Festa e Flamurit Kombëtar që përkon me 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë do të bashkojë të gjithë shqiptarët e Amerikës e miqtë e kombit shqiptar në një festë madhështore në New York më 27 Nëntor 2022. Ambasadori Frank Wisner, Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Michigan z.Ekrem Bardha, ish-Kryeministri i Kosovës z.Avdullah Hoti e shumë personalitete të shquara të politikës, diplomacisë, shkencës e botës së biznesit do të celebrojnë së bashku nën udhëheqjen e Federatës Vatra, një mbrëmje të jashtëzakonshme në nder të Flamurit të kombit tonë. Një mbrëmje madhështore ku Vatra do të nderojë figura të shquara të komunitetit dhe miqtë e popullit e kombit shqiptar.