Dr.Mhill Gecaj/
Curraj Eperm, vendi i Eposit të Kreshnikëve,i njoftur për Besë e burrëri, kuvende, histori dhe qëndresë, ku nuk pranoi ti nënshtrohej asnjë pushtuesi duke ruajtur besimin në Zotin dhe Krishtin.
Ne jemi të vëndosur në njërën pëllëmbë të tokës shqiptare, përmbi lumin Drin e përmbi luginën e Nikaj-Merturit, në prehërin e Alpeve shqiptare, sot në Curraj Eperm, fshati më i madh i Malësisë së Gjakovës edhe nga sipërfaqja edhe nga popullsia.
Fshati Curraj Eperm, piktura më e mire se ardhur prej Zotit, amfiteatri që befason mrekullitë që në shikim me florën më të pasur së paku këtu në Europë. Kjo sipas botanistit belg Mergeret i cili vlerëson Pikun(livadhet) si farmaci natyrore me 99 bimë për 1 meter katrorë, e veshur me pyje të bollshme e të shumëllojshme ku dominojnë ahu e pisha, dy lumenj me troften pikaloshe, me eksploruesit e fundit me shpellën në vazhdim ( quhet bira e zeze) mbi 6.5 km, me një faunë mjaft të pasur, nën mbretërinë e tyre Ariu, ujku e dhia e egër e plot të tjerë që i rrotullohen pyllit të virgjër.
Fshati i virgjër shqiptar i pagëzuar me emrin Curraj Eperm, një copë e mirë e tokës dardane në prehrin e bjeshkëve të Namuna parakalon jo vetëm shqiptaren por Ballkanin e Europën e qytetëruar. Vetëm këtu ishte e ngulitur më fort qëndresa, besimi në Zotin Krisht, besa, burrëria me tradita, zakone e doke mjaft të veçanta që kapërcejnë jetesën e mbinjerëzores, me mendimtarë e prinjës të pathyeshëm në betejat me secilin pushtues.
Burrat e Curraj Eperm ndër breza kanë përjetuar shkollën e jetës së ashpër, vërtetë para më shume se një shekulli flinin në “fier e me kokë në cumer”, por asnjëherë me zjarr në mes të votrës, ishte oxhaku ai që tërhiqte tymin e blozën, pra kullat me oxhak. Vetëm këtu më mirë se askund mbretëronte uniteti, në Curraj Eperm fliste i madhi e të vegjlit dëgjonin për tu përgatitur për nesër. Gjithashtu çdo nënë e pushtetshme në fjalën e mendimet e veta për fëmijët me recetat e bollshme ushqyese kryesisht në festa fetare, ose më mirë mund të thuhet se perandoria e gruas në Curraj Eperm ishte ngjitur me atë të burrit pasi martesa e tyre me këta burra të fortë, vital e mendimtarë bën të mundur vëndosjen e respektuar në peshore për të mbetur besnike e burrnesha.
Askund më mirë se në Curraj Eperm nuk kishte vlerësim të njeriut për njeriun, një përulje e të madhit ndaj të vegjelve, respekt i të vegjelve për të madhin, një harmoni hyjnore familjare, njerëz nën bekimin e Zotit të vendosur nën perandorinë e vet e të askujt tjetër, ky pushtet shekullor i pasuar ndër breza gjithnjë me shikim nga Perendia.
Etja e Currajve Eperm për liri e bashkim është barometri unikal i identitetit kombëtar në të gjitha etapat e cila duhet përqafuar fort e papërtesë nga brezat.
Pa ju futur thellë historisë së fshatit uragan të lirisë e bashkimit, nën mesazhin e tufës së thuprava të Gjergj Kastriotit, sot në aftatrin më të madh jo shqiptar, të vjen kujtesa e 4-viteve më parë, rruga Curraj Eperm, rruga e vrapimit më të fortë shqiptar, gjithçka e nisur nga aty dhe e kondicionuar po nga vetë ata.
Ndersa sot vimë në kryeveprën hyjënore në Shtepinë e Zotit, Kishën e Currajve e cila përjetësohet përjetësisht nga burrat e Curraj Eperm të vendosur në Londer.
Në datë 6 Gusht 2022 në drejtimin e Ipeshkevit të dioqezës së Sapes Monsinjor Simon Kulli u mbajt mesha në këtë kishë me histori Unike në Shqipëri dhe më gjërë, ku më shumë se 300 besimtarë në tingujt e kambanave të kishes ndigjuan fjalët e Zotit dhe lutjet, në mes tyre të ftuar ishin edhe Personalitete nga Kosova, Mali i Zi dhe Disapora.
Në këtë ditë u bë dhe ingaurimi i saj e rikonstruktuar terësisht, falë kjo kontributit të djemve e burrave të Curraj Eperm që punojnë e jetojnë jashtë vendit si Mhill Prebibaj, Prel Adem Perpejaj, Gasper Prebibaj, Skender Perpepaj organiztori kryesor për restaurimin e kishës, Geg Prebibaj, Agron Perpepaj, Nikolin Vatnikaj, Besnik Vatnikaj, Fran Vukaj, Skender Qokaj etj. Një risi dhe gjest i pashoq ishte dhurata për Kishen, Kambant (Kumonat) e kishës nga Ambasdor Flamur Gashi, një intelektual dhe veprimtar i shquar nga Kosova- Dardane që jeten e punon në Tiranë prej vitesh bashkë me nipin e tij Milazim Ademi. Dhurata tjetër ishte nga atdhetari dhe bisnesmeni nga Kosova-Dardane z.Skender Thaçi, kryqë shumë të vjeter, të bukur që i solli dhuratë për kishën. Së shpejti do kemi të ndërtuar dhe kullën e ngujimit, ashtu siç ka qënë dhe siç nijhet Kulla e Thepit.
Pra për të ju ofruar gjithë turistëve vendas dhe të huaj gjithçka që ka të bëjë me historinë, traditën dhe kulturën tonë, ishte një ditë emocionuese dhe për mua si organizator sepse krahas rrugës automibilistike që hapëm para 4 viteve, tani është investimi i dytë nga vetë banorët që i shtohet Curraj Eperm. Ne jemi në bisedime me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për një projekt zhvillimor për këtë perle të Alpeve, ku tashmë falë punës dhe lobimit tonë është futur në listën e 115 fshatërave turistike, ku do jetë një atraksion turistik.