Reportazh nga FADIL SHEHU/
Shkuam këto dite vjeshte në qëndrën kulturore në qytetin Clearuatër ,Florida. Aty ku salla plot ajër e dritë gumëzhin përherë nga zërat gazmor të fëmijëve të moshave të ndryshme, të komunitetit shqiptar të disa qyteteve, në shtetin e Floridas. Ishin në punë e sipër të provave për koncertin që do të shfaqet në prag të festave të Nëntorit, organizuar si gjithmonë nga dega Vatra Tampa Bay. Banorë të komunitetit shqiptar të qyteteve Largo, Clearuatër, Saint Petërsburg, Sarasota, Dunide, Kandrysaj, sjellin në këtë folezë arti, fëmijët e tyre, për të mësuar këngën dhe vallen e bukur Shqiptare. Një pjesë e tyre vitet e fundit kanë çuar fëmijët në shkollën shqipe hapur në qytetin Clearuatër, nga dega Vatra dhe vatranët e tjerë. Disa metra më tej, në “barkun” e stërmadh të sallës, shohim këngëtarin, aktorin, “Mjeshtër i Madh” Frederik Ndoci, i cili u mëson fëmijëve intrumentat që ata kanë për zemër. Por këtë herë në këtë reportazh do të nxjerim në pah vlerat që mbart trupa e ansamblit të këngës dhe valles shqipe,“Shqiponjat ”. Nën tingujt e muzikës popullore, çdo njeri prej fëmijëve kërkon të harmonizojë këtë me lëvizjet plot finesë që ofrojnë vallet e bukura Shqiptare. Të drejtuar nga balerina Milena Kullaj, e cila udhëheq reshtin e valltareve kërkohet përqëndrim, harmonizim i lëvizjeve me ritmin e muzikës në sfond, ku përballë tyre ndodhen mjaftë shikues, pjesa më e madhe janë prindër të fëmijëve artistë. Fare mirë mund ti etiketojmë si spektatorë të momentit. Ata vijnë këtu nga qytete të ndryshme floridiane, duke sjellë fëmijët të cilët shpalosin me shumë dashuri vlerat që ata mbartin. Njeri prej tyre është Genci Kullaj, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ana, që më parë ka drejtuar shkollën shqipe, hapur nga Dega Vatra, Tampa Bay dhe vatranë të tjerë në qytetin Clearwatër. Genci njihet nga komuniteti i qyteteve të sipër përmëndura si “doktor” i makinave. Ashtu si vite më parë në Tiranë dhe këtu në shtetin e Floridas, ai ka hapur pikën e servisit të tij. Klientë të tij nuk janë vetëm shqiptarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia , Mali i Zi, madje dhe nga kombe të tjera. Ata shprehen se: “Tek Genci shkojmë me dëshirë, pasi profesionalizmi i tij si mekanik na bënë të besojmë për rregullimin e defektit që ka makina. Gjithashtu çmimet ai nuk i ka të “kripura” si në servise të tjerë”. Jo pak herë ai është i pranishëm, në këtë qendër jo vetëm si prind i balerinës dhe drejtueses së ansamblit, Milenës, por edhe si njeri aktivist i Vatrës, me vlera humane e shpirt të madh. Edhe sot kur fëmijët artistë vazhdojnë provat e valleve dhe këngëve, ai u ka ofruar drekë, me financimet e veta. Në pushim gjejmë kohën e bisedojmë nga afër me Minelën, e cila prej më se pesë vitesh njihet si valltare e talentuar e Ansamblit “Shqiponjat”. Flet thjeshtë, pa bujë për vlerat e reja interpretuese që ka fituar tashmë ky ansambël, duke u bazuar jo vetëm në vallet ekzistuese perla shqiptare, por duke i pasuruar motivet e reja të krijuara enkas sipas zonave e krahinave shqiptare. Eshtë pikërisht ky ansambël, të cilin dy vite më parë e kemi parë direkt në festivalin e valleve mbarë shqiptare, me pjesëmarrjen e ansambleve nga mjaftë shtete këtu në Amerikë, dhe dy ansamble ardhur nga Kanadaja. Ishte ky një event i rëndësishëm artistik, një festival mbresëlënës, ku urimet dhe falenderimet ia kushtonin në veçanti organizatorit, drejtuesit të festivalit Ardian Kraja. Por si një “qershizë mbi tortë”, mbrëmjet e këtij festivali i zbukuroi më shumë prania e mbretëreshës së valles shqiptare, “Nder i Kombit” Liliana Cingu, e cila surprizoi spektatorët me interpretimet e valleve shqipe. Krahas vlerësimeve që u bënë për ansamblet pjesëmarrëse, valltarë dhe koreograf të veçantë, në fund festivali juria nderoi këtë artiste të madhe me trofeun “Shqiponja e Artë e Festivalit”. Milena i ka ende të freskët në kujtesë arritjet e këtij ansambli. Ajo kujton me nostalgji vitet kur u ngjit për herë të parë në skenë. Ishte vetëm shtatë vjeç. Ende dhe sot ajo punon me pasion në motive të reja valle duke i përvetësuar dhe më mirë në shtëpi nën shoqërimin e pianos, këtë