Jetën ja detyroj shqiptarëve… Po qe se bota do të ishte shqiptare ne nuk do të flisnim për Holokaust sot, tha znj.Johanna Nehumann e mbijetuara e Holokaustit/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Ditën Ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit në mjediset e Kombeve të Bashkuara u bënë homazhe për 6 milion hebrenj, viktima të Holokaustit nazist te udhëhequra nga Hitleri.27 Janari është ditë që përkon me kampin e shfarosjes së Auschwitz-Birkenau i cili u çlirua në vitin 1945.
Kjo Ditë Ndërkombëtare përkujtimore kthehet në edukimin e gjerë të popujve, duke u shfaqur filma të ndryshëm, dëshmi, seminare që këto histori makabre mos të përsëriten më. Megjithatë tragjeditë në vende të ndryshme të botës ende po vazhdojnë, jo shumë larg le të kujtojmë Kosovën tonë martire ku bisha serbe vrau, dogji, masakroi, dhunoi, apo dhe në ditët e sotme, popullin e pafajshëm ne Siri, Ruandë etj…
Në selinë qëndrore të OKB-s në sallën e konferencave u zhvillua panel diskutimi me temë: “Një komunitet i shpëtuar” organizuar nga organizata B’NAI B’RITH International në bashkëpunim me Misionin e Përhershëm shqiptar në Kombet e Bashkuara në diten përkujtimore ndërkombëtare të Holokaustit. Në sallë ishin plot shqiptarë, veprimtarë të dalluar, të mbijetuar të Holokaustit, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York Ambasador Bekim Sejdiu, Konsulli pranë Misionit të Përhershëm në OKB z.Petrika Jorgji etj.
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i B’NAI B’RITH International Allan J.Jacobs i cili shprehu mirënjohjen e pakufishme për popullin shqiptar. Moderatori i programit ishte z.Daniel S.Mariaschin zv/president B’NAI B’RITH International i cili ia dha fjalën Ambasadorit të përhershëm pranë OKB-s z.Ferit Hoxha. Në fjalën e tij Ambasadori Hoxha tha: “Qëkur mbaroi lufta e dytë botërore 6000 libra janë shkruajtur dhe po shkruhen çdo vit duke dokumentuar të vërtetën se çfarë hebrenjtë kanë kaluar gjatë jetës së tyre. Në librat e shkruara shumë pak është shkruajtur rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Komunizmi i dogji dokumentat për 50 vjet dhe ne duhet të prisnim për vitin 90 në përmbysjen e komunizmit që të kishim dritën e parë të dëshmisë.
Fatmirësisht gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë zbuluar dokumente, dhe kanë sjellë gjërat të çmuara dhe gjërat e çmuara janë identifikuar”.
Ndërsa Shirley Cloyes Dio Guardi Këshilltare e çështjeve ballkanike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në panelin e diskutimit tha se: çfarë kanë bërë shqiptarët për të shpëtuar hebrenjtë duhet të kuptohet kultura e tolerancës fetare midis shqiptarëve. Ata janë popull i mrekullueshëm, mikpritës dhe të besës. Dy kongresistët amerikanë Tom Lantoshi i mbijetuar i Holokaustit dhe Dio Guardi me origjinë shqiptare shkuan në Kosovë dhe ishin ndër të parët që dëgjuan historitë se si hebrenjtë ishin shpëtuar nga shumë familje shqiptare. Të gjitha këto histori u përhapën si vetëtima në të gjithë botën.
Shirley dhe Joe Dio Guardi janë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare.
Fjala e znj.Johanna Nehumann e mbijetuar e Holokaustit ishte tejet emocionante. Ajo transmetoi mesazhin e fuqishëm se: Jetën ja detyron shqiptarëve… Po qe se bota do të ishte shqiptare ne nuk do të flisnim për Holocaust sot. Znj.Nehumann ka lindur në Hamburg Gjermani dhe ndjehej me shumë fat që mbijetoi me prindërit e saj nga populli shqiptar.
