KËTO DITË ME TY/
Nga Julia GJIKA/
Këto ditë unë mendoj për ty,/
të mendoj në stinën e jargavanit,/
ndoshta se jam në stinën e borës dhe akullit./
O sikur të fluturoja dot si fluturojnë zogjtë/
në stinën e pranverës!/
Të këndoja me ta një këngë gëzimi,
lartësive ku ngjiten ata.
Këto ditë mendoj për ty
dhe jam 200 vjet pas teje.
“Fije bari” në duart e mija
në një nga vjershat lexoj:
shkruan se je sot me mua.
Sikur i ke shkruar dy orë më parë:
Vërtet ti sot je me këdo që të ka njohur,
sepse ti vazhdon të thuash të vërtetat.
Në qiellin madhështor shikoj atë që ke parë ti ,
lexoj Amerikën, poemën më të madhe të botës.
Wollt Whitman me zemrën sa krahërori.
Amerikën dhe heronjtë e saj atje i mban,
njerëzit nga të gjitha kombet, të gjitha racat
ti i deshe pa dallim.
Sot është e diel.
Në kisha po bien këmbanat.
155 vjet, që mungon Kapiteni.
Ai që lidhi plagët e këtij vendi
veri- jugë, jugë- veri.
Ai që ushqeu paqen e drejtë jetëgjatë.
Ai që e vranë me një plumb prapa veshit.
Po tani, shumë shekuj më vonë,
duan t’a vrasin prapë, në zemër,
ku t’a gjejnë zemrën e tij?
Jargavani me gjethet në trajtë zemre fëshfërin:
Këtu reh, këtu në gjelbërimin tim!
Unë ndjej sot,
atë që ti ke ndjerë 200 vjet më parë,
aromën dhe muzikën që shoqëron dritën.
“Endërroj të isha me ty
të bëhesha shoku yt -shkruan
Kushedi jam vërtet me ty?”
Vërtet ti sot je me mua.
Nuk guxoj të tregoj për turmat,
nuk guxoj, them se të lëndoj, ja p.sh
janë ngritur në protesta “Paqesore”!
heronjtë po i zbresin nga piedestalet
keshtjellën e lirisë në Washington,
guxuan t’a sulmojnë,
drita e gjelbër në semaforë s’punon si më parë,
kur duhet të hapet, ndalon.
Të kundërtën bën e kuqja,
kur duhet të ndalojë hapet,
kaos krijohet asgjë tjetër.
Këto ditë të mendoj, Wollt Whitman.
Dua të këndoj me ty një këngë gëzimi.
Për stinën e jargavanit, ëmbëlsinë e jetës,
për dritën që errësirën dëbon.
I bashkohem këngës së zogjve të pranverës
me ta për lirinë në shekuj të këndojmë!
6-7 Janar /2021