NOLI: “Ujku sulmon me dhëmbë, … greku sulmon me kishë!”
NDERSA KONICA E NOLI “KELTHITNIN” KUNDER MEGALI-IDHESE GREKE, SHTETI YNE I HAP DYERT/
Nga Idajet Jahaj/Vlorë/
Eshtë e njohur, shumë e njohur thënia sarkastike e Nolit të madh se “Ujku sulmon me dhëmbë, … greku sulmon me kishë!”
Sa reale, sa luftarake, sa të sakta janë këto fjalë! Në këtë shrehje gjëmon shpirti lëngues i një atdhetari të madh, të kulluar, dertues, i cili natë e ditë mendon për mbrojtjen e kombit të vet.
Dhe këtë rrezik e shpreh Fan Noli, i cili, që në rininë e vet, e ka njohur veprimtarinë antishqiptare të klerit e Patrikanës greke. Ka njohur synimet e saj të mbrapshta ndaj Shqipërisë, qëllimin asimilues të atij kleri ndaj popullit shqiptar. Ka njohur historinë se si Patrikana greke ka iniciuar, frymëzuar e udhëhequr veprimtarinë antishqiptare, gjakderdhëse të shtetit grek, qe prej një shekulli e gjysmë…
Kështu ka këlthitur edhe kombëtari tjetër i madh, Faik Konica, ky pendëartë i gjuhës dhe i mendësisë shqiptare. Ai ka nënvizuar se “Me dobësimin e Turqisë, Patrikana dhe shteti grek mprehën dhëmbët për grabitjen e tokave të jugut shqiptar”. Dhe shumë herë ja kanë arritur qëllimit.
Kështu kanë vepruar edhe shovenët e Patrikanës së Beogradit ndaj veriut shqiptar, duke goditur popullsinë tonë, duke zaptuar tokat tona e duke i populluar me kolonë të tyre.
Sot, për tragjedi të vendit tonë, veprimtaria gllabëruese e shovinizmit grek vallëzon përsëri, por këtë herë nëpërmjet diversionit fetar. Nuk u mjaftuan grekërve rrëmbimet me luftë të të gjithë territorit të Çamërisë e të viseve lindore të saj: Konicë, Përlep, Follorinë, etj…Kjo hapësirë zinte një të katërtën e trojeve të kombit shqiptar. Tani fqinji jugor synon futjen brenda territorit tone, duke deklaruar hapur programin e tyre të helenizimit. Kjo në fakt do të thotë pushtim gradual i hapësirës shqiptare.
Tema është shumë e gjerë. Zinxhiri i fakteve – shumë i gjatë. Mjafton të përmendim vetëm disa hallka të këtij zinxhiri shoven: Vendosja e Janullatosit në krye të kishës sonë Ortodokse që në vitin 1991. Ky ishte një diversion i tmerrshëm i tyre, i cili e ktheu Autoqefalinë tonë në kishë autoqefale greke. U vendos kështu një pykë për të zhbiruar shpirtin e popullit shqiptar, për të mohuar gradualisht gjuhën shqipe, e një varg hapash të tjerë të shovinizmit “paqësor” grek.
Grekët tallen në fshehtësi me shtetin shqiptar. Programi i tyre helenizues vazhdon ditë për ditë duke u përkrahur edhe nga drejtuesit tanë të politikës, të cilët kryejnë kështu një akt të pastër renegatësh ndaj kombit e popullit të tyre.
Tashmë, për ironi dhe për fushë të lirë veprimi, Janullatosi i bën predikimet në gjuhën greke! Pra, ia arriti qëllimit të realizojë aspiratën e Shën Kozmait se: ”Gjuha shqipe është gjuhë shpellash” dhe, si e tillë, duhet zëvendësuar me greqishten!
Ndërsa faktet helenizuese hapin ulërimën në këtë tokë: Futja e sherrit për hapje të kishës greke në Përmet, hapja e shkollave greke në Himarë, Korçë, Boboshticë, etj… ku u mësohet fëmijëve se këtu është tokë dhe histori greke. Kishat greke vazhdojnë të ngrihen edhe atje ku s’ka asnjë ortodoks si në Greshicë, Memaliaj, etj…
Drejtuesit tanë të politikës, të të dy krahëve, i puthin dorën shovenit Janullatos, këtij korbi të Megali-idhesë, i cili kërkon të tjetërsojë qenien shqiptare. Lobi grek në Amerikë i kërkoi Lulëzim Bashës përsëri çështjen e detit dhe ngritjen e një kishe në Llogora si memorial për paraardhësin e tyre shoven – Shën Kozmain. Dhe shtetarët tanë përsëri u bëjnë amin kasnecëve të Megali-idhesë.
