Rini
O riniTi je nje shakatore e embelTi fillon shume voneMe daljen e zemres jashte kuptimeveMe kthimin e aromes drejt natyres.(Cirkuitet e lodhshme abstrakeTerrori i dates se taksesSidomos gjoba e fundit e makines…)
O riniTi fillon kur ecen rishtas njeriu ne kembe,me ne fund i iken sufokimit te qytetitnumeron qindarkat ne xhep pa friken per neser(Mishi rrudhet ndersa shpirti shtrihetne nje liri nudojashte rrobes socialeplakjes racionale…)
O rini,ti je nje shakatore e çuditshme,na ben seriozë me ne fundkundrejt vetes…Sepse ti…Vjen shume vone.
Dallimi
E gjithe levizja ndodhte ne ate dallimSe si ndihej vete,si e perceptonin…
Ky dallim pa emer ishte nje misterNuk kishte shkence per të,Nuk kishte medicine.
Ky dallim fshihejKur gjente dashurine.
Gjente dashurine, merte arratine…
Engjejt e mbroninZotat e sulmonin…Derisa te binte rishtas ne dallim…
Te mos ndalej Pritja neper qarkullimHapsira mos dehej deri ne agim..
Zotat e sulmonin,Engjejt fort e donin…Vdisnin ApollonëtSepse nuk guxonin…
Perlat
Ishte nje cante-kuti ne shtepiAte nuk e prekte njerikadife me rruaza, byzylyke mahnitesQe nena ime nuk i vinte ne trup…
Sa here merzitesha dhe nuk kishte njeriShkoja te canta me arome kamfuriGjerdani me gure te kalter i qafesprizmonte bute me nje zemer konike..vathet si dy bula te medha qumshti ne veshSedef e argjend e ngjyre flori,nje grusht perlash per gushedashuri…sa e doja ate mbreteri!
Rruazat e shkruara ngjyre karameli,stampuar me ujra mediume qielliAto te zezat fondamentalete bardhat veshur me hije hëne…
Ato sende shfaqnin nje mrekulli…qe nuk guxonte ta mbante njeri…
Kishte qene me pare nje bote si ato?Kishte qene diku, dikur, apo jo?Po une vetem shkrija ne nje pranvere kenaqesie e fantazie…Dhe merja si e dehur erëDerisa mamaja te shfaqej ne derëMe nje prarje: Prape aty Ti…!
Ishte nje thesar qe s’e dinte njeriNje thesar i fshehur thelle ne nje sirtar,I paperdorur nga epoka, I zhdukurnga vjedhja e madhe e kersherise se syrit…