Aleksandër Çipa/
Një vërshim i bukur grupesh të ardhur nga diaspora dhe emigracioni shqiptar. Grupet e ardhur nga SHBA me një disiplinë dhe emocion të veçantë.
Ansambli ” Rapsodët e Gjenevës” dhe “Bashkimi” i Zvicrës, sollën koloritin e kostumeve por edhe elegancën e artistëve të rinj. Me një program të qëmtuar ssriozisht. Shumica e artistëve të moshës së re, të lindur dhe rritur larg Atdheut, por me një edukim artistik të mishëruar prej dashurisë për kulturën amtare.
Ansambli i Qarkut të Elbasanit shpalosi një program gjithë larmishmëri kostumesh dhe zhanresh folklorike. Një diversitet fantastik nga njeri grup tek tjetri.
Elegji, ninulla dhe valle të selektuara me elegancë dhe synim prurjeje, duke shkaktuar edhe emocione të rralla si në rastin e baladës së Tanës të interpretuar nga bija dhe ati, Anastas dhe Memola Karaj të cilët riktheheshin në këtë festival pas 45 vitesh me të njëjtën baladë. Melola e kishte sjellë për herë të parë në këtë skenë, këtë baladë kur kishte qenë 13 vjeçe dhe rikthehej pas 45 vitesh sërish me babain e vet, duke i shtuar interpretimit të ri,vlera të reja dhe duke dëshmuar më tepër për folklorin e trevës së Shpatit.
Artistët e rinj të qarkut të Elbasanit dhe veçanërisht fyejt e Gramshit, ishin pjesë kulmore e programit të kësaj trupe në natën e gjashtë.