sapo mori fund me zgjedhjen e republikanit Trump për president dhe fjalët dhe komentet e ashpra që këta dy burra kanë përdorur ndaj njëri tjetrit gjatë asaj fushate, takimi i sotëm ishte me të vërtetë një moment historik.   Presidenti Obama tha pas takimit se është “shumë i inkurajuar” nga takimi të cilin e karakterizoi si të “shkëlqyeshëm”. Ndërkaq, presidenti i zgjedhur Trump u shpreh se ishte “Nder për tu takuar me presidentin Obama”, duke shtuar se takimi me presidentin Obama zgjati më shumë se ç’ishte paraparë dhe mund të shkonte më gjatë.  Ai tha gjithashtu se “biseduam për një numër situatash, disa të mira e disa të vështira”.  Presidenti i posa zgjedhur tha gjithashtu se pret të ketë edhe takime të tjera me Presidentin Obama. Ndërkohë që gazetarët po largoheshin nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i ardhëshëm Trump u dëgjua të kishte thënë se Presidenti Obama “Është një burrë shumë i mirë.”

Nga ana e tij, Presidenti Obama u shpreh para gazetarve se ai do të bëjë çdo që të mundur për të ndihmuar presidentin e zgjedhur Trump gjatë këtij tranzicioni, që të dalë me sukses prej ditës së parë kur të fillojë nga detyra më 20 janar dhe njëkohsisht i bëri thirrje popullit amerikan që të bashkohen për zgjidhjen e sfidave, përballë të cilave gjëndet vendi.  Ndërkaq, edhe Zëvëndës Presidenti në detyrë Joe Biden u takua sot gjithashtu me Zëvëndës Presidentin e ardhëshëm Mike Pence.

Presidenti Barak Obama ishte shprehur të mërkurën se megjithë ndryshimet politike që ka me Donald Trump, ai do të ndiqte shembullin e para-ardhësit të tij, ish-presidentit George W Bush për të bërë çdo gjë të mundur për të siguruar që tranzicioni të jetë sa më me pak probleme që të jetë e mundur.  Presidenti Obama tha se “Tetë vjetë më parë, unë dhe Presidenti Bush kishim shumë ndryshime politike me rëndësi me njëri tjetrin, por stafi i presidentit Bush u tregua aq profesional dhe aq dashamirës ndaj nesh, në bashkpunimin me stafin tonë për një tranzicion të qetë dhe pa asnjë problem.  Kështuqë edhe unë kësaj radhe kam urdhëruar stafin tim që të ndjekin shembullin e stafit të presidentit Bush”, që të ndihmojnë si është më mirë stafin e presidentit të ardhëshëm Trump në këtë faqë të tranzicionit, shtoi Z. Obama.

Pasi të bëjë betimin me 20-janar, presidenti i ardhëshëm Trump do të ketë mundësinë të bashkqeverisë me shumicën republikane në të dy dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve duke bërë më të lehtë realizimin dhe zbatimin e shumë programeve të premtuara prej tij, megjithse edhe në radhët e republikanëve ka kundërshtarë dhe nuk ka një qëndrim të vetëm mbi Donald Trump-in as mbi programet dhe politikat e tija, kështuqë ai mund të hasë në kundërshtime edhe në radhët e përfaqsuesve të Partisë Republikane në Kongres.  Pas takimit me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgjedhur Trump u nis për në Kongresin amerikan për tu takuar dhe përtë bashkrenduar politikat me udhëheqsit republikanë, me të cilët ka pasur gjithashtu mosmarrveshje gjatë fushatës, por ndihma dhe mbështetja e të cilëve do t’i duhet për të zbatuar politikat, planet dhe programet që ai u ka premtuar zgjedhsve amerikanë në fushatën që posa mori fund se do t’i realizojë gjatë mandatit të tij si President i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli, moment historik, ne Shtepine e Bardhe

Play Off . Europa Lige. Shkendija perpara nje momenti historik.

August 24, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/

Shkendija gjendet perpara nje momenti historik. Ne rast se kuqezinjte  fitojne dhe arrijne te kualifikohen, kjo eshte hera e pare ne histori qe Shkendija do te marre pjese ne ndeshjet ne grupe te Liges Europiane. Gjithashku kjo eshte nje ngjarje e rradhe dhe e pazakonte per futbollin maqedonas.  E gjithe vemendja e futbolldashesve shqiptare do te jete e perqendruar ne stadiumin “Filipi I Dyte”, ku do takohen kuqezinjte e Shkendijes dhe Gent i Belgjikes. Pak ore perpara takimit play off  te Europa Lige ndermjet FK Shkendija dhe Gent Belgjike, skuadra e “shqiptareve” te Maqedonise eshte optimiste per arritje e nje rezultati pozitiv dhe kualifikimin per ne fazen e grupeve. Takimi i pare ka perfunduar me rezultatin 2-1 per Gent, por goli i shenuar ne fushen kundershtare i jep kuqezinjeve te Shkendijes te “drejten” per te synuar kualifikimin nepermjet rezultatit  minimal 1-0. Tekniku i Shkendijes Bruno Akrapovic dhe kapiteni Ferhan Hasani u treguan optimiste ne koferencen e organizuar per shtyp perpara ndeshjes. “Nese i shfrytezojme sic duhet raste qe do te na paraqiten dhe me ndihmen e publiku do te jemi ne skuadra qe do te kualifikohemi per me tej. Shkendija do ta fitoje kete takim vetem nese  ne luajme  shume mire si ne ndeshjet e kaluara dhe kete do ta arrijme me mbeshtetjen maksimale te publikut. Ne Belgjike luajtem mire dhe ne kete takim presim suksesin e skuadres” u shperh kapiteni Ferhan Hasani. Shkendija nuk ka probleme dhe tekniku Akrapovic i ka ne dispozicion te tej te gjithe futbollistet. Pritet qe Shkendija ne kete ndeshje te kete perkrahje te madhe nga futbolldashesit shqiptar nga te gjitha trevat e Shqiperise.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, moment historik, Shkendija e Tetoves

