
Luftulla Peza/
Në ditët tona megjithse janë botuar mjaft studime e libra mbi tezën pellazgjike dhe prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve dhe ajo është tashmë vërtetuar plotësisht, ka ende studiues me dije të pakta që prejardhjen tonë pellazgjike nuk e pranojnë dhe origjinën tonë dhe të gjuhës sonë e çojnë deri tek ilirët e më tutje nuk dinë çbëhet. Këta indirekt edhe këtë orgjinë dhe autoktoninë tonë e vejnë në diskutim.
Këta studiues ende vazhdojnë të mbrojnë me fanatizëm si dokumentin ma të vjetër të shkruar të gjuhës sonë ‘Formulën e Pagëzimit’ të vitit 1462. Nga kjo edhe studiuesit e huaj e vendosin gjuhën shqipen gjuhën më të re në pemën e familje së gjuhëve Indo-Europiane.
Dy janë shkruesit më të zellshëm kundra tezës pellazgjike të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve e këta janë Prof. Dr. Mimoza Kore, që ka zënë me njohuri të pamjaftueshme katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e gjuhësisë së Universitetit të Tiranës dhe Pëllumb Xhufi, që me leva politike ka zënë vend të ngrohtë në atë që quhet Akademi e Shkencave e Shqipërisë, por që në të vërtetë me punën që bën nuk është e tillë, por një institut albanologjik pa veprimtari. Nga kjo qendër para disa vjetësh mbi akademiu me fjalorin e madh etimologjik të pjellë nga një mendje shterpë, që e nxori gjuhën shqipe me 93 përqind të fjalëve të huazuara nga gjuhët e huaja dhe një tjetër motër e tij që çdo ditë disa fjalë të gjuhës shqipe ja kalon gjuhës serbe.
Zonja prof. Mimoza Kore në një artikull të saj shtron pyetjen: ‘A ka baza teoria pellazgjike e prejardhjes së shqipes’, botuar në gazetën Tema 6 tetor 2023 dhe P. Xhufi me konsideratat e tij të mbrapshta mbi studiuesit e problemit pellazgjik i jep në librin e tij ‘Arberit e Jonit’.
Zonja Kore me thënie e kundërthënie të shumta por pa baza shkencore mundohet të argumentojë që teza pellazgjike ka vdekur përfundimisht. Ajo shkruan:
-pellazgët bota i njeh nga grekët,
-autorë të tillë të racës pellazge si Herodoti i Kalikarnasit, baban e historisë nga Karia e lashtë pellazge, që në librin e tij ‘Histories’ thekson se jugu i Ballkanin në kohrat e lashta quhej Pellazgjia (Herodot, Histories 2.56) dhe Strabonin i quan autorë grekë,
-gjuha pellazge është problem për helenistikët (Greqinë),
-nuk provohet me baza shkencore teza pellazgjike ‘idhtarët e tezës pellazgjike ata që pa drojë e pa mbështetje shkencore i japin flatra fantazisë së çfrenuar duke u përpjekur me argumenta qesharake duke e vendosur shqipen në bazën e gjuhëve IE dhe e njesojmë me gjuhën parake të kësaj familje, bëjnë dëm të madh sepse shpien ujë në teza antikombëtare. Albanologjia pranon që shqipja vjen nga ilirishtja.
Ku është mbështetur zonja Kore në analizën e saj?
Vetëm në 3-4 emërtime që i kanë shkuar për shtat asaj si Çabej, Mancaku e nja dy të huaj, por ka anashkaluar veprat kryesore që trajtojnë problemin pellazgjik siç janë: Iliada dhe Odisea e Homerit, poemat e Hesiodit, që janë në gjuhën pellazge, por që kuptohen me gjuhën shqipe, sudimet e Nikoll Ketës, Krispit, de Radës, Spiro Kondës, Dhimitër Pilikës, studime të L. & L.Peza e shumë studime të tjera që e shtjellojnë me imtësi tezën e problemit pellazgjik dhe të lidhjes së saj me gjuhën shqipe dhe shqiptarët.
