Botohet një libër tjetër i “zi” për Kosovën dhe UCK-në, nga autori francez Pierre Péan /
- Turp për Shtëpinë Botuese Franceze “Fayard” (botuesja e I. Kadarese) që merret me fantazistë të tillë, që lumturohen duke shpifur/
Sipas mediave franceze , ky autor francez nuk jep asnjë dëshmi (“Pierre Péan Il défend la thèse discutable, que l’Europe, sur fond de trafic d’organes, aurait choisi d’en faire un pays mafieux. Mais il n’apporte aucune preuve.» ) në librin e tij të sapo botuar nga shtëpia botuese “Fayard” e Parisit ”Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz” (“Kosovo : une guerre juste pour créer un État mafieux””) quhet libri i posabotuar mbi Kosovën nga autori Pierre Péan, një gazetar dhe polemist në të cilin flet sidomos rreth luftës së UCK-së , mbi trafikun e orgeneve dhe Kosovën e pasluftës, madje duke e quajtur Kosovën si “një shtet mafioz”. Agjencia Preshavjone, duke iu referuar mediave franceze , thote se ky autor francez nuk jep asnjë dëshmi (“Pierre Péan Il défend la thèse discutable, que l’Europe, sur fond de trafic d’organes, aurait choisi d’en faire un pays mafieux. Mais il n’apporte aucune preuve.» ) në librin e tij të posabotuar nga shtëpia botuese “Fayard” e Parisit njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Atori, megjithse paraqet opinonin e tij personal mbi të “zezat” në Kosovë siq i shef nga prizmi i tij, ai mbron publikisht përmes librit të tij dhe dhe mediave tjera franceze idenë e diskutueshme në disa qarqe antishqiptare mbi “trafikimin e organeve.”
I ftuari i redaktorit të TV francez Mathieu Mabin, autori i librit Péan, një gazetar investigativ ka denoncuar siq shprehet ai “dështimin dhe mashtrimin e komunitetit ndërkombëtar.” Fillimisht autori i librit për Koovën dhe UCK-në në TV “France 24h” përmenend librin e Crala Del Pontes, Bernrad Kouchner dhe Dick Martyn sipas të cilit janë personzahe kyqe mbi zbulimin e trafikut të organeve në Kosovë nga UCK..”Pyetjet që duhet të kërkohet sot, dhe ne do të donim për të gjetur në librin e Pierre Péan, do të ishte kjo: Pse kaq abuzime për Kosovën dhe kush përfitoi ? Në këtë kënd pyetje autori i librit zihet. Sipas tij, “shqiptarët si një tërësi, dhe shumica e pjesëtarëve të ish UÇK-së në veçanti janë banditë pa dallim. Ajo përgjithëson trafikimin e organeve në të gjithë vendin, ndërsa zyrtarët e implikuar përfaqësojnë vetëm disa anëtarë të UÇK-së.” Ai, po ashtu evokon Bernard Kushner, i cili në vitin 2010 filloi të qeshte kur një gazetar serb i tregon atij të trafikut të organeve të mundshme.
“Trafikut që nuk mund të jetë me mbyllje e syve e shërbimeve sekrete, dhe se, shërbimet perëndimore… “ ka nënvizuar autori i librit të zi për Kosovën. Por në këtë pikë, Pierre Péan, thjesht dhe pa ekuivoke nuk arrinë të dëshmoj asnjë më të voglat elemente si dëshmi, bile së paku për ta justifikur titullin e librit të tij: “Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz” Gjitha fjalëve të këtij “gazetari invistigativ” dhe librit të tij ndoshta do t’i kishim besuar sikur t mos ishte financuar ai nga qarqet serbe apo sikur t’mos kishte jaran Patriarkun serb Irinej i cili takoi në Beograd së fundi në shtatorin e vitit 2012 ( shih foton poshtë) dmth pak ditë para se t ia fillonte të shkrunte apo më mirë të thmi pershkruante (copy-past) librin e tij për Kosovën./(Kortezi: standardi.info)
Shaban Cakolli says
Për të ardhur keq,por kur ne shqiptarët që kishim shumë fakte për të njohur botën mbi tragjedinë kombëtare,nuk shkruam libra,u lëmë vend matrazapëve të shkruajnë çfarë të duan për ne!!!…..