Znj.Melina Lito foli për gjyshin e saj që kishte punuar në spitalin e Prishtinës dhe kishte ndihmuar 60 të burgosur hebrenj. Gjyshi i saj ishte doktor dhe kur zyrtarët gjermanë i thanë se do t’i çonin në kampin e përqëndrimit në Poloni, ai gjeti një rrugë tepër të zgjuar për t’i mbrojtur ata. Ju tha se ata janë me sëmundjen e tifos dhe i frikësoi se në se do t’i çonin atje do të përhapej me shpejtësi dhe do të prekte dhe punonjësit gjermanë. Ata u frikësuan dhe hebrenjtë i çuan në Shqipëri, në Kavajë, Vlorë dhe shpëtuan nga shfarosja.
Ndërsa znj.Majlinda Myrto tha se ishte e nderuar që të fliste në emër të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë nga Hitleri dhe jam e gëzuar t’ju tregoj historinë e familjes së bashkëshortit tim. Vjehrri im, i ndjeri Shyqyri Myrto u takua me Joseph Jakoel në shkollë të mesme dhe ishin shokë. Në pranverë të vitit 1944 kur erdhën gjermanët të cilët po kërkonin çdo emër hebre, vjehrri im me lejen e prindërve të tij i ftoi Joseph dhe Keti të strehoheshin në shtëpinë e tyre për t’i ruajtur nga ushtria hitleriane. Ata ndenjën atje për 6 muaj. Të gjithë fqinjët e dinin që ishin hebrenj dhe i mbanin tepër sekret. Vjehrri i kishte treguar se kur gjermanët erdhën nëpërmjet derës kryesore ata nuk e hapën derisa i fshehën dhe Ketin e veshën me kostum shqiptar dhe e çuan në dhomë, atyre u thanë se burrat nuk janë të lejuar të vizitojnë. Ata e vazhduan shoqërinë përgjithmonë. Në vitin 1991 u larguan nga Shqipëria për në Izrael. Ata përherë kanë shprehur mirënjohjen për vjehrrin tim, por familja ka vepruar natyrshëm se në se Jozefi dhe Keti do të kishin të njejtën situatë dhe ata do ta bënin për ne. Gjithmonë mendoj se ai ishte nje burrë i veçantë dhe jam shumë krenare për të. Unë vetëm dëshiroj të jem një rol model për femijët e mi siç ishte ai dhe do ta mbyll duke thënë: Në se njerëzit do të jenë më të pranueshem dhe tolerant me njeri tjetrin kjo do të filloj nga unë.
Duke marrë pjesë në këtë panel diskutimi dhe në Ditën përkujtimore të viktimave të Holokaustit mendoj se gjithë bota duhet të edukohet që këto krime barbare të mos ndodhin më kurrë, ndaj dhe duhen dënuar.
27 Janar, 2014
Manhattan, New York
Pellumb Lamaj USA says
Meriten kryesore per shpetimin e hebrenjeve ne Shqiperi e ka qeveria e asaj kohe nese do ti referoheshim fakteve e dokumentave te shkruara deri me sot e ato jane me bollek .
Do te ishte mire qe OKBja te nderonte dhe qindra milona viktima te inkuizicionit e holokaustit komunist gjysem shekullor….Eshte fatkeqesi dhe ironi qe sot brezat e rinj kudo ne bote nuk dine asgje per kete holokaust ….!
petrit says
PRA KJO BOTE KUR FLET PER AR TE CEMUAR ESHTE ME E NDERSHME TA PAGEZOJ FJALEN AR ME SHQIPETAR.
SAMI says
NJI SQARIM PERSONAL KTU QËNDRON NJI DUKURI EPAHISHME SIDOMOS TEK NE SHQIPTARET SE KTO PËRKUJTIME JUKAN DESHT VET SHQIPTARET MEU ORGANIZU SI JAN SHQIPTARET QË IKAN SHPËTUE HEBREJT PREJ EGZEKUTIMIT NJI GABIM I LOBIT SHQIPTAR QË NKAN MAR KET INJICIJATIV MEJU TREGUE HEBREJVE SE JEMI NE QË JAUKEMI PSHTU JETËN QOFT ATYRE QË JAN GJALL APO ATYRE QË JAN PAS ARDHSIT E TYRE JEMI IVETMI KOMB NË BOT QËKEMI BA KET VEPËR HUMANE SE JEMI HUMANIS [SHPIRTRORR NË BOT.]