Pëllumb Xhufi Në librin e tij ‘Arbërit e Jonit’ (Onufri 2016) në faqen 13 të librit shprehet:
‘Uroj që libri të ndikojë sado pak për të shkurajuar armatën e madhe të historianëve diletantë, të cilët pasi kanë shkruar historinë e fisit dhe të fshatit të tyre, me guxim të çartur janë hedhur në sulm për të zgjidhur çeshtjet e ndërlikuara të historiografisë, duke filluara nga e aqlakmuara ‘Çeshtja pellazgjike’ dhe kanë botuar tonelata të tera me libra, pse jo ndonjë herë të financuara nga institucione e ministra, si ai që përmenda në fillim të kësaj parathënie’.
Por si qendron e vërteta?
Së pari theksoj se për tju kundërvenë një teze apo rrëxuar atë duhen argumenta shkencorë që tek profesorët Kore dhe Xhufi mungojnë krejtësisht. Këtu nga të dy qëndron dëshira për ta rrëxuar tezën pellazgjike, por kjo nuk është rruga shkencore që ata ndjekin.
E dyta duke mos pranuar tezën pellazgjike të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve nga banorët më të hershëm të rajonit të Egjeut pellazgët (fig. 1) del problemi nga rrjedhin ahere ilirët, kur nuk pranohet që kanë origjinë pellazgjike? Kështu ilirët që pranohet origjina e shqiptarve për deri sa sipas profesorve Kore e Xhufi nuk rjedhin nga popullsia më e vjetër vendase e Egjeut pellazgët, duhet të jenë të ardhur në kohë më të reja në gadishullin tonë !. Në këtë mënyrë Xhufi dhe Kore i paraqisin ilirët ardhacakë në gadishullin Ballkanik. Nga kjo del që sipas Xhufit e Kores shqiptarët nuk janë autoktonë në trojet e tyre ku jetojnë sot. Ata kanë anashkaluar studimet e shumta të autorëve të ndryshëm mbi problemin pellazgjik e kështu bazohet vetëm në dëshirat personale të Xhufit dhe Kores, që taksapaguesit shqiptar i paguajnë me rroga të majme për të bërë punë në dobi të shoqrisë sonë por ata bëjnë të kundërt, mbajnë qendrim antikombëtar.
Si qendron e vërteta?
Fig. 1- Harta e përhapjes së fiseve pellazge gjatë shekujve 8-5 pes (koha e Homerit dhe e Herodotit )
Fig. 2- Harta e Ilirisë shekulli 4 era jonë
Në hartën e lashtë fig.1 tregohet vendosja e fiseve pellazge në rajonin e Ballkanit dhe Egjeut. Ata kanë banuar në të gjithë gadishullin tonë edhe në rajonet e Ilirisë, Epirit, Maqedonisë etj. para se prej tyre të lindin popujt më të rij, (sipas Homerit, shekulli 8 pes dhe Herodotit, shekulli 5 pes).
Sipas teorisë pellazgjke nga pellazgët e lashtë (fig. 1) gjatë gjatë procesit të gjatë të zhvillimit lindën më vonë ilirët, maqedonët, dakët, epirotët, dardanët etj. shprehur në hartën 2.
Por sipas Pëllumb Xhufit dhe Mimoza Kores, që e mohojnë tezën pellazgike dhe prejardhjen e ilirëve prej tyre del problemi kur ilirët nuk kanë origjinë pellazgjike ahere nga erdhën në gadishullin tonë, që shfaqen në hartën 2?
Kështu që mospranimi i prejardhjes pellazgjike të ilirëve, në territorin që më parë banohej nga pellazgët e lashtë i nxjerr ilirët të ardhur nga diku në territorin e sotëm që dikur banohej nga pellazgët.
Kështu që nga qëndrimi i ngurtë i kundërshtimit nga dëshira për ta kundërshtuar por pa baza shkencore teorinë pellazgjike të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe Pëllumb Xhufi dhe Mimoza Kore nuk e rrëxojnë dot shkencërisht teorinë pellazgjike të prejardhjes së ilirëve, maqedonve etj. dhe të gjuhës shqipe, por në anën tjetër me qendrimin e tyre mohojnë padrejtësisht dhe në kundërshtim me të dhënat shkencore autoktoninë e ilirëve, pra i paraqisin ata të ardhur në rajonin ku ne pasardhësit e ilirëve jetojmë sot e më parë ishin pellazgët.