Pra: Jepu copa atdheu shovenëve! Jepu me grushte si Esat Pasha – Shkodrën, si Ahmet Zogu – Shën Naumin, etj…Dhe kështu të gjithë politikanët tanë të ashtuquajtur demokratë! Faktet tragjike vazhdojnë: Janullatosit i dhanë edhe sallën ku ka vepruar Noli, në Tiranë (për shkollë greke)! Busti i Nolit, këtij Ati të Ortodoksisë sonë, nuk pranohet në kishat tona ortodokse, me urdhër të Janullatosit! Përjashtohen nga organizimet qëndrore fetare e atdhetare të Ortodoksisë sonë figura të tilla sublime si At Nikolla Marku, etj…si dhe veprimtarë të tillë të palodhur si Elida Jorgoni, etj…
Të tilla veprime kanë shkaktuar një indinjatë të thellë në mbarë popullin patriot shqiptar! Shoveni Janullatos deklaron: “Në jugun shqiptar pritet një revolucion fetar grek!’ Për ç’revolucion e ka fjalën ky kolonel i Asfalisë greke?! Apo do të lëshojë treqind ushtarët e kalit të Trojës për të zënë në gjumë Trojën – Shqipëri?!
…Vazhdon financimi i kishave, shkollave, parrullave, i memorialëve fallco, i varrezave të ushtarëve pushtues grekë në jugun shqiptar! Dhe, për ironi të fatit, Janullatosi ka shprehur që edhe varrin ta ketë këtu, diku në Durrës,… që edhe zëvendësi i tij të jetë grek ose filogrek! Domethënë që pema e Megalidhesë greke të hedhë rrënjë e degë në këtë tokë e të punojë për tjetërsimin e Shqipërisë. Bukur e shprehu një patriot i yni: “Edhe uji, edhe ajri, edhe natyra jonë e bukur është ndotur me molekulat e Megali-idhesë greke!”
Duhet hequr sa më parë Janullatosi! Në rast të kundërt, politika jonë do të përballet me zemërimin mbarëpopullor të shqiptarëve! Ne kemi plot drejtues të talentuar dhe atdhetarë të kulluar që të vendosen në krye të Kishës sonë Autoqefale.
Dhe shteti të marrë masa të gjithanshme për frenimin e kësaj vale të shovinizmit grek, i cili rrezikon pavarësinë tonë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy kombeve.
3 qershor 2016
Eshref says
I dashur Idajet,
Urime të përzemërta për artikullin analitik, në të cilin demaskohet fytyra e urryer e shovinizmit grekokaragjoz.
Eshrefi
Indianapolis, Indiana
04 qershor 2016
Elvis Daja says
Kryeredaktorit te Dielli Online.
Pershendetje
Kerkoj te me jepni mundesine qe keto te verteta te botohen ne gazeten tuaj te nderuar per te replikuar me z. Idajet Jahaj por edhe per dhene nje opinon tjeter perkundrejt atij.
Me lejoni t’ju shpreh indinjaten time persa i perket shkrimit te Z. Idajet Jahaj duke respektuar te drejten dhe lirine e mendimit dhe fjales.
z. Idajet, fokusohesh me shume te nje periudhe kohore kur ne shqiperi ka pasur nje pushtim nga otomanet dhe merret vetem me ata njerez shqiptar qe e kundershtonin ate pushtim ne menyra dhe mjete te ndryshme sikur do te donte te na tregonte se komunizmi nuk duhej luftuar ose lufta antifashiste nuk duhet te ekzitonte.
E nis duke shar e duke ofenduar shtete qe sot me jane miqte tane dhe partneret tane ne Europe dhe Nato gjithashtu duke prishur ekujlibrat aq mire te ndertuara ne kete periudh demokracie per gjithe keto vite.
Mbase ju duket nje gjuhe e forte e perdorur por ju kujtoj se per nje besimtar orthodoks edhe shkrimi duket po kaq keq edhe mbase pak me teper.
Del e nevojshme tju shpreh edhe mendimet dhe fjalen time te lire per kete ceshtje qe quhet Harmoni fetare dhe qe Shqiperia krenohet dhe jep nje shembull te mire ne rajon edhe me gjere. Ti je shembull tipik qe kerkon prishjen e kesaj harmonie sepse vete ti je jo ortodoks, je mysliman, dhe ofendon udheheqesin e Komunitetit te krishtere ortodoks, po keshtu komunitetin ne fjale dhe nje shenjtor te ketij komuniteti. Jo vetem kaq por edhe nderhyn ne menyren me plot ofendim ne jeten e ketij komuniteti madje e quan Kishen dhe Autoqefaline si tenden, ti qe nuk ke lidhje me asnjeren prej tyre. Kjo fyerje eshte shume e rende dhe shume e rrezikshme.
Me pas ul dhe poshteron figuren e nje Shenjtori qe per vendin ne kohen kur erdhi e gjeti popullin shqiptar te zhytur ne skamje,mjerim dhe ne padituri duke mos marr parasysh qe ne ate kohe shqiparet mund te shkruanin vetem disa shkronja ne turqisht.
Ne jeten e Shen Kozmait nje nga mbrojtesit kryesor qe i dha edhe mbeshtetjen dhe lejen e tij ka qene edhe Ali Pashe Tepelena te cilit i beri profetesine qe do te hynte ne Stamboll po me mjeker te kuqe.Pra edhe kjo figure e historise nuk e paska dashur dhe ka punuar kunder Shqiperise.
