Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” rinovon shtëpinë e familjes së policit të vrarë nga uniformat e NYPD, në Brooklyn/
Nga Beqir SINA/
BROOKLYN NYC- (2 shtator 2015) Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” , dje ka përfunduar renovimet në shtëpinë e oficerit të policisë Weinjein Liu, i i vrarë së bashku me kolegun e tij hetuesin Rafael Ramos, vitin e kaluar gjatë patrullimit afër një stacioni treni në Brooklyn New York.
Dje, në ceremoninë e inagurimit të sapo rimodeluar të shtëpisë së tij, merrnin pjesë të afërmit e oficerit të policisë të rënë në qytetin e Brooklyn – New York, të cilë kan prerë shiritin në shtëpinë e tyre, gjatë një ceremonie solemne të mërkurën, rajonin Bensonhurst në Brooklyn.
Simbas autoriteteve kjo ka qenë një ceremoni e veçantë, në të cilën morën pjesë drejtuesit lokal të qytetit, si dhe zyrtarët e lartë nga uniformat e NYPD, oficerët e policisë nga rajoni i policisë ku ata shërbyen, duke përfshirë edhe anëtarët e të dy familjeve të oficerve të rënë Liu Wenjian dhe Rafael Ramos.
Ndërkohë, pjesmarrja edhe e dy policëve shqiptar nga uniformat e policisë njujorkeze NYPD – të cilët kan qenë koleg të dy policëve të vrarë nga rajoni i Policisë “74th and 87th precincts” – tregojë edhe një herë se dhjetëra policët amerikano – shqiptarë, që janë duke shërbyer në rradhët e uniformave të NYPD – janë dëshmia e integrimit në rradhët e uniformave të policisë njujorkeze.
Prania e një numri të rëndësishëm të shqiptaro-amerikanëve në uniformat e NYPD, si dhe origjina e dy oficerëve të vrarë janë një ndër shembujt e shumtë, të cilat tregojnë qartë se këtu nuk kemi të bejmë me dallime racore – “oficerëve të bardhë të policisë – të zinjë apo aziatik“, por megjithse ata vijnë nga horizonte të ndryshme dhe nga vende të ndryshme, ata janë së bashku duke i shërbyer uniformave të policisë Amerikane .
Dy prej tyre, nga rajoni i Policisë “74th and 87th precincts” – Tony Sh dhe kolegu tjetër shqiptarë nga Mali i Zi, ishin dje në mesin e dhejtëra oficerëve të tjerë, në ceremoninë e organizuar dje nga Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” , ku sapo kan përfunduar renovimet në shtëpinë e familjes së oficerit të vrarë Weinjein Liu në Gravesend, Brooklyn, ku jetojnë gruaja e ve, babai Liu dhe nëna e tij.
Liu dhe partneri i tij, Det. Rafael Ramos, u qëlluan në makinën e tyre patrullë në lagjen Bedford-Stuyvesant në dhjetor 2014. Dorazi Ismaaiyl Brinsley, pas kësaj u gjetë i vdekur, në afërsi të stacionit të trenit – mbasi ai vrau veten menjëherë pas krimit.
Zyrtarët thanë se rinovimet gjithashtu do të bëhen edhe në shtëpinë e oficerit tjetër të vrarë Rafael Ramos, përmes donacioneve të këtij fondacioni.
Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” i themeluar në kujtim të të rënëve 9/11 , thotë se ka mbledhur më shumë se 1 milion dollar në donacionet nga i gjithë vendi dhe pjesë të tjera të botës, në një përpjekje për t’ju ndihmuar familjeve të zjarrëfikësve dhe uniformave të policisë që janë në nevojë.