Merita B. McCormack/
Komuniteti Shqiptar në zonën e Washington DC është sensitiv ndaj çështjeve madhore për kombin tonë , ndaj dhe kësaj here morri pjesë në një aktivitet që përkujtoi të gjithë viktimat e regjimeve totalitare komuniste organizuar në sallat e muzuemit amerikan për viktimat e komunizmit në Washington DC.
Federata Pan Shqiptare e Amerikës Vatra ishte në listën e koalicionit mbështetës të këtij aktiviteti dhe logoja e Vatrës ishte në ekran përkrah organizatave të tjera amerikane. Ishte bukur të shihje dy logo të dy organizatave shqiptaro- Amerikanë në kuadrin e gjithë partnerëve.
Më çdo 7 Nëntor për vite me radhë tashmë, në ditën përkujtimore të viktimave të komunizmit, mbahen në forma të ndryshme aktivitete të larmishme. Sivjet ishte organizuar një Panair ndërkombëtar kulturor e ushqimor nga vendet që kanë qenë apo janë ende të robëruar nga komunizmi.
Presidenti i Fondacionit Amb. Bremberg foli për të këqiat e të komunizmit, shtypjen e lirisë së individit, për pakicën e ushqimit, uniformitetin dhe keqpërdorimin e burimeve . Ai foli për përpjekjet për të shtuar në menynë komuniste “mencat kolektive” .
Ambasadori Bremberg foli edhe për diversitetin e bukurinë e ushqimeve dhe pijeve etnike, për artin kulturën e çdo kombi dhe se si komunizmi mundohet ta uniformizojë, ta njësojë e zhdukë varietietin e shumëllojshmërinë e pasur. Për mbijetesën e për forcën e qenies njerëzore dhe për shpirtin e pathyer njerëzor.
Folës të tjerë theksuan edukimin e brezit të ri me bëmat e komunizmit, rëndësia e së vërtetës historike për çka ndodhi në botë në shekullin e 20-të përmes rregjimeve komuniste dhe se se si makineria ideologjike kontrollonte e shtypte mendimin e lirë.
Aktivitetin e përshëndeti edhe Senatori i shtetit Texas Z. Ted Cruz.
Tavolinat me ushqime të shumëllojshme e multietnike ishin dëshmi e mbijetesës dhe qëndresës!
Natyrisht Vendet e Evropës Lindore ishin më të përfaqësuarat , por edhe Azia dhe Amerika Latine gjithashtu ishin prezente.
Disa vende u pëefaqësuan nga ambasadat përkatëse e disa nga orhanizata të
Ndryshme etnike në SHBA.
Në aktivitet morrën pjesë shumë
njerëz mes tyre politikanë në
qeverinë federale apo shtetërore amerikane, drejtues organizatash, ish të persekutuar nga komunizmi, por pati edhe vizitorë shqiptaro -amerikanë.
Mes tyre edhe pianistja Elida Dakolli, Këshilltare e Bordit të Fondacionit.
Gjithashtu edhe disa studjues shqiptarë në DC.
Amvisat shqiptaro- Amerikane që ishin pjesë e grupit që përfaqësoi kulturën Shqiptare, përmes dy organizatave, gatuan ushqime tipike të cilat konsumoheshin në ato vite kur shqiptarët ishin nën regjimin diktatorial.
Ira Mehani , pronare e “ Sweet Treats by Irene” gatoi ëmbëlsira të ndryshme dhe po ashtu Ehsen Zajmi.
Mes ushqimeve dalloheshin byreku, “Ingranazhet- kulaçat” “ Kurabiet” “Syltiash” Gruri i ëmbël- Hashure, bukë misri , etc.
Ushqimet u shijuan e u konsumuan përgjatë pyetjeve plot kureshtje për mëmëdheun tonë. Bledar Mehani dhe ne që ndodheshim aty, u munduam të përfaqësonim sa më mirë kulturën tonë. Në një bisedë me themeluesin e fondacionit mësuam edhe detajet e gjenezës së kësaj organizate jetike.
Kryetari I Vatrës Elmi Berisha dhe bashkëpunëtori i tij Dr. Pashko Camaj u interesuan për përfshirjen e Vatrës si bashkëpunëtorë në aktivitet dhe shprehën mbështetje për aktivitetin dhe autorizuan përdorimin e Logos dhe emrit të Vatrës.
Kryetari i Nderit i Vatrës Z. Agim Rexhaj, që ka vizituar shpesh VOC dhe ka marrë pjesë në aktivitetet vjetore, u shpreh se përmes të ndjerit Agim Karagjozi, ai ka mësuar shumë për të këqiat e komunizmit në Shqipëri dhe se e mbështet fuqimisht hapjen e një
Programi për studimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri.
Agustin Mirakaj, në mbështetje të këtij aktiviteti ndau historitë e dhimbshme familjare , tregoi se si babai i tij u burgos kur Agustini ishte foshnje dhe kur e takoi për herën e parë dhe se si ishte jeta në kampet e internimit.
Çezar Ndreu, një mbështetës i përhershëm i VOC , përmes mundësive të tij ndihmoi fuqimisht para disa muajsh një webinar kushtuar Shqipërisë dhe shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin e 7 Nëntorit .
Ervin Dine, po ashtu i lindur në internim, mbështeti e përgëzoi pjesëmarrjen e shqiptaro amerikanëve në aktivitet dhe mbetet aktiv në tregimin e të vërtetave historike duke qenë një panelist , së bashku me Frank Shkrelin, Matilda Murakaj dhe dr. Enriketa Pandelejmoni në vebinarin mbi Shqipërinë.
Përfaqësuesit e kulturës shqiptare përgatitën një tavolinë të bollshme ushqimore, dekoruan e me simbolet kombëtare, ndanë literaturë historike me vizitorët dhe shpjeguan kulturën e pasur shqiptare.
Gjithashtu violinistja e njohur Ehsen Zajmi ishte veshur me kostumin popullor kombëtar tiranas. Një Kostum dardhar ishte ekspozuar në anë, përballë hartës së Shqipërisë.
Ajo që ra në sy së tepërmi ishte fakti që shumë vizitorë nuk e dinin që Nënë Tereza ishte shqiptare dhe se ata që kishin mësuar për Shqipërinë , e kishin mësuar nga vizitat në vendet fqinje gjatë shekullit të 20.
Tek del nga muzeu e mundohesh të kërkosh diçka për historinë e shqiptarëve , e vetmja gjë në shqip është: “Na mbani ndërmend” – kjo thirrje e gjithë atyre heronjve që guxuan ti thonë Jo rregjimit komunist…
I përjetshëm kujtimi i tyre!