Nga Fritz RADOVANI/
Lajmi i vdekjes së Dr. Pjeter Ndoc Pepës u hap si një rrufe në gjithë Boten shqiptare.Ishte prej një familjes së vjeter qytetare, që banonte tek Arra e Madhe në Shkoder. Pjetri ka le me 18 Dhjetor 1942 në Shkoder, ku mori edhe mësimet e para të shoqnueme me tingujt e kumbonëve të asaj kishe Françeskane pranë shtëpisë.Në vitet 1960-1965 ka krye Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, si student i dalluem. U emnue në Shkoder në vitin 1965. Ishte i prirun per studime.Botimet e para shkencore i ka fillue në vitin 1966 në revistat periodike “ Shëndeti” “Shëndetësia Popullore” , “Buletini Shkencave Mjeksore” , “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku ka botue edhe artikuj të karakterit historik dhe kulturor.
Në vitet 1969-70 ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Ne vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shteteror Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbas-universitare edhe per gjuhët italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Në vitin 1974 asht specializue pranë Katedres së Stomatologjisë per Ortodonti.Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Sherbimit të fëmijëve në qytetin e Shkodres.
Në periudhën 1990–1996 asht angazhue në proçeset demokratike, asht zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor per dy Legjislatura rradhazi. Ka kryer edhe detyren e Ambasadorit të Shqipnisë prane Selisë së Shenjtë -Vatikan, gjatë vitit 1997.Në vitin 1998 asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtem pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit të Sherbimit të Pedodontisë pranë Albanian -University dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit. Ishte Anëtar i Komisionit Historik per Kanonizimin e Martirëve Shqiptar per Vatikanin. Asht i dekoruem nga Presidenti i Republikës me “ Medaljen e Trimërisë”, dhe ishte i zgjedhun nga Kuvendi Popullor me detyren e Anëtarit të Bordit drejtues të “Institutit Studimor per Krimet e Komunizmit në Shqipni”.
Perveç botimeve shkencore, kulturore dhe politike, ku perfshihet edhe libri “Dosja e Diktaturës” Tiranë 1995, botimet ma të randsishme mbeten ata historiko – fetare të vitit 2007, me titull “Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike Shqiptare” nder dy vllime, dhe “Familje Martire per Fe e Atdhe”.
Qyteti i Shkodres me vdekjen e Dr. Pjeter Pepës, ka humbë një intelektual të vetin të nderuem dhe të perkushtuem per nxjerrjen në pah të Gjenocidit kryem në atë Qytet Martir, nga diktatura komuniste. Në shenj respekti këta pak rreshta, Autori.
Melbourne, 24 Mars 2014.
BOTIME TE AUTORIT
I-Botime shkencore:
1-Të njohim sëmundjet stomatologjike -1980.
2-Stomatologjia praktike(përkthim)-1981.
3-Anomalitë e numurit të dhëmbëve-1981.
4-Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijtë –2002
II-Botime historike:
5-Dosja e diktaturës-Tiranë 1995.
6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi 1998.
7-The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator-(në botim)-2003
8-Tragjedia e Klerit Katolik ne Shqiperi-2007
9-Dosja e Diktatures-Ribotim i plotesuar -2009
III-Botime kulturore:
10-Pranë dhe Larg-2000.
11-Proverba nga gjithë bota -2001.
12-Gjosho Vasija, Meteor i humorit shqiptar-2001
13-Shopenhauer “ Arti si të jemi të lumtur “ (përkthim)-2001
14-A. de Mello“Urtia popullore e Lindjes” ( perkthim)-2002
Eugjen Merlika says
Keqardhje e dhimbje tw thellw pwr humbjen e parakoheshme te nje intelektuali demokrat e atdhedashes, Dr. Pjeter Pepes.
Respekt e nderim te posaçem emrit dhe vepres se tij!
Ngushullimet me te sinqerta familjes se te ndjerit dhe gjithe te dashurve te tij!
Eshte nje humbje e rende per jeten kulturore e politike te Shqiperise, qe le nje zbrazesire ne kujtesen historike, ne paraqitjen e periudhes se erret te diktatures komuniste, sidomos te aspektit te pashembullt terrorist te saj, aspekt qe gjeti tek Profesori i nderuar nje nga studjuesit me objektive e me te vetedijshem e me te sakte.
Paqe e drite shpirtit te tij ne boten e vertete e te perjeteshme !