Ka marre fund arratia e 7 te burgosurve nga burgu i Drenoves. Pas 5 ditesh kerkimesh intensive ne kufirin shqiptaro- grek eshte bere e mundur gjate dites se sotme edhe arrestimi i dy te arratisurve te fundit nga burgu i Drenoves,Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, ndersa naten e mbremshme u be edhe arrestimi i Gezim Tomes.
Arrestimi i tre te arratisurve te fundit u be ne territorin grek nga policia e ketij shteti, e cila prej ditesh ishte mobilizuar per kapjen e tyre, pas dyshimeve qe policia shqiptare shfaqi se ata mund te kishin kaluar kufirin.
Kane qene 5 dite te veshtira jo vetem per tre te burgosurit, por edhe per policine shqiptare edhe ate greke,kjo per shkak se teperaturat e uleta dhe reshjete e debores kane qene te pranishme pergjate gjithe ketyre diteve.
Arrestimi i Reiz Haxhirajt, Eduard Lulos dhe Gezim Tomes eshte bere ne token greke ne malet e Kosturit vetem 25 km larg nga kufiri me Shqiperine. Njeri prej tyre tashme ka mbetur i plagosur per shkak se gjate arrestimit te Gezim Tomes naten e mbremshme ka patur nje shkembim zjarri nga ku Toma mbeti i plagosur, ndersa dy te tjeret munden te largoheshin per tu kapur me pas ne oret e para te mengjesit te sotem.
Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj nuk i kane rezistuar policise greke mengjesin e sotem, gjithashtu nuk kane qene as te armatosur.Tre te arrestuarit jane dreguar ne komisariatin e Kosturit dhe mbetet per tu pare nese do te ekstradohen menjehere ne Shqiperi apo do te gjykohen per faktin qe kane shtene ndaj policise greke naten e mbremshme.