Hyre vonë në rrugën time/
Nga Përparim Hysi/
Ti hyre vonë në rrugën time/
Dhe kjo ndodhi fare rastësisht/
E kujtoj çastin, o mikja ime!/
Dhe, vërtet, që ndjehem liksht./
Tek meditoj, më del përpara
Si një film që më mbetë në kujtesë
Një “film” me aq çaste të bardha
Shyqyr, që ka “harresë?!!!”
Harresë e çastit,se, domosdo,
Ka çaste që zë e psherëtij
Psherëtij me zëmër,sa bëj “oh!”
Si “ftohur” të jem në ijë.
Se ndjej peshë fizike në zëmër
Se ndjej dhe mbytem mall
Gjithçka ndodhi nuk qe ëndërr
E përjetoj krejt si gjallë.
Më duket se diçka mbaj fshehur
E ruaj atë si, “tinëzisht”
Sa herë andej nga ju jam derdhur
Dhe, sërish, ndjehem liksht…
12 janar 2014