Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë ceremonisë përkujtimore në dy vjetorin e largimit nga jeta të Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli, e organizuar sot në mjediset e shkollës së mesme të komunës Baldushk, e cilësoi atë si një martir të lirisë dhe paqes.
“Martirët janë njerëz të rrallë me shpirt të madh e me zemer të gjërë, njerëz që bëjnë gjëra të mëdha, jo për vete. Njerëzit si Feti vogli kanë jetë dhe vdekje të jashtëzakonshme, madje njerëzit si Kapiten Vogli nuk kanë vdekje fare, janë të pavdekshëm”, theksoi Nishani.
Presidenti gjithashtu e cilësoi Voglin si eksportuesin e paqes. Sipas tij, Vogli ishte një shqiptar që kuptonte përgjegjësitë universale njerëzore që ka një njeri i lirë ndaj njerëzve të rrezikuar kudo që ata të ndodhen.Paqëruajtësi Feti Vogli ishte një njeri i rrallë, që gjithmonë i mposhti pengesat, gjithmonë i kaloi vështirësitë, Dëshmori i Atdheut, ishte një njeri i përkushtuar.
“Gjeografia e përkushtimit të Feti Voglit është madhështore, Kapiten Feti Vogli na mblodhi sot këtu që me artin etij mposhti pavdekësinë, ndaj ai është prova që ky vënd është një vënd me shpresë është që ky vënd nxjerr martirë”, u shpreh Nishani