Kosova në Rio 2016, moment historik

August 1, 2016 by dgreca

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pritje për sportistët dhe anëtarët e Komitetit Olimpik që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, pak orë para nisjes për në Rio-Brazil/

– Kosova përfaqësohet me 8 garues, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë kualifikuar me normë olimpike dhe nga ato më së shumti pritet sukses dhe medalje/

PRISHTINË, 1 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Për Kosovën pjesëmarrja në Rio 2016 është moment historik, tha sot kryeministri kosovar Isa Mustafa. Ai, gjatë pasditës, ka organizoi një pritje të veçantë për sportistët dhe anëtarët e Komitetit Olimpik që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, pak orë para nisjes për në Rio-Brazil.

Mustafa tha se është kënaqësi e veçantë për të si kryeministër i vendit që të takojë sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike.“Për ne është një moment historik pjesëmarrja si shtet me simbolet tona shtetërore, dhe para së gjithash me të rinjtë tanë në Lojërat Olimpike. Është një shans i veçantë që ne ta prezantojmë vendin atje, të shprehim cilësitë tona sportive, kulturën tonë, por edhe vendin tonë si shtet i ri.

Vlerësoj lartë punën e Komitetit Olimpik me gjithë atë që ka bërë për të arritur këtu ku jemi, punën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila po ashtu ka treguar një kujdes të veçantë në zhvillimin e sporteve dhe në përkrahjen e sporteve, edhe në pikëpamje të legjislacionit, edhe në pikëpamje organizative, edhe në pikëpamje menaxhuese, por edhe në pikëpamje të përkrahjes financiare, të ndërtimit të infrastrukturës sportive për të cilën ne kemi nevojë tani ta bëjmë në të gjitha fushat, veçmas pas pranimit tonë në UEFA dhe FIFA”, tha kryeministri.Më tej, kryeministri Mustafa theksoi se të gjithë në Kosovë i kanë përjetuar shumë këto suksese, duke shprehur përkushtimin dhe vëmendjen edhe më të madhe të qeverisë dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës për sportistët.

“Unë dëshiroj që sot t’iu uroj një nismë të mbarë, t’iu uroj suksese, dhe po ashtu të shpreh gatishmërinë tonë si qeveri që ne t’iu përkrahim maksimalisht, duke mos interferuar në sport dhe në organizimin e sporteve, por ajo që është obligim i yni, në pikëpamje të infrastrukturës, në pikëpamje të legjislacionit, në mënyrë që të rinjtë tanë të shprehin dhe të realizojnë vlerat e tyre sportive dhe Komiteti Olimpik, si organi më i lartë, po ashtu të realizoj objektivat të cilat i ka shumë të drejta dhe i ka shumë pozitive”, u shpreh kryeministri Mustafa.Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se sportistët ndjehen jashtëzakonisht mirë kur institucionet shtetërore të Kosovës i mbështesin në vazhdimësi në mënyrë të fuqishme.

“Ne do të nisemi për në Rio pas përgatitjeve të mira edhe në aspektin fizik, dhe në aspektin teknik. Ka qenë një strategji e mirëfilltë, por besoj që përgatitja është edhe në aspektin psikologjik dhe shpirtëror, sepse e tërë Kosova po na mbështet. Jam i bindur se këto përgatitje që janë bërë do të kulmojnë me një paraqitje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike në Rio 2016”, tha Hasani.

Rita Zeqiri, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Rio në sportin e notit, tha se është kënaqësi dhe nder shumë i madh debutimi historik në Lojërat Olimpike.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016 më shumë se 100 shtete të botës kanë më pak sportistë në krahasim me Kosovën, e cila përfaqësohet me 8 garues, dy mes tyre, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar me normë olimpike dhe nga ato më së shumti pritet sukses dhe medalje.

Kosova në Rio 2016, në Brazil, për herë të parë merr pjesë si shtet në lojëra olimpike dhe vëtë pjesëmarrja vlerësohet si fitorja e parë olimpike e shtetit të ri.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Behlul Jashari, Kosova në Rio 2016, moment historik

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT