

“Shtëpia e Pavarësisë – Dr. Ibrahim Rugova” është vendi prej nga filloi projekti i pavarësisë dhe u vunë themelet e shtetit sovran të Kosovës/

PRISHTINË, 7 Shtator 2019/ “Shtëpia e Pavarësisë – Dr. Ibrahim Rugova”, është vendi prej nga filloi projekti i pavarësisë dhe u vunë themelet e shtetit sovran të Kosovës, është shprehur sot, kandidatja e LDK-së për kryeministre, znj. Vjosa Osmani.

Nga kjo shtëpi u lidhën fijet e miqësisë së madhe me SHBA- të dhe vendet e tjera. Bota e njohu përpjekjen tonë për liri.

Tri postulatet e dr. Rugovës: Liri, pavarësi e demokraci duhen jetësuar në shtet të qëndrueshëm e demokratik.
Prandaj, na duhet demokraci efektive dhe vendosmëri për ta ndërtuar shtetin mbi themelet e vlerave qytetëruese perëndimore.
Dr. Osmani theksoi mirënjohjen e thellë të saj dhe të LDK-së ndaj të gjithë atyre që kontribuan në lëvizjen për pavarësi dhe anëtarëve të Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), nëpërmjet të cilit bota u njoh për përpjekjet tona për liri, njofton Zyra për Informim e LDK.
Njoftohet edhe se Sot, me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, viziton edhe Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, ku para 29 viteve u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës për shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.