-Këshilla ime për Edi Ramën është: ai duhet të bëhet eremit për të gjetur parajsën e humbur të piktorit, sepse Hitleri, porsa humbi penelin u bë diktator, Musolini sa braktisi penën u bë fashist!
NGA ALFONS GRISHAJ/
Të gjithë e dinë se politika e majtë (shqiptare dhe jo vetëm) nuk ka moral, dhe se komunizmi solli më tepër viktima se Lufta e Dytë Botërore… këtë e kanë mësuar dhe fëmijët. Shkencërisht është provuar se të majtët sjellin kudo diktaturë, varfëri, përçarje, plaçkitje, injorancë. Popujt që e provuan mbi kurriz e hodhën poshtë me neveri sistemin e kalbur të socializmit. Po si ka mundësi që populli shqiptar përsërit ciklin e dalë boje, kur plagët e komunizmit janë stampuar në rrullat e tyre si brazda toke, pasqyrë e varfërisë tejskajshme (penurious)? Populli ynë sakrifikoi gjithë jetën duke djersitur për një pension qesharak (të barabartë me një ditë pune në perëndim) që s’ia mbulon dot as nevojat minimale të medicinës. Pasojat?… Dy breza si parmenda të thyera në mes të arës.
Politika e majtë ngjason me një shportë me vrima që është e pamundur ta mbushësh me ujë. Ndërsa njeriu mundohet tërë jetën për të mbyllur vrimat e shportës, papritmas koha soset…
Njerëzit e mbajnë mend se si Enver Hoxha i hante shokët e vet një nga një. Po tani “Inkuzicioni modern” nuk të ha dot, por të vret moralisht, të vret në tavolinën e bukës. Ashtu siç thonin diktatorët e mëdhenj, Napoleon dhe Stalin që, kur e vret tjetrin moralisht e ke vrarë dhe fizikisht! Njeriut të sotëm i është vrarë shpresa dhe ashtu në kufirin e varfërisë ekstreme… një thes miell dhe 50 euro sot i duken më të mëdha se e nesërmja e sigurtë.
Dikur, Fatos Nano mori Edi Ramën nga një trotuar (gojët e liga thonë bordelo) në Francë dhe e ndihmoi të bëhej ky që është sot. Por ai si trotuaristet ia drodhi Nanos, duke e sakrifikuar atë sikur të ishte një shitës domatesh dhe jo mentori i tij. Më pas, Rama u martua me Ilirin… Martesa tyre theu rekord nëpër TV, duke publikuar unitetin dhe idealin e pathyeshëm rozë. Miqësia e liderëve shkëlqente kudo nëpër fasadat e mureve, trotuareve dhe selinë rozë. Aurora borealis ra dhe mbi shoqëruesit që ndërruan çitakët me xhinsa.
Detashmentët e kuq zëvendësuan yllin me një lulkë rozë… duke u vetquajtur: “Rilindas” (Kur themi “Rilindas” kemi parasysh klasën e krimit dhe oligarkëve dhe jo antarësinë e thjeshtë, të ndershme të PS-së, që disa i kemi dhe miq), të cilët iu qepën si dikur maleve dhe kënetave për ti bërë fusha pjellore. Ashtu të etur si 700 dreqërit e legjendave popullore, mbollën fusha, male e kodra me kanabis, duke gjelbëruar dhe majmur hambarin oligark dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë si Kolumbi e dytë.
Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi, kur të helmon djalli, s’të shëron dot heqimi! Siç shihet… një “revolucion” oligarkësh pa karar, populli barkthatë dhe qentë me hambar. Mirëpo, Meta nuhati rrezikun e babëzitjes dhe braktisi hambarin, duke e lënë zbuluar Ramën.
