…Të dënuarit pritnin ta përcillnin deri te porta, kur ta nisnin për te varrezat, por edhe kjo nuk ndodhi, Shega nuk do kishte as varr të përkohshëm se, të përhershëm, nuk kishte asnjë prej të dënuarve të atij burgu se, pas një viti, kishin dënimin e dytë që u jepte i pabesi, i pa burri, toger Haki Brahimaj- i plugonte varret./
NGA SHEFQET DOBRA*/
Njerëz të mbledhur si bagëtitë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë,, i grumbulluan në katër kazerma të mëdha, me nga dy dyer dy kanatshe, me katër radhe krevatesh me dy kate- -krevate ushtarësh pa shkëputje- poshtë qytetit të Tepelenës, për brinjë kalasë të Ali pashës, ndarjet dy lumejve: Vjosës dhe lumit të Bençës. Aty kishte: pleq e plaka, gra me fëmijë edhe për gjini, të sëmurë dhe të çmendur nga e keqja që kishin kaluar-psh Habibja nga Mirdita, ishte kështu se i kishin vrarë dy vëllezërit dhe burrin, par syve, nuk besoj ta harrojë njeri- dhe, për të mos u ditur se ky ishte një burg, adresën e kishim të ish repartit ushtarak: reparti nr… – Ky vend i rrethuar me tela me gjemba, ruhej me roje të armatosur, si bagëtitë i merrnin tufë i çonin në punë, për bari, kishin policë të armatosur.
Ky ishte eksperimenti i tufëzimit, që shteti fillimisht praktikoi me njerëzit. Darkë e mëngjes, “Bariu” do i numëronte, kapter Selfua, sapo futej në kazermë, si egërsirë ulërinte, sa i trembte fëmijët kur thërriste: -para krevatit, për një, në apel, Nue Derri, dil të daltë syri i djathë!- i thoshte një plaku. Akom nuk e marr me end, çkishte mëe atë plak. Apeli nuk kishte dallim moshe, i ngrinin fëmijët nga gjumi, ata për gjiri, kur të kalonte para policit, nëna do e zbulonte që të bindej polici se fëmija ishte aty. Këtyre njerëzve, vetëm këmborë, nuk u kishin vënë, atë e kishte bariu- polici. Kur i frynte bilbilit polici, të gjithë do shkonin te ai.
Këtë njerëz që vuanin këtu, të përçmuar, të uritur e të rraskapitur, ishin shembull i qëndresës, me shpirt ndër dhëmbë, mundoheshin të ruanin krenarinë e tyre. Në këto kushte, nuk mund të bëhen heroizma. Këtë, e provuam ne: kundërshtarët e regjimit, edhe ata që luftuan dhe bënë këtë lloj shteti, pavarësisht trimërisë e gradave që patën, jo më ne.
Në kazermën nr, dy, një vajzë, nga Korça apo Kolonja, Shega Frashëri, ishte përgjegjëse kazermën. Ishte vajzë pak e kaluar në moshë, Ishte shumë e respektuar nga të internuarit, atë edhe të vegjlit e donin. Nuk kishte njeri të vetin Shega, aty. Një ditë Shegën e kërkuan në komandë, po ajo nuk u kthye më, thanë se e kishin marrë me një makinë, të cilën që prej dy a tre orësh, e kishin parë pran zyrave.
Shega nuk u kthye as në mbrëmjë dhe, kurr më. Të gjithë ishin të shqetësuar për Shegën, secili jepte hamendjen e tij.
Disa thoshin, mund ta kenë liruar, disa mendonin se edhe mund ta kenë transferuar më ndonjë kamp tjetër, kishte që mendonin më të keqen, ta kenë arrestuar- kjo gjë ndodhte shpesh- por, nuk gjenin arsye që të ndodhte kjo me Shegën. Të gjithë aty, ishin të dënuar pa u gjykuar. Dënimi pa u gjykuar, nuk kishte fund të caktuar. Me këta njerëz, mund të vepronin si të donin, ndoshta, për ne nuk kishte as lista shteti. Mjafton që togerit t’ja thoshte mendja.
Shega ishte tepër e sjellshme dhe e dashur me të gjithë, ishte po aq e kujdesshme edhe me rregullat. Është vajzë me shkollë- thoshin plakat. Shega po u mungonte të gjithëve.
Ndoshta pas një a dy javësh, disa fëmijë, polici i dënoi me birucë, se nuk ishte kënaqur me punën e tyre, që bënin në ekonominë ndihmëse për rreth kampit, sapo hapi derën e asja dhome të errët- u tha: futuni! Në dhe flinim, kur na dënoheshin, pavarësisht moshës. Sapo polici mbylli derën, fëmijët bërtitën duke qarë: zoti komandat, zoti komandant!
Polici hapi derën dhe u bërtiti: -ç’keni more, duke futur kokën brenda, fëmijët, nuk mund të flitnin nga të qarit, i treguan me dorë: Shega ishte varur në kaperjatat e dhomës. Nuk dihet kur kishte varë vetën, deri sa polici nuk dinte gjë, do të thotë se: për të, nuk ishte interesuar njeri. Polici, përzuri fëmijët dhe mbylli derën. të internuarit u shtangën nga ça thoshin fëmijët. Shega edhe se nuk kishte njeri te vetin, atë e qanë të gjitha nënat në kamp si ta kishin cupen e tyre. Ishte vdekje e llahtarshme e një vajze aq të mirë e të pafajshme. Shega, që e donin të gjithë, kishte zgjedhur vdekjen më të vështirë, sepse, nuk kishte mundësi të vdiste ndryshe.
