LULZIM BASHA DHE PD, NË STEROSKOPIN E NJË MJEKJE –DEPUTETE !/
(Pa autorizim për një impresion politik)/
NGA Guxim ALIMANI/
Është kohë e zorshme ngatërrimesh e shkatërrimesh politike.Të majtët udhëheqin me numra që me pak investim krijojnë edhe treshifrore, ndërsa demokratët vazhdojnë të qajnë pushtetin e humbur akoma pa kuptuar arsyen e vërtetë dhe pa larguar shokimin e vërtetë. Por nuk është njëlloj përjetimi dhe as i përgjithshëm pesimizmi…Mjafton të njohësh deputeten e Mirdites, Albina Deda Gjoci, një mjeke me karriere brilante komunitare e shkencore, por që prej rinisë studentore ka ndarë dashurinë e profesionit me atë të PD-së.
Ajo me energji të paparë flet për një kohë halli që do iki shpejt dhe për një alternativë shëruese që e quan “Alternativa Basha”.
Kur e pyet për zëra kundër shefit të saj, Z. Basha , ajo pa cinizëm përgjigjet: -“Ne të gjithë demokratët jemi kalorës të fjalës së lirë. Nuk mund të ndalojmë dhe ata që guxojnë të kalërojnë me gomerë”.
Albinën e gjen në Parlament e pasdite cep me cep të Mirditës. Unë jam deputete e Mirditës dhe jo e floktoreve e shopingjeve të Tiranës. Një portret i thjeshtë i njerëzve idealistë e punëtorë si Albina që rënjen a ngritjen nuk e faturojnë te lideri, por te vullneti e egzigjenca e gjithsecilit e cila në grup të dhuron atë që kërkon.
Pyetjes për përformancen e kryetarit Basha ajo i përgjigjet pa droje: -“Në shoqërinë tonë dhe për shumë kohë roli i liderit është i madh. Të zëvendësosh Berishën nuk është e lehtë, por Lulzim Basha është personifikimi e gjetja më brilante e demokratëve shqiptarë. Koha e afërt do të dëshmojë se Basha nuk i nevojitet vetëm partisë, por Shqipërisë”.
Asllan Bushati says
Me pelqen shume ky optimizem i Deputetes Mirdites Albina Deda Gjoci per udheheqesin e ri te PD-se. Shpresoj dhe deshiroj qe Zoti Lulzim Basha te kete sukses ashtu sic thote deputetja mirditore.