Me vone hidhet tek nje figure shume e njohur per Orthodoksine Shqiptare Kryepiskopin tone, Fortlumturine Anastas Janullatos, qe e njeh gjithe bota madje duke i dhene nderime dhe emertime per paqen,punen e bere sesi e ringriti edhe njehere besimin Orthodoks nga periudha e shkaterrimit dhe po vazhdon ta coj perpara nga fryerjen,inatet dhe urrejtjet qe duan te ngjallin midis kombeve duke perdorur fene qe te them te drejten me duken si ide ekstremiste te cilat po na rrethojne gjithnje e me shume ditet e sotme.
Persa i perket vendosjes ne krye te Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise ishte nje vendim i marr jo nga shteti Grek sic duan ta rrefejne disa njerez, por nga Patriarkana Ekumenike e te gjithe orthodhokseve te botes, si pasoj e vakumit te Klerikeve Orthodoks per shkak te regjimit komunist drejtim shpirteror te besimtareve nuk kishte kush ta merrte edhe ato pak prifterinj por jo te rangut episkop ku mund te kandidojne per kryepiskop ishin ne gjendje jo fort te mire.Pra dua ta ritheksoj edhe njehere qe kishte nje vakum per drejtimin e kishes ashtu sic kishte edhe nje vakum per drejtimin e demokracise pasi idete jo fetare etj ishin brymosur keq te trurin e njerezve pas lavazhit nese ju kujtohet… Kryepiskopin e kerkuan shqiptaret tek Patriarkana Ekumenike, dhe keta te fundit e therriten nga Afrika Juglindore, ne te cilen edhe kishte derguar misionar ne perhapjen e krishterimit.
Tani po kaloj pak tek figurat e njohura si Noli i larte permendur qe edhe Kisha Orthodokse e njeh derisa ishte klerik me pas i takonte politikes dhe ajo le te flasi vet per kete aspekt madje ka edhe shkrime te Nolit qe studjohen dhe lexohen ne kishe.
Nikolla Marku qe ju e quani (At) nuk eshte prift, dhe nuk e njeh si prift asnje institucioni shteteror dhe fetar ne vend. Me lejoni tju kujtoj nese e dine nje episod kur meshohej ne Elbasan dhe njerez te armatosur hyn brenda dhe i nxorren me zorr klerike e besimtar duke bere terror. Deshmitar pervec besimtareve dhe Klerikeve ka qene edhe nje prift orthodhoks amerikan po te doni ja u themi edhe emrin dhe mund te merrni edhe deshmin e tij per ate periudh terrori qe sic duket nuk mbaroj me aq por pasoj me uzurpimin e kishes dhe disa ambienteve qe ishin ndertuar nga Kisha dhe qe sot Nikolla Marku i ka dhene me qera dhe i perdor si te doj.
Kryepiskopi Anastas edhe ne kohen e luftes ne kosove ka ndihmuar 33 mije vellezer tane kosovar qe u strehuan ne vendin tone dhe jo me pak lek (per shumen mund te vini e te pyesni ne Kishe dhe ja u japin te sakte) por edhe me njezer.
Ditet e sotme Shqiperia si rralle mos asnjehere ne historine e saj ka nje ze nje fjale dhe nje vendim marrje ne instancat e larta e nderkombetare te Orthodoksise.
Vazhdimisht Kryepeshkopi Anastas eshte nderuar nga udheheqesit e Shqiperise si per ringritjen e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise ashtu edhe per bashkepunimin dhe harmonine nderfetare ne vend, per keto kontribute eshte nderuar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise edhe medaljen me te larte te vendit “Gjergj Kastrioti”.
Me duket fare e qarte qe duhet te ruhemi nga keto ekstremizma qe duan percarjen e ketij vendi duke perdorur historine por jo ashtu sic eshte por ashtu sic duan disa veta,grupime ose konjuktura.Se cfare ka ndodhur me historine ne lidhje ne Shqiperine e me shtet fqinj si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia qe amplifikohen kaq shume dhe goditen cdo here qe duhet urrejtje me leni tju kujtoj sesi po ky popull fali ose harroj 400 e ca vjet pushtimi osman me lloj genocidesh dhe torturash deri ne zhdukjen e gjuhes shqipe,traditave dhe kulturave te saj le te merret shembujt e mire per te vazhduar perpara dhe ti leme kushtrimet per urrejtje e inate qe perdoren per pushtet e per para.Historia shqiptare ka shume per te treguar pa harruar asnje.
Ju ftoj te lexoni sesi mund te zgjidhet dhe se cfare etapash duhet te kaloj nje Klerik Orthodoks deri edhe ne mohimin e te pasurit trashgimtar perkushtimit,peruljes,faljes,dashurise e shume virtyte te tjera perpara se te nxijme nje figure aq te njohur e te vleresuar nga mbare bota sic eshte Kryebariu jone + Anasatas Janullatos + qe nuk ka lene lutje e kerkesa pa i bere njerezve te ndryshme per ndertimi,rindertime,rikonstruksione e deri tek hapja e rruges e drites jeshile per Shqiperine ne aspektin fetar per njohjen me te drejta te plota te ketij kombi kaq te brishte.
Me respekt
Elvis Daja