Rama, vendosi ta ndëshkonte tradhëtarin e hambarit. Delegoi një nga “delet e buta” (i sprovuar… për pisllëqe të tilla), duke rekorduar shokun për ta diskretituar dhe më pas t’i këndonte një elegji mbi varr. Po ç’t’i bësh se, ai… “shpellari…, maloku i dreqit” ia prishi planet çitaklliut të trotuarit francez. Kjo solli retorikat supersonike për supremaci në hapësirat e hambarit…
Me parullën: “Secili për vete dhe Zoti për të gjithë”, udhëdreqërit e të majtës braktisën popullin në përgjithësi dhe klasën e vet në veçanti, e cila u besoi…, porse mbeti përsëri në mjerim; flamur humbës me të djathtët dhe barkthatë me të “majtët”. Unë nuk besoj se në shekullin XXI ekziston akoma sllogani: “Bar do të hamë dhe Marsizëm–Leninizmin nuk do e tradhëtojmë!” Shpresoj se këtu nuk bëhet më fjalë për besnikëri anakronike të tillë, se atëherë është kohë e humbur për t’i përmendur e jo më të shpresosh në ndryshime thelbësore filozofike – demokratike europiane.
Qëndrimet malevolente të Ramës ndaj opozitës, gazetarëve, të varfërve sollën një epitomë shëmtimi të shtetit dhe demokracisë. Vendosja e Prokurores së Republikës në mënyrë arbitrare qe një akt musolinian që u kontenstua nga pjesa dërmuese e inteligjencës, ligjvënësve dhe popullit shqiptar. Megjithatë ai nuk pyeti askënd, përkundrazi, deklaroi si Musolini në ballkonin e FB, se, drejtësia do vendosej në vend. Dhe drejtësia u vendos allakomunistëshe me mereqep rozë si në kohën e “bac Enverit”: Në burg të pafajshmit, dhe ngritje në detyrë për fajtorët?!
Pra, kjo sjellje apoplektike e Ramës e çoi në kolaps historik Shqipërinë, duke detyruar opozitën të dorëzonte mandatet, një akt (siç thonë disa…) i panjohur në lojën politike demokratike botërore.
Disa kancelari të huaja e quajtën të tepruar dorëzimin e mandateve, por secili në ndërgjegjen e tij dhe hullinë diplomatike është e qartë se, opozita i kishte konsumuar të gjitha format e njohura… Asaj i mbetën veç dy rrugë: të merrte armët për një përmbysje me dhunë, ose të dorëzonte mandatet si shenja më civilizuese në demokracitë e brishta. Ky akt i tregoi dhe popullit se opozita nuk mund të ishte më fasadë e krimit, por njëkohësisht i dha mundësinë pozitës qeverisë të oligarkëve dhe prokurorisë personale të kësaj oligarkie të (hakmerren) vërtetojnë akuzat “e shpërdorimeve të opozitës” në kohën kur ata qenë në pushtet. Tani pozita është e lirë të hetojë “Gerdecin”, “Rrugën e Kombit” e tjerë… Ky është një shans ideal për të vërtetuar propagadën bajate… qoftë dhe sajimet e shpifjet e pozitës. Pas ballafaqimit të fakteve, pozita nuk do ketë më moral të akuzojë më opozitën. Kështu makina propagandistike e gënjeshtrave vdes… bashkë me ta oligarkët e pozitës sotme.
Dhe së fundi, tre mendime :
1- Lëvizja opozitës nuk ka më kthim prapa, por vetëm korrigjimin historik në Shqipëri. Ky është një moment optium që duhet ta shfrytëzojnë me pjekuri dhe largpamësi…, qoftë dhe me dhimbje .
2- Mendoj se klasa e majtë që të gëzojë respektin e të gjithëve duhet riformatuar si fizionomi perëndimore, si forcë përparimtare vitale. Kjo do të ishte në të mirën e Shqipërisë dhe vetë Partisë Socialiste.
3- Këshilla ime për Edi Ramën është: ai duhet të bëhet eremit për të gjetur parajsën e humbur të piktorit, sepse Hitleri, porsa humbi penelin u bë diktator, Musolini sa braktisi penën u bë fashist! Piktorët dhe krijuesit e vërtetë kanë një botë të madhe…, armikun e bëjnë mik dhe mikun vëlla, dhe jo mikun armik dhe vëllaun të huaj.