Llazar LLAZARI/
ku në kopshtin e shpirtit,
si lule Gramozi,
pasioni për librin hodhi shtat;
Jeta jote oqean,
herë të ledhatuan valë,
e herë të përplasën dallgë,
por rruga jote nuk u ndal.
Koha me dekada,
më dysh jetën ta ndau,
në Tiranë e Nju Jork,
por shpirti yt i lirë i bashkoi;
Një krijimtari e begatë,
e shumllojtë dhe e freskët,
me dorë mjeshtri gdhendur,
si mur kështjelle do të rrojë.
Me vete e more Rehovën,
Kolonjën e Tiranën,
se kujtimet e dashuria në shpirt,
nuk ndiejnë kurrë ngushti;
Nga larg më shumë i deshe,
e pa mjegull në shikim,
për to vazhdove punën,
si dikur në të ri.
Me fjalën e urtë,
pranë “Vatrës“ zure vend,
se ty ai afsh të kish ngrohur,
e nën dritën e saj shihje më qartë;
Ti mbete jo thjesht një shkrimtar,
me emër të panjollë,
por një bir i denjë Kolonje,
pa harresë, i shqipes luftëtar.
Llazar LLAZARI është autor i studimeve etnografike dhe librave me kujtime, Rehova Kryelartë si Gramozi (2005)