instrument që e ka shoqëruar në vite Milenën si artiste. Ndonëse vazhdon kolegjin në qytetin Clearwatër, ajo sërish gjen kohën për vete dhe Ansamblin, për të përvetësuar sa me mjeshtëri motivet burimore të valles shqipe, duke ia transmentuar me shumë pasion artistëve të vegjël. Nëse do ktheheshim pak në retrospektivën e viteve të ecurisë së këtij ansambli të sukseshëm, të kujton dhe vlerësimet e bëra ndaj tij në festivale të ndryshme, ku më të përhershmit janë Festivali Ballkanik me pjesëmarrjen e Ansambleve nga Kroacia, Bullgaria, Rumania, Kososva, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, i cili zhvillohet për çdo stinë Pranvere në qyetin e bukur, qerpik oqeani Saint Petërsburg, në Florida. Një tjetër festival me vlera botërore është dhe Festivali Botëror i valles me pjesëmarrje të vendeve si Spanja, Italia, Kosova, Indonezia, Meksika, Porto Riko, Vietnami, Irlanda etj, festival që zhvillohet në qytetin Xhenksovil po këtu në Florida. Kurrësesi nuk mund të harrosh arkitektët që krijuan dhe lartësuan vlerat e këtij ansambli, ku do veconim punën e palodhur disa vjecare të koreografes Rovena Kafilaj dhe valltareve me përvojë, dhe më pas drejtuese të tij si Greata Kraja, Anisa Papadhima, Fanika Janku. Po kështu portretin simpatik të këtij ansambli e zbukuron prania e çiftit balerinë veteran tashmë në skenë Gëzim dhe Ardiana Radani. Madje Gëzimi është njëkohësisht Kryetarë i lidhjes së krijuesve dhe artistëve në Florida. Gjithçka ka bërë në ecurinë dhe sukseset që mbart ky ansambël duke arritur me meritë në këtë lartësi ku ndodhet aktualisht, çdo njeri prej pjestarëve dhe dashamirësve të tij shprehet me fjalë respekti e mirënjohje për ndihmën e pakursyer, në drejtim të sponsorizimit për drejtuesit e Fondacionit Shqiptar në Tampa Bye, Ardian Kraja, Eri Pasko, Imelda Pojani. Një tjetër emblemë mbresëlnëse që shfaqet çdo çast në ecurinë e këtij ansambli qëndrojne
sakrifica, përkushtimi i prindërve të fëmijëve në veçanti të nënave të tyre, të cilat vijnë me fëmijët dhe largohen kur përfundojnë provat. Të tilla janë Violeta Marku nga Shkodra me tre fëmijët e saj, Ermelinda Thanasi nga Berati me dy fëmijët e saj, po kështu Lola Bako nga Pogradeci me dy vajzat e saj, Resida Troqe nga Vlora me vajzën e saj, Brixhilda Gjekaj nga Malësi e Madhe…Ndërkohë provat vazhdojnë sipas programit. Janë momente gërshetimi lëvizjesh midis ritmit të muzikës dhe lëvizjeve në vallet e Tropojës, Librazhdit, Tiranës, Mirditës, Myzeqesë, Dropullit etj. Eshtë ky program të cilin trupa e ansamblit do manifestojë në koncertin e festive të Nëntorit, i cili për çdo vit organizohet nga dega Vatra me qëndër në Tampa Bay, me kryetar Isuf Spahiaj. Eshtë ky event i mirëpritur nga vatranët dhe mbarë komuniteti Floridian.Tashmë drejtuesit e Ansamblit “Shqiponjat” kujdesen që pjestarëve të tij, të mos u mungojë as”maja e gjelpërës”,pasi do të jetë ky ansambël që do të përfaqësoj artin shqiptar ne Fetivalin Ballkanik, në prag pranvere në qytetin Sain Petërsburg, dhe në Festivalin Botëror të valles, që do të zhvillohet në Xheksonvill. gjatë stinës së pranverës. Ndërkohë një tjetër eveniment i rëndësishëm mendohet të zhvillohet për herë të dytë në stinën e Verës, Festivali Mbarëshqiptarë, në qytetin Clearwatër me pjesëmarrjen e ansambleve shqiptare nga disa shtete këtu në Amerikë dhe Kanadaja, ku padyshim midis pjesëtarëve të jurisë do të jetë “Nder i Kombit” Liliana Cingu, e cila aktualisht jeton në Toronto Kanada. Në epilogun e udhëtimit të reportazhit tonë doja të citoja fjalë të thëna nga gjigandi i valles Shqiptare, pjesë e intervistës që unë zhvillova pak muaj më parë se i madhi “Nder i Kombit” Besim Zekthi të ikte nga jeta. (Botuar në librin tim të pestë me tiull PIEDESTAL me 360 faqe, botuar në muajin Korrik të këtij viti.) Ja çfarë thotë Ai për të bukurën vallen shqipe,:”…Të kultivojmë të rruajmë si sytë e ballit, vallen e bukur shqiptare, sepse është piedestali i kulturës së kombit tonë. Meqë e kemi këtë piedestal, të jepet shansi, fati ta ruash dhe verselitësh këtë pasuri të pashtershme. Arti është i bukur…është JETA.
FADIL SHEHU. FLORIDA .
( 9 fotot jane pjese e festivalit ne Clearuater )