Në të gjithë këto kundërshtime të pabazuara të teorisë pellazgjike të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve këta dy autorë nuk janë konsultuar me literaturën bazë të problemit.
Nuk është shfrytëzuar studimi i G.von Hahnit ‘Albanische Studien’, i cili epirotet, maqedonët e ilirët i quan farefis të ardhur nga pellazgët më të lashtë, nuk është shfrytëzuar Homeri me dy poemat e tij, të shkruara në gjuhën pelllazge, me alfabetin pellazg por që kuptohen lehtë me gjuhën shqipe.
Zonja Mimoza Kore shkruan:
‘Idhtarët e tezës pellazgjike, e kemi fjalën për ata që pa drojë e pambështetje i japin flatra fantazisë së shfrenuar duke u përpjekë me argumenta qesharake duke e vendosur shqipen në bazën e familjes Indo-Europiane dhe e njesojnë me gjuhën parake të kësaj familje bëjnë dëm të madh sepse shpien ujë në tezat antikombëtare’.
Por në vitin 2015 ne dy autorët L. & L.Peza studjuam gjuhën e lashtë hitite dhe vumë re që shumë fjalë të asaj gjuhe të lashtë (mbi 300) janë edhe në përdorom në gjuhën shqipe, kështu arritëm në përfundimin që gjuha hitite është një variant i lashtë i gjuhës shqipe. Por gjuha hitite është gjuha më e vjetër e familjes Indo-Europiane dhe pranoher nga studiuesit e huaj se nga gjuha hitite kanë prejardhë të gjitha gjuhët e familjes I-E. Prandaj në studimin tonë me të drejtë shkruajmë që gjuha shqipe (me formën e saj të lashtë gjuhën hitite) është baza e prejardhjes së gjuhëve të familjes I-E. Këto përfundime i kemi në një referat të mbajtur në një konferencë shkencore në Pragë Hrozny-2015 dhe në librin ton: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve, Tiranë 2018.
Ajo shkruan që albanologjia pranon që shqipja vjen nga ilirishtja, por kjo vetë nga vjen nuk dinë ta thonë.
Në shekullin e kaluar, pyetjes se cilët kanë qenë stërgjyshërit e shqiptarëve, pati studiues që iu përgjigjën me tezën e paprovuar shkencërisht, se shqiptarët ishin stërnipër të pellazgëve dhe shqipja bijë e pellazgjishtes-ilirishtes. Sot kjo tezë është zbehur, madje nuk përmendet në qarqet shkencore, por është gjallëruar midis “studiuesve patriotë”. Kështu shkruan padrejtësisht prof. Mimoza Kore.
Vihet re që në këtë përpjekje të shfrenuar për të larguar e fundosur tezën pellazgjike të prejardhje së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve të dy idhtarët antipellazgë Pëllumb Xhufi dhe Mimoza Kore kanë shfrytëuar vetëm atë literaturë që u shkon atyre për shtat si Çabejn, Mancakun, por nuk kanë studiuar literaturën kryesore për problemin pellazgjik dhe të prejardhjes prej tij të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve. Këta autorë që e sqarojnë ma së miri problemin janë: Iliada dhe Odisea e Homerit, N.Keta, Xh. Krispi, de Rada, V.Dorsa, S. Konda, Dh. Pilika e më pas vijojnë Peza L. & L. 2015. New knowledge on Hitite language.., L.& L.Peza 2018 Iliasi i Homerit.., L. & L. Peza 2020. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe familja pellazgjike e gjuhëve etj. Kështu pa mbështetje shkencore por vetëm me dëshirën e keqe për të rrëxuar tezën pellazgjike mjaft të rëndësishme për ne shqiptarët Mimoza Kore mundohe të shembë prejardhjen pellazgjike të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, por duke ndërmarrë rrugën antishkencore të pa denjë për një shkenctare.
