Nga Albano Kolonjari/
Shkendija gjendet perpara nje momenti historik. Ne rast se kuqezinjte fitojne dhe arrijne te kualifikohen, kjo eshte hera e pare ne histori qe Shkendija do te marre pjese ne ndeshjet ne grupe te Liges Europiane. Gjithashku kjo eshte nje ngjarje e rradhe dhe e pazakonte per futbollin maqedonas. E gjithe vemendja e futbolldashesve shqiptare do te jete e perqendruar ne stadiumin “Filipi I Dyte”, ku do takohen kuqezinjte e Shkendijes dhe Gent i Belgjikes. Pak ore perpara takimit play off te Europa Lige ndermjet FK Shkendija dhe Gent Belgjike, skuadra e “shqiptareve” te Maqedonise eshte optimiste per arritje e nje rezultati pozitiv dhe kualifikimin per ne fazen e grupeve. Takimi i pare ka perfunduar me rezultatin 2-1 per Gent, por goli i shenuar ne fushen kundershtare i jep kuqezinjeve te Shkendijes te “drejten” per te synuar kualifikimin nepermjet rezultatit minimal 1-0. Tekniku i Shkendijes Bruno Akrapovic dhe kapiteni Ferhan Hasani u treguan optimiste ne koferencen e organizuar per shtyp perpara ndeshjes. “Nese i shfrytezojme sic duhet raste qe do te na paraqiten dhe me ndihmen e publiku do te jemi ne skuadra qe do te kualifikohemi per me tej. Shkendija do ta fitoje kete takim vetem nese ne luajme shume mire si ne ndeshjet e kaluara dhe kete do ta arrijme me mbeshtetjen maksimale te publikut. Ne Belgjike luajtem mire dhe ne kete takim presim suksesin e skuadres” u shperh kapiteni Ferhan Hasani. Shkendija nuk ka probleme dhe tekniku Akrapovic i ka ne dispozicion te tej te gjithe futbollistet. Pritet qe Shkendija ne kete ndeshje te kete perkrahje te madhe nga futbolldashesit shqiptar nga te gjitha trevat e Shqiperise.