100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë
Nga Keze Kozeta Zylo/
Mjediset në “Grand Sahara” Restaurant në Staten Island me pronar z.Liman dhe Tony Koxha gumëzhinin nga hareja dhe gëzimi i familjes së madhe Kërkuti. Të gjithë fëmijët, nipërit, mbesat, stërmbesat, katra mbesat ishin mbledhur të festonin 100 Vjetorin e ditëlindjes së nënë Nadire Kërkutit. Nëna, gjyshja, stërgjyshja, katragjyshja ndrinte në krye të vendit, bënte plot një shekull. E pabesueshme, por shëndeti dhe fytyra e saj plot dritë dukej sikur ishte shumë herë më e re. Ajo ishte e rrethuar me plot dashuri nga fëmijët e saj dhe gjithë familja e madhe Kërkuti në Staten Island. Kur unë i putha dorën dhe e urova për 100 Vjetorin e saj, ajo m’i rrëmbeu të dyja duartë dhe më tha: “Jo unë duhet t’i puth duartë që ta mbash fort penën në duar për Flamurin, Gjuhën dhe Kombin”. Perëndi çfarë frymëzimi më jepte zëri i ngrohtë i saj, kishte fuqinë e një shekulli, kishte fuqinë e dy kontinenteve, kishtë fuqinë e një katragjysheje 100 vjeçare. Familja Kërkuti është vërtete me shumë fat që nëna e tyre arriti 100 vjeç! Ditëlindja e 100-të është momenti më i rëndësishëm! Është një moshë që shumica nuk e arrijnë kurrë, ndaj dhe familja e saj e festoi aq bukur. Ushqimet e shijshme të servirura plot kulturë dhe pastërti nga duartë e arta të Lizës, menaxhere e restorantit e aromatizonin mjedisin dhe sillnin aq pranë traditat e bukura dibrane. Të gjithë uleshin pranë saj kush e kush ta përqafonte, të bënte foto dhe t’i uronte ditën e lindjes. Rrudhat e saj në ballë përshkruanin udhëtimin e jetës dhe ishte e mrekullueshme të bisedoje ngadalë e ngadalë dhe të ndjeje brenda syve të saj se të jepte bekimin.-Une po jetoj gjatë më tha dhe mund të dëshmoj shumë moj bijë vazhdoi bisedën e shtruar nënë Nadirja, por nga ana tjetër kuptoj se jeta është shumë e shpejtë dhe fluturon pa e kuptuar. -Të jetosh një shekull është frymëzim për brezat që lë pas, është besim në genin e mirë të trashëgimisë vazhdova. Me një sens humori m’u pergjigj: “Jam kockë e fortë dibrane moj bijë!”Një ndër nuset e saj Pranvera më tha se këshillat e vjehrrës sime janë shumë të vyera për të gjithë ne. Ajo nuk e pëlqen kurbetin, mendjen e ka ve ç në vendëlindjen e vet në Dibër, shpesh thotë: “Mos e lakmoni vendin e huaj, por duajeni vendin ku keni lerë. Këshilla që më ngeli në kujtesë ishte: “Kur mos e nxir mysafirin nga shtëpia pa asnjë kafshatë bukë!Nadire Kërkuti ka lindur, më 28 Nëntor të vitit 1921 dhe sot i mbushi 100 vjet, një shekull. E lindur në Dibër të madhe në familjen Kolari dhe më vone e martuar me Lutfi Kërkutin ku Zoti i bekoi me mbi 60 anëtaë në familje, nga të cilët 4 djem, 3 vajza, 11 nipër, 10 mbesa, 14 stërnipër, 20 stërmbesa, 4 katranipër, 2 katrambesa dhe 2 binjakë në pritje nga nipi i saj. Nana Xhixhe si ç është edhe e njohur në familjen Kerkuti njihet për mikpritjen, bujare si dhe tepër pastërtore. I rriti dhe i drejtoi me të gjitha mundësitë e saj. Që nga viti 2012 Nënë Nadirja jeton në Amerikë nën mbikqyerjen e familjarëve të saj ku kohë pas kohe e vizitojnë dhe e respektojnë Nënën më të vjter të familjes Kërkuti. Sot me dashuri i dhuruan100 trëndafila nënës dibrane Nadire Kërkutit që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë.Pleqëri të bardhë flokargjenda Nëna Xhixhe!
28 Nëntor, 2021Staten Island, New York