Një problem tjetër që lidhet me dobësitë në punën e zonjë Mimoza Kore vjen nga neglixhencat e saj dhe të kolektivit që drejton për studimin e gjuhëve të lashta etruske, mesape, të italisë, Ballkanit dhe mbishkrimet e lashta që ndodhen në muzetë e Durrësit etj.
Prof. Mimoza Kore Homerin, Hesiodin, Herodotin i quan autorë grekë, por që të tre janë autorë pellazgë që kanë shkruar në gjuhën pellazge, por që kuptohet vetëm me anë të gjuhës shqipe, vetëm që duhet mësuar alfabeti pellazgjik, i njejtë me atë që përdorin grekët sot. Këte alfabet kanë përdorur edhe shqiptarët gjatë shekullit të 18 kur morën shkronjat latine në kongresin e Manastirit.
Po sjell këtu për ilustrim vargjet e parë të Iliadës së Homerit:
μῆνιν ἄειδε θεὰ Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος
menin që the a e ja dhe Akilit të Peleut
οὐλομένην, ἣ μυρί᾽ Ἀχαιοῖς ἄλγε᾽ ἔθηκε,
ule menin që the e thoke i miri Akaje,
πολλὰς δ᾽ ἰφθίμους ψυχὰς Ἄϊδι προΐαψεν
i thëras thinjoshit pse zi ka ai e din psenë
ἡρώων, αὐτοὺς δὲ ἑλώρια τεῦχε κύνεσσιν
e ron është Eloria ti ike ku ndezin
5 οἰωνοῖσί τε πᾶσι, Διὸς δ᾽ ἐτελείετο βουλή,
Ajo është në zi pasi Dios (Zeusi) e harroi atë gjatë,
ἐξ οὗ δὴ τὰ πρῶτα διαστήτην ἐρίσαντε
Odeta priti Diosin në shtrat, e do rrijë sonte
Ἀτρεΐδης τε ἄναξ ἀνδρῶν καὶ δῖος Ἀχιλλεύς.
Atreid (Agamemnon) ti ndryshe andron, qan Dios Akileun.
(shqiperuar L. & L. Peza)
Vetë emri ‘Shqiptar’ dhe ‘Shqipëri’ lidhet me Zeusin Pellazg, pra me Teorinë Pellazgjike dhe lufta që bëhet kundra Teorisë Pellazgjike të prejardhejs së shqiptarëve e të gjuhës shqipe e çon punën në mohimin e emrit shqiptar dhe Shqipëri.
Fig. 1
Ky është perendia jonë Zeusi Pellazg. Siç e shihni ai shoqërohet nga shqiponja kudo dhe mban në duar shigjetat që gjuante të pabesët. Pikërisht nga kjo shqiponjë, shoqëruese e Zeusit Pellazg kemi marrë ne emrin Shqiptar, bijë të Shqipes, Shqiponjës dhe vendi ynë quhet prej kësaj Shqipëri. Prandaj çdo përpjekje kundra tezës pellazgjike të prejardhjes së gjuhës sonë dhe të shqiptarëve është njëkohësisht përpjekje për tu hequr shqiptarëve emrin e madh ‘SHQIPTAR’ dhe vendin tone emrin e lavdishëm ‘SHQIPËRI’. Për këtë në Tiranë është emërtuar një shesh ‘Sheshi Shqiponja’ ku ndodhet edhe shtatorja e nji shqiponje gjigande, që na jep emrin shqiptarë.
Zonja prof. Mimoza Kore ka mundësi të mëdha për ti dhënë shtysë të madhe studimit të gjuhës shqipe me studimin e gjuhëve të lashta siç janë gjuha etruske, gjuha mesape, gjuha hitite etj. Gjuhët e lashta të Italisë i ka studiuar studiuesi Fahri Xh. Xhara nga Gjakova, gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit e gjuhën hitite i kemi studiuar unë e Liljana Peza me librin përkatës për to, botuar në vitin 2018. Të gjitha janë dialekte të lashta të gjuhës shqipe. Por ne merremi me histori dhe studimi i këtyre gjuhëve e të tjera kanë nevojë të studiohen nga gjuhtarët. Prandaj katedra e gjuhës shqipe që e drejton prof. Mimoza Kore ka mundësi të bëjë këtë punë me studentët dhe doktorantët e ri.