Sigurisht, hall të madh do ketë pas, do jetë përballur me egërsinë e bishës sa në pa mundësi për tu mbrojtur, preferoj më mirë një vdekje të vështirë, por me dinjitet në respekt për veten, duke lëne respekt e dhimbje në bashkë vuajtësit e sajë, të cilët, i kishte konsideruar të gjithë si vëllezër e motra, se sa një jetë të pa vlerë.
Komanda e kampit, me toger Haki Brahimaj komandant, ata nuk njihnin nderë e familje, ata mendonin një jetë kolektive, si atë që kishin bërë në mal gjatë luftës; por këta të munduar e të përçmua, në këtë burg, ishin ndryshe, këtë e tregoj Shega me veprimin e sajë. Kjo qe prova ku shteti, do dukej nëse ishte vërtet shtet i popullit- si thoshin. Nëse do ishte kështu, brenda njëzet e katër orëve, e gjithë komanda, do merrnin atë që meritonin ligjërisht, por shteti tregoi veten ashtu si ishte.
Të dënuarit pritnin ta përcillnin deri te porta, kur ta nisnin për te varrezat, por edhe kjo nuk ndodhi, Shega nuk do kishte as varr të përkohshëm se, të përhershëm, nuk kishte asnjë prej të dënuarve të atij burgu se, pas një viti, kishin dënimin e dytë që u jepte i pabesi, i pa burri, toger Haki Brahimaj- i plugonte varret.
Në vend të ndëshkimit, qoftë edhe sa për sy e faqe- të paktën të justifikonte veten sgteti, por, si duket shteti e vlerësoi atë veprim se togeri, dukej se ishte edhe më i plotfuqishëm.
Për këta të dënuar pa u gjykuar, nuk kërkonte njeri llogari.
Po ç’pati Shega që i dha vetes këtë lloj dënimi kaq të vështirë?- pyetnin njëri tjetrin njerëzit. Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje. Të vërtetën, Shega e mori me vete., ata që e dinin, që e detyruan, ndërgjegjja nuk i vriste, ligji nuk i ndëshkonte por; mallkimi edhe mund t’i zërë. Mallkimi më i rëndë ishte ashtu si mallkonin nënat tona: – “hëngshin njëri- tjetrin’- kjo vërtetë ndodhi mes tyre, se egërsirat, kur nuk kanë c’të hanë, hanë njëri tjetrin- por Shega nuk pa gjë.
Shega, për arsye që i di vetëm ajo, i dha fund jetës, për t’i thënë toger Hakiut: mos na barazoni me veten!
Shega mbeti shembull i veçantë, dhe e pa harruar,sa edhe në që ishim të vegjël, për mirësinë që kishte nuk e kemi harruar Shegën.
Hakiu, pastë dhënë llogari të paktën para Zotit, meqë për ne nuk kishte shtet e drejtësi.
* Dergesa e ish te perndjekurt Politik Shefqet Dobra, shoqerohet me kete Leter per Gazeten”DIELLI”:
FALËNDERIM.
Falënderoj me shpirt e zemër, prej së largu, gjithë stafin e gazetës DIELL
Është gazetë që na bënë të mos harrojmë njëri-tjetrin, me që jemi TV shpërndarë në vende të ndryshme, edhe mund të mos takohemi por, nëpërmjet kësaj gazete, ne jemi në dijeni për çdo gjë dhe na duket sikur jemi akoma bashkë.
Falënderim të veçantë i bëj unë gazetës, që shkrimet e mija modeste, ndoshta jo shumë të arrira, por të shkruara me ndjenjën e pastërtisë dhe me ndershmëri, vetëm të vërtetën, për fat të mirë që akoma ka bashkë udhëtarë të mi, që jetojnë dhe më bëhet qejfi që prej larg, kudo që janë, më përgëzojnë. Kjo tregon sa shumë e lexojnë gazetën DIELLI.
I shkruaj këto vetëm për të mos harruar të shkuarën tonë dhe fëmijët tanë të dinë, jeta, nuk ka qenë si kjo që ata jetojnë sot.
Kur u botua tregimi im: – “Prangat që më çmendën djalin”- ndemjet shumë tjerëve, mora një koment prej një njeriu që nuk e prisja.
Kur u lirova nga burgu, e gjeta në Çermë, ai ishte me funksion shumë të lartë, kurse unë… i përçuar, për biografin, nuk më kishte lidhur puna fare të. Tani edhe ai jetonte në Itali, shumë larg prej nesh, unë mendoja se nuk më njihte fare. Komenti ishte i gjatë, po jap vetëm pak nga fundi:-… u befasova! Sa vuajtje çnjerëzore që nuk i kemi ditur…! urime të sinqerta dhe, qofshin të harruara ato kohë.
-Ishte gazeta –DIELLI- prej se cilës, pas kaq vitesh, me ndershmëri pranoi që, nuk e kishte njohur jetën ndryshe që bënin disa tjerë.
Një falënderim të veçantë për Zotin Dalip Grecën. Dhe gazetës i uroj të ketë sa më shumë lexues.