Apel!
S`ka përse njerëzit të bëhen ujqër,
Ujqërit kanë hapësirat e tyre n`pyje.
S`ka pse njerëzit të hedhin bomba,
Mbi popujt, fushat me grurë e lule!
S`ka pse nënat të derdhin lotë,
Baballarët dhe djemtë të vriten në luftë,
S`ka pse fëmijëve t`u shuhet buzëqeshja,
S`ka pse qytetet të bëhen hi e shkrumb!
E kam të pamundur të jap një përgjigje,
S`mundem as një fjalë tjetër të shkruaj,
Më mbetet veç lart qiellin e pafund të shikoj,
-Sa do të vazhdojë kështu?-pyes veten dhe vuaj!
Dogja shpresat dhe ëndrrat
Në fëmijëri kur shkruaja ç`më thoshte zemra,
Më thoshin:“Mos shkruaj, fati i keq të ndjekë,
Zëra të vrazhdë më bërtitnin: Digje fletoren!
Hidhe në zjarr, bëje copë-copë, fletë – fletë!
I dëgjova ata zëra të errët dhe jonjerëzorë,
I hodha në zjarr vjershat me shpresa e ëndrra,
Kur një ditë kuptova se ç`i kisha bërë vetes,
M`u plagosën keq dhe shpirti, dhe zemra.
Ruajmë natyrën,ruajmë jetën
Natyra duhet ruajtur çdo ditë,
Të kujdesemi për të me mirësi,
Të mos lejojmë dëmtimin e saj,
Ndryshe ajo shfaq egërsi.
Në këtë natyrë ne gjejmë strehim,
Për të gjithë ne ka vend ky dhe`,
Duke ruajtur më shumë natyrën,
Ruajmë jetën tonë, edhe ne.