Zonja prof. Mimoza Kore shkruan në artikullin e saj që të dhënat e para për pellazgët i kanë dhënë grekët. Nuk e di se për cilin e ka fjalën zonja profesore, por për herë të parë në histori pellazgët i përmend Homeri në Iliadë dhe Odise, që vlerësohet si poeti me të cilin fillon letërsia perendimore, që është më se e vërtetë. Por me Homerin, sipas studimit L.Peza & L.Peza 2018. Iliasi i Homerit……, fillon edhe letërsia shqipe, sepse në to kemi ndeshë gjuhën shqipe në to: Iliada fillon me fjalën shqipe MENIN, ndërsa Odisea me fjalën tjetër të gjuhës sonë ANDRA.
Sa për grekët mund të them që nuk ka pasur në lashtësi, Greqia u ngrit nga fuqitë e mëdha me protokollin e Londrës në vitin 1832 nga Rusia e Franca mbi trojet shqiptare me mbretin gjerman Otto. Kështu që historia e Greqisë fillon pikërisht në vitin1832, pavarësisht që grekët e falsifikojnë atë në favorin e tyre. Kjo është harta e vërtetë e Greqisë dhe shihni se si asaj ju dhanë tokat shqiptare. Me bojën blu shënohet rajoni i parë që i dhanë europianët Greqisë e më pas i falën rajonet e tjera.
Fig. 2
Kjo është harta e Greqisë që u themelua në vitin 1832. Më parë rajoni ka qenë Iliria.
Fig. 3
Duke u sjellë me papërgjegjësi zonja Kore e gjuhtarët e tjerë shqiptarë me gjuhën tonë shqipe, ajo ka ngelur gjuha më e re në pemën e familjes së gjuhëve Indo-Europiane me vjetërsi 600 vjeçare, sepse dokumenti më I vjetër I shkruar I gjuhës sonë prej tyre është pranuar Formula e Pagëzimit e vitit 1462 (fig.3), kur ajo në fakt është gjuha më e vjetër e shkruar dhe me dokumentin më të vjetër edhe për të gjitha gjuhët e familjen I-E, me paraardhësen e saj gjuhën hitite. Gjuha hitite është më e vjetra e familjes Indo-Europiane dhe me dokumenrin më të vjetër të shkruar të familjes. Por gjuha hitite rrjedh nga gjuha pelllazge dhe më pas vijon në gjuhët ilire, maqedone, epirote, dake etj., që në mesjetë përbëjnë gjuhën e arbëve, që ot është gjuha shqipe. (Shih L.Peza & L.Peza 2018 Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve, GEER, Tiranë).
Në fund të tabelës së mësipërme të pemës së gjuhëve të familjes I-E ndodhet gjuha e lashtë hitite, që kemi vërtetuar që është një variant I gjuhës shqipe vertetuar nga L. Peza & L.Peza , 2015. /shih librin e mësipërm/.
Në studimet tona theksojmë që teza pellazgjike qëndron e forte dhe origjinën tone pellagjike dhe të gjuhës shqipe na e vërteton edhe Homeri në poemat e tij Iliada dhe Odisea që fillojnë me fjalën MENIN dhe ANDRA të gjuhës sonë si dhe babai I Historisë Herodoti (shek. 5 pes) një tjetër që ka shkruar gjuhën pellazgeqë të gjithë rajonin e gadishullit tone e quan Pellazgjia (Herodoti, Histories, Libri 2, 2.56). Është nder I madh për ne shqiptarët që Homeri autori me poemat me të cilat fillon literature perendimore dhe ajo shqiptare dhe Herodoti po ashtu I races pellazge nga e kemi edhe ne origjinën tone, prandaj duhet ti nderojmë ata.
Dhahran, 14 shkurt 2024