Pertefe Leka/
Kanë kaluar shumë vite dhe vazhdon. tradita si atëhere kur anëtarë të Klubit të Arsimtarëve (1932) Safet Butka,publicistët Vangjel Koça , Xhevat Kallajxhi, B.Merxhani…vendosnin kurora e lule dhe mbanin fjalime përpara Muranës së Koto Hoxhit në Qesorat. (K.Hoxhi arsimtar, mësonte gjuhën shqipe fshehurazi, e çkishëroi peshkopi i Gjirokastërs.Ishte anëtar i komitetit për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, me Hasan Tahsin, Pashko Vasa me vëllezërit Abdyl ,Sami e Naïm Frashëri në përkrahje të ideve të Lidhjes Prizrenit. Për këte qëndrim turqit e arrestuan .Vdiq në burg në Stamboll 1895). Po për gazetarët,V. Koça,Xh. Kallajxhi, B.Merxhani …publicistë, shkrimtarë personalitete te shquar të kulturës shqiptare ,në vitet 20-30,të cilët nuk kanë varr në Shqipëri as një përmendore as një memorial… A duhen kujtuar me respektin më të madh.?!
Mora shkas nga një takim me të rinj
“Klubi i Librit Ivanaj i themeluar “me 1 Dhjetor 2022, me inisiativën e stafit të fondacionit M.M.Ivanaj organizonin me të rinj, sipas një programi të detajuar, — Diskutimin e Librit —të një shkrimtari të zgjedhur prej tyre. Rastisa te isha pjesë e një mbremje (14 qershor 2023) me moderatorin Klevis Begaj, ku do të bashkëbisedonim me të rinjtë për librin “ Vepra” e B.Merxhanit. Interesimi nga të rinjtë ( si Adriatik Kurti) ishte rreth Neoshqiptarizmit, që domosdoshmërisht do të përmendej, Urtësia e Vangjel Koça-s në atë diskutim,si një ndër themeluesit e kësaj rryme progresiste.Momenti surprizë ishte kur po përmendej pseudonimi Nirvana (V.Koça) , në sallë mbërriti mbesa e tij, Eni Koça, e cila e vazhdoj bisedën për gjyshin e saj shumë e emocionuar por krenare për njeriun e ditur e humanitar, progresistin patriot Vangjel Koça , personalitet i shquar i përmasave evropiane .
VANGJEL KOÇA (1900-1943)
Ishte një prej ideologëve përparimtar të publicistikës shqiptare me orientim përendimor, i vlerësuar në kohën e tij “Meteor I Kulturës Shqiptare”, intelektual I mirëfilltë. Albanologu i mirënjohur Dr.Robert Elsie, duke e parë Shqipërinë si shtet të vonuar në zhvillim ekonomik,politik,kulturor; periudhën e viteve 20-30 e cilëson “Koha e Artë “dhe Rruga e modernitetit” në historinë shqiptare. V.Koça i njohur si gazetar,përkthyes, publicist, jurist, poliglot me dije enciklopedike, edukator e sociolog ishte themelues i mendimit pozitiv shqiptar në vitet 30-të , me filozofinë e mendimit progresist, kritik e polemist. Si shumë rilindës të shquar , ndoqi studimet në Gjimnazin Zosimea të Janinës, më vonë I diplomuar në Jurisprudencë, Itali. Fillimisht u mor me publicistikë,publikoi në Gazetën Drita 1920-24, të Veli Harshovës në Gjirokastër dhe më pas te “Demokratia” e Xhevat Kallajxhiut po në qytetin e Gjirokastërs. Aty mbajti për disa vite rubrikën ‘Lëvizja mendore, Meteor i kulturës shqiptare.”
Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës drejtoi fletoren ‘Neoshqiptarizma”, që u përjetësuan me veprën “Në Udhën e Shqiptarizmit”. Si bashkëpunëtor me Branko Merxhanin sollën një rrymë të re intelektuale në shoqërinë shqiptare në periudhën mes dy luftrave botërore . Si Ideatori i neo-shqiptarizmës B.Merxhani për Shqipërinë shkruante ‘Shqipëria ishte një qenie e kufizuar së jashtmi dhe e pakufizuar së brendshmi ‘ që ngjallte shpresën se Shqipëria mund të bëhet me njerëz të ditur dhe të pakomprometuar. Fillimet e kësaj rryme ishin mendimtarët e Rilindjes me idenë për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare dhe bashkimin e shqiptarëve për çlirimin e mëmëdheut.
Kjo lëvizje filozofike lindi si nevojë e kohës për të nxjerrë popullin nga prapambetja mendore ideore edhe kjo një lëvizje kombëtare që i bashkangjitej, Rilindjes Kombëtare, pas fitores së gjymtuar të pavarësisë, me reforma evolucioniste duke mbrojtur idenë e nacionalizmit . Kjo u shfaq në gazeten’ Demokratia’, në revisten e përmuajshme’ Neoshqiptarizmi’ dhe u kristalizue në revistën ‘Përpjekja Shqiptare’ në të cilën u përfshinë Ajka e inteligjencës shqiptare 1929-39 me kryefjalën ‘Politikë s’ka ,vetëm kulturë .’Pra ishte një rrymë filozofike, një lëvizje kulturore, një shkollë për lirinë shpirtërore të rinisë shqiptare, për të shëruar plagët që kishin lënë pushtimet e huaja .Ishte lëvizje për progres për ta orientuar të ardhmen me anë të zhvillimit mendor drejt kulturës evropiane por me një kuptim filozofik të plotë në idealin kombëtar, që vjen nga arsimimi dhe edukimi moral : ”Drita është shkenca bota e realiteteve .Problemi i jetës misterii i së ardhmes kanë nevojë për këte dritë.” Shkruante V. Koça. Mendimtarët e kohës, kishin ide të ndryshme, por shpresonin të kishin progres në implementimin e tyre.
Pyetjet e momentit ishin:— cilën rrugë duhet të ndiqte Shqipëria.— Kur bolshevizmi po eksperimentohej në Rusi,kur fashizmi ishte në prag të derës, kur Ataturku po drejtonte Turqinë si shtet evropian, kur mbretëria shqiptare kërkonte ndihma për te vazhduar …Këto ide hidheshin atëhere kur komunizmi si një ide antikombëtare, e gabuar,shkatërruese që propogandonte luftë klasore, nuk duhej përvetësuar, por megjithate kjo ide sipas V.Koça nuk zhdukej me kërbaç , i duhej gjetur një kundra ide më e mirë që është ideja kombëtare. Një e keqe e madhe po vinte nga lindja gjë që mund të përfshinte mbarë Evropën sundimi i dhunës i përçarjes në klasa kundërshtare …Kjo bëri që të përhapej pozitivizmi si shkencë edhe në Shqipërinë e viteve 30-të .Shkruhej për Descartes, në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare, u përkthye nga V.Koça “Bisedë për metodën e Dekartit “. Filloi të njihej pozitivizmi i Auguste Comte si metodë shkencore në sociologji, si teoria e evolucionit të shoqërisë nga B.Merxhani . Bëheshin analiza cilësore historike e kulturore . Dituria i nënshtrohesh një studimi objektiv rigoroz logjik .( studimet historike ,gjuhësore , letrare, sociale, ekonomike nga .. ÇABEJ, Fishta, Koliqi, K.Maloki, P.A.Harapi, Haxhiademi, Koçe, Merxhani, A.Xhuvani, Ali Asllani,…. )
Duke pasë si objekt njeriun, shoqërinë njerëzore, lindte nevoja e studimit të etikës si shkencë,jo si fantazi, por në kërkim të së vërtetës. E për këte u gjallëruan ideologët,shkrimtarët, poetët, linguistët, e kohës.Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një vlerë, një përpjekje, për të bërë më të mirën. Sigurisht kjo kërkonte ndershmërinë shkencore të studiuesve,kërkonte investime siç bëri Branko Merxhani me Publikimet në revistën ‘Përpjekja Shqiptare ‘……. kontriboi me të ardhurat e veta, e pagoi me varfëri ekonomike dhe përsëri nuk ndalesh si sociolog përparimtar në shëbim të shoqërisë. Ashtu si Nikolla Naço nismëtari dhe kryetari i shoqatës së pavarur shqiptare “Drita” të Bukureshtit, kontribuesi i shkollës së parë shqipe në Korçë dhe i Abetares shqipe ……i cili shkruante:
”U detyrova të punoja pa reshtur, që fitimet që kisha i përdorja për qellime fisnike të kauzës kombëtare”. N.Naço. Vdiq në varfëri të skajshme duke vënë në dispozicion gjithë pasurinë e tij për ringjalljen e Mëmëdheut.
Gjithë vëmendja e V.Koça-s ishte përqëndruar jo aq shumë te varfëria ekonomike se sa tek ajo mendore .E ka lakue këte fjalë te e ‘Drejta Mendjes’ në të gjithë këndvështrimet nga individuale
në kolektive, shoqërore e deri kombëtare, Dituria, si e vërtetë shkencore dhe bashkëveprimi, po kërkohej të ishte një forcë dominuese që mund ta transformonte realitetin.
Vangjel Koça në tregimin “Një krodhe” shkruante :
‘Sot mbretëron moda e filozofisë…”nga frynë era”. Adhurimi i verbër i ngjarjes, mburrja e tepërt dhe servile e suksesit, admirimi për çdo gjë formale të jashtme e pa vlerë, robërimi në pasionet më të dobêta, kulti shtazarak i violencës, gjaku i ethshëm i floririt dhe i nderimeve mos interesimi dhe përbuzja për vlerën dinamike të ideve dhe për fuqinë morale të parimeve….
Lartësia e vërtetë nuk arrihet pa dritën ideale të parimeve morale të cilat janë për ndërgjegjen si ylli që është për detarin.”…. (Sa e ngjashme me realitetin e sotëm 2023). .”Të shartojmë në brezat e nesërm besën për parimet,luftën për parimet,sakrificat për parimet kundër mohimeve dhe shtrembërimeve të oportunistëve të jetës dhe të parimeve false ‘Krodha bukë” duhet të bëhet’ “spurdhiku” ( zog I vogël) që matet me një goxha dovlet, me dovletin mëkatar shpirtëror, na kishte lënë trashëgimi e shkuara jonë historike (“ Krodhe buke “Vangjel Koça 1934”. Të rrethuar nga fqinj që pengonin bashkimin e trojeve shqiptare, dhe si pasojë dobësonin ekonominë, forcën e shtetit për të drejtuar me ndërhyrjet që vazhdojnë edhe sot,
V.Koça për fqinjin e jugut shkruante: Shpejt Greqia do të kuptojë njëherë e mirë se edhe këto toka bashkë me disa të tjera që ajo ka akoma padrejtësisht në dorë të saj janë malli i pakontestueshëm dhe i pa parashkrueshëm I banorëve më të vjetër e më trima të Gadishullit Ballkanit me gjakun e të cilëve është fprmuar akoma edhe shteti i sotëm grek.
Përpjekjet shqiptare do t’i japin “ utopisë “greke shuplakën e fundit dhe do ta detyrojnë popullin grek të gjejë udhën e tij të drejtë, atë udhë që do t’i takojë në Ballkanin e Ri sipas mundësive dhe zotësisë së tij. Një e drejtë natyrale ,njerëzore , juridike, që kërkohet me të madhe edhe sot nga gjithë shqiptaria.
Në zyrën e noterisë në Pazar, në krye të derës, V.Koça kishte vendosur një shenim të dukshëm “SHQIPËRIA, PËR INAT TË ATYRE QË S’NA DUAN, DO TË BËHET MË MIRË”. Vangjel Koça në realizimin e të drejtës kërkon përgjegjësi: “…Po e drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë ..po brenda një shoqërie harmonike s’mund të kuptohet e drejta pa detyrë.” V.Koça.
E drejta e mendjes (1938)
….Themi një mendje për të tjerët me qellim që ta dëgjojnë dhe ta ndjekin të gjithë….Fjalët e urta që ruan çdo popull si kapital të mençurisë shoqërore, mendje janë;bile janë mendjet më të mira,që janë dëgjuar gjatë historisë .Kjo gjë ka vlerë për çdo mendje .Kështu duhet të jetë çdo mendje…..Duhet të ketë mendje Ai që di se ku shpie udha dhe ia mban të hyjë i pari në këte udhë me ndërgjegje të plotë të përgjegjësisë së tij.…Ështe e shenjtë e drejta mendjes ….për ate që ka vullnet dhe fuqi shpirtërore ta mbajë mendjen lart mbi kryet …dhe jo poshtë nen këmbët e tij !As edhe të lidhur me xhepin e tij! “Qëllimi I jetës” 1930 apo “Mendimi Shqiptar”. Shqiptarit nuk i mungojnë cilësitë e duhura që të krijojë një qytetërim .Vetëm duhet një drejtim një qellim, një frymë krijonjëse dhe dinamike. V.K
Të shpresojmë nëse do të vijë dita që projektuan mendjendriturit , të realizohet nga forcat e reja , që kanë vullnet e fuqi shpirtërore- ndërgjegje të plotë e përgjegjësi ndaj detyrës në realizimin e të drejtës për bashkim kombëtar, bërthama e sukseseve të mëtejshme . Vdiq aksidentalisht 1943 në ujërat e Adriatikut duke lënë mendime të vyera për brezat, që ta njohin, ta lexojnë, të përpiqen për të vënë në jetë idetë progresive.Nuk mund të injorohen këta ideologë (e papërfillshme inteligjenca artificiale, para tyre ) janë pasuri e urtësisë shqiptare Me të drejtë studiuesi Prof. Nexhmedin Spahiu e quan Vangje Koça -n — Gjeniu Shqiptar i shekullit XX ,—- Babai i mendimit pozitiv Shqiptar — duke u mbështetur e vlerësuar në punën kolosale studimore të shkrimtarit të palodhur Z. Ndriçim Kulla në Veprat “Historia e mendimit Shqiptar” “Në udhën e shqiptarizmit” ……ku evidentohet figura shumëplanëshe